Connect with us

Lajme

Mustafa Dauti: Doganat konfiskojnë gjysmë milioni euro të fshehura në bunker të një minibusi nga Shqipëria

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka njoftuar se Sektori për Kontroll dhe Hetime, përmes Departamentit për Punë Operative, ka parandaluar një tentim për transfer ilegal të parave të gatshme në vlerë prej rreth gjysmë milioni eurosh, të fshehura në një bunker të ndërtuar posaçërisht në një minibus nga Shqipëria.

Sipas Dautit, bëhet fjalë për një nga konfiskimet më të mëdha historike të devizave, ndërsa devizat dhe automjeti janë konfiskuar përgjithmonë.

Ai bëri të ditur se personi me inicialet C.G., shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe drejtues i minibusit, është ndjekur penalisht dhe tashmë ndaj tij është shqiptuar aktgjykim nga Gjykata Themelore e Kumanovës.

“Tentimi është zbuluar në një aksion të Departamentit për Punë Operative në hyrje të shtetit, në pikën kufitare Tabanoc, ku është kryer kontroll i detajuar i një minibusi në pronësi të një agjencie turistike nga Shqipëria, me të cilin po transportoheshin shtatë udhëtarë”, thuhet në deklaratë.

Sipas njoftimit, në përputhje me ligjin, devizat e konfiskuara i janë dorëzuar Agjencisë për Menaxhim me Pasurinë e Konfiskuar, prej nga më pas janë depozituar në Bankën Popullore.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Arrestohet një 16-vjeçar në Tetovë, dyshohet për vjedhje në disa xhami

Policia e Tetovës ka arrestuar një të mitur 16-vjeçar nga Tetova, i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në xhami gjatë dy javëve të fundit.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se arrestimi është bërë dje rreth orës 18:00 nga nëpunësit policorë të SPB Tetovë, për shkak të dyshimeve për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas MPB-së, i mituri dyshohet se ka vjedhur në disa xhami në Tetovë, ndërsa rasti i fundit ka ndodhur në një xhami në rrugën “176”, ku me forcë ka thyer arkën metalike të donacioneve dhe ka marrë para.

I dyshuari është ndaluar në stacion policor, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

Continue Reading

Lajme

Kasami: S’kemi kërkuar largimin e ambasadorit Denion Meidani

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, deklaroi se as VLEN dhe as Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk kanë kërkuar nga shteti shqiptar tërheqjen e ambasadorit të Shqipërisë në vend.

“Në asnjë moment nuk kemi pasur ndonjë kërkesë ndaj shtetit shqiptar për ta tërhequr ambasadorin”, tha Kasami, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me spekulimet për largimin e Meidanit.

Continue Reading

Lajme

VLEN: BDI e nxori studentin në rrugë, ne po i bëjmë të gjitha provimet në gjuhën shqipe

VLEN ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë, përpjekjeve të vazhdueshme të BDI-së për të manipuluar opinionin publik përmes protestave dhe kauzave të rreme politike. Nga VLEN vlerësojnë se çdo tentim i fundit i BDI-së ka përfunduar me dështim dhe humbje të besimit qytetar.

“BDI-së i shkoi huq edhe një tentim. Asgjë nuk po u shkon për dore. Provuan me tenda në shesh, gjoja për mbrojtjen e gjuhës shqipe, e përfunduan me non grata. Provuan me letra drejtuar ndërkombëtarëve dhe morën zero përgjigje. Provuan me mashtrimin politik të quajtur ‘referendumi’ dhe humbën me 10 komuna në konto të VLEN-it. Në fund, tentuan të shpëlahen në kurriz të studentëve. Edhe kjo u dështoi”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Sipas tyre, protesta e fundit vetëm sa ka zbuluar fytyrën e vërtetë të BDI-së dhe tentativat për të instrumentalizuar studentët për interesa politike.

Nga VLEN theksojnë se kërkesa e studentëve për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është trajtuar seriozisht dhe se zgjidhja nuk do të kufizohet vetëm në këtë drejtim.

“Studentët kërkuan provimin e jurisprudencës në shqip, një mundësi që deri sot nuk ka ekzistuar. VLEN iu qas këtij problemi në rrënjë. Prandaj, zgjidhja nuk do të ndalet vetëm te jurisprudenca. Të gjitha provimet profesionale do të mund të jepen edhe në gjuhën shqipe”, deklarojnë nga koalicioni.

Në reagim përmenden edhe disa çështje të tjera që, sipas VLEN-it, kanë marrë zgjidhje konkrete në një periudhë të shkurtër, si provimet profesionale për mjekët, të drejtat e edukatoreve në çerdhe, statusi i Medresesë dhe largimi i kazinove nga zonat e banuara.

“Kështu punohet kur ka vullnet. Problemet që BDI i la peng me vite, VLEN po i mbyll një nga një”, thuhet më tej në komunikatë.

Në fund, VLEN vlerëson se “agallëku politik” i BDI-së ka përfunduar me kalimin e saj në opozitë, duke shtuar se qytetarët tashmë kanë zgjedhur ndryshimin.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme12 hours ago

Arrestohet një 16-vjeçar në Tetovë, dyshohet për vjedhje në disa xhami

Policia e Tetovës ka arrestuar një të mitur 16-vjeçar nga Tetova, i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në xhami...

Lajme13 hours ago

Kasami: S’kemi kërkuar largimin e ambasadorit Denion Meidani

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, deklaroi se as VLEN dhe as Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk kanë kërkuar nga...

Lajme13 hours ago

Mustafa Dauti: Doganat konfiskojnë gjysmë milioni euro të fshehura në bunker të një minibusi nga Shqipëria

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka njoftuar se Sektori për Kontroll dhe Hetime, përmes Departamentit për Punë Operative, ka parandaluar...

Lajme13 hours ago

VLEN: BDI e nxori studentin në rrugë, ne po i bëjmë të gjitha provimet në gjuhën shqipe

VLEN ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë, përpjekjeve të vazhdueshme të BDI-së për të manipuluar opinionin publik përmes protestave dhe...

Lajme13 hours ago

BDI: Keqtrajtimi i studentëve shqiptarë nga Tirana nga ana e policisë, janë dëshmi e një skandali institucional

Nga BDI në një kumtesë për media thonë se trajtimi i studentëve shqiptarë nga Tirana është skandal institucional. Nga BDI...

Lajme1 day ago

MPB: Nuk e devijuam ne autobusin e studentëve, tre të arrestuarit e protestës ende janë në burg

Ministria e Punëve të Brendshme distancohet dhe nuk mban përgjegjësi për faktin se dje studentëve shqiptarë të nisur nga Tirana...

Lajme1 day ago

FSK drejt Gazës, Jashari dhe gjenerali amerikan diskutojnë dislokimin e kontingjentit

Komandanti i Forca e Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Zëvendës Shefin e J5/8 të Komanda Evropiane e Shteteve të...

Lajme1 day ago

Meidani: Ndalimi dhe intimidimi i studentëve shqiptarë prek frymën europiane të rajonit

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar ashpër pas pengesave dhe vonesave me të cilat janë...

Lajme1 day ago

73 mijë euro vlerë i kishte fshehur në këpucë

Në pikën kufitare Bogorodicë, zyrtarët doganorë kanë sekuestruar një shufër ari me peshë 848 gramë dhe vlerë rreth 4,5 milionë...

Lajme1 day ago

Rina Ajdari: Kush dha urdhër për ndalimin e studentëve dhe mbi çfarë baze ligjore u pengua protesta?

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar përgjegjësi nga organet e rendit dhe institucionet të cilët dje devijuan rrugën e studentëve...

Trending