Lajme
Tetovari gjendet i vdekur në një hotel të Shkupit
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se dje paradite, rreth orës 11:40, në SPB Shkup, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore është denoncuar se në një hotel në zonën e Bit Pazarit është gjetur i vdekur shtetasi me iniciale Z.J. (74) nga Tetova, i cili kishte qenë mysafir në hotel.
Mjeku ka konstatuar vdekjen, në të cilën nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune.
Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion (autopsi).
Lajme
Andonovski: Rikthim simbolik në vendin e nisjes së rrugëtimit politik
Kryetari i komitetit të VMRO-DPMNE në Gostivar, Martin Andonovski, mbrëmë ka vizituar lagjen dhe vendvotimin e tij MK “Mara Ugrinova”, vendi ku ka nisur hapat e parë në angazhimin e tij politik së bashku me bashkëpartiakët dhe miqtë.
Andonovski theksoi se ky vend mbetet simbol i fillimit të rrugëtimit të tij politik dhe burim i vazhdueshëm motivimi për sfidat e ardhshme.
Ai shtoi se mbështetja e bashkëpunëtorëve dhe anëtarëve të organizatës i jep forcë dhe energji për angazhimet e tij të ardhshme politike.
https://www.facebook.com/share/p/1BLv47Syc9/
Lajme
Trump i ashpër me Netanjahun: Je çmendur fare, të shpëtova nga burgu, tani të gjithë e urrejnë Izraelin!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka pasur një përplasje të ashpër verbale me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate të zhvilluar të hënën, lidhur me përshkallëzimin e operacioneve ushtarake izraelite në Liban.
Sipas një raportimi të Axios, që citon dy zyrtarë amerikanë, Trump e quajti Netanyahun “të çmendur” dhe e akuzoi për mungesë mirënjohjeje, ndërsa kundërshtoi planet e Izraelit për të kryer sulme në Bejrut.
Telefonata u zhvillua vetëm pak orë pasi Irani paralajmëroi se veprimet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit në Liban mund të çojnë në dështimin e negociatave që po zhvillohen mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Sipas burimeve të cituara, Trump i kujtoi Netanyahut mbështetjen që i ka dhënë ndër vite, duke pretenduar se ka luajtur rol të rëndësishëm në mbijetesën e tij politike, përfshirë edhe gjatë proceseve gjyqësore për korrupsion me të cilat është përballur kryeministri izraelit.
Një nga zyrtarët amerikanë tha se Trump i është drejtuar Netanyahut me fjalët: “Je çmendur plotësisht. Do të ishe në burg po të mos isha unë. Po përpiqem të të shpëtoj. Tani të gjithë të urrejnë. Të gjithë e urrejnë Izraelin për shkak të kësaj.”
Një tjetër burim tha se presidenti amerikan ishte “jashtëzakonisht i zemëruar” dhe në një moment i bërtiti homologut të tij izraelit: “Çfarë dreqin po bën?”
Shqetësime për izolimin ndërkombëtar
Sipas zyrtarëve amerikanë, Trump pranoi se Hezbollah ka vazhduar sulmet kundër Izraelit dhe se Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Megjithatë, ai vlerësoi se Netanyahu ka shkuar shumë larg me përshkallëzimin e operacioneve ushtarake ditët e fundit.
Administrata amerikane ka shprehur shqetësim të veçantë për kërcënimet lidhur me bombardimin e Bejrutit, si dhe për zgjerimin e operacioneve tokësore në jug të Liban.
Po ashtu, zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime për numrin e lartë të viktimave civile dhe për sulmet ndaj ndërtesave që synojnë komandantë të veçantë të Hezbollahut.
Lajme
Ali Ahmeti, Kurtit: Me çështje të larë me gjak nuk bëhet majtap, po dëmtohen të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit
Кryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për statusin e gjuhës shqipe në Maqedoni dhe Marrëveshjen e Ohrit.
Ahmeti thotë se “dua të ndaj një shqetësim që mbrëmë kam përjetuar me shumë pezm: prononcimin e Albin Kurtit në televizionin e Kosovës rreth statusit të gjuhës shqipe këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo është një çështje që nuk duhet të më shqetësojë vetëm mua, por është një shqetësim kombëtar që të gjithë bashkë ta mendojmë dhe porosi të delegojmë jo vetëm tek Albin Kurti, por tek çdo institucion si në Shqipëri, si në Kosovë, ashtu edhe tek VLEN-i, se me çështje të ndjeshme, me çështje që janë larë me gjak, nuk bëhet majtap”.
Ahmeti totë se ca prej nesh në Shkup, por edhe në Prishtinë dhe Tiranë, me vetëdije ose jo, po ja bëjnë argatin të së keqes; ndoshta nga mungesa e informacionit të mirëfilltë, ndoshta edhe të informuar me qëllim gabimisht ose, larg qoftë, edhe me agjendë partiake, po i dëmtojnë të arriturat kombëtare.
“Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001 është gurthemeli edhe i planit të Ahtisarit për Pavarësinë e Kosovës. Për këtë marrëveshje gjak derdhën edhe vëllezërit tanë nga Kosova dhe Shqipëria.
Kjo marrëveshje nuk është ideale, sepse është kompromis në kohë lufte, ku të dyja palët dolën barabartësisht të pakënaqur, por zgjodhën paqen dhe bashkëjetesën.
Me këtë marrëveshje unë e lashë këtë vend me gjuhë shqipe zyrtare, me flamur kombëtar zyrtar, me tre universitetet në gjuhën shqipe, me mbi 25.000 administratorë shqiptarë, me kryeministër shqiptarë, me kryeparlamentarë shqiptarë e me pafund e me pafund institucione shtetërore të drejtuara nga shqiptarët.
Unë e lashë presidencën duke folur shqip në çdo komunikim, bashkë edhe me qeverinë, kuvendin, komunal, policinë dhe të gjitha institucionet shtetërore.
Qeveria ime, Albin, të ftoj në Shkup për mbledhje të përbashkët ku flitet shqip, edhe ti edhe ministrat e mi, nga fillimi gjerë në fund.
Qeveria ime. Edhe këtu, qeveria ime, Albin, e la të gatshme rrugën Shkup-Bllacë, kufirin e përbashkët me Kosovë, kalimin e kufirit me letërnjoftim, ndërtoi korridorin e tetë, realizoi projektin për rrugën Tetovë-Prizren dhe ta dha ty të gatshëm para pesë viteve, bashkë me 11 marrëveshje të tjera bilaterale.
Qeveria ime, Albin, e njohu pavarësinë e Kosovës. E lëvdoi atë. Po, po. E loboj. E loboj për Kosovën.
Deri në vitin 2008, Albin Kurti, pika e parë në të gjithë agjendën politike dhe punën time ka qenë Marrëveshja e Ohrit. Dhe pika e dytë ka qenë Pavarësia e Kosovës.
Sepse, sepse nuk mund të ndahen. Popujt me shpatë, shqiptarët e ish-Jugosllavisë, luftën e betejat i kanë bërë bashkë.
Nuk ka shqiptar të Maqedonisë që nuk është solidarizuar me luftën për liri të Kosovës, qoftë me financa, qoftë me njerëz, qoftë me strehime.
Lufta ka qenë e përbashkët. Luftën këtu Ushtria Çlirimtare Kombëtare e ka bërë me ushtarët më të zot e më të mirë të Kosovës”, thotë Ahmeti.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
