Connect with us

Lajme

Pas arrestimit të Bogoevit, kryeministri Mickoski paralajmëron arrestime të reja

Kryeministri Hristijan Mickoski ka konfirmuar se po zhvillohet një hetim në të cilin është përfshirë edhe ish-drejtori i Administratës Doganore dhe ish-kryetari i Komunës së Karposhit nga LDSM, Stefan Bogoev. Dhe, sipas Mickoskit, në aksion janë përfshirë edhe disa punonjës të Administratës Doganore dhe një ndërmjetës, përkatësisht një person që ka qenë shumë i afërt me pushtetin e kaluar dhe që, sipas kryeministrit, shpesh ka mundësuar ose lehtësuar veprime të kundërligjshme. Mickoski duke iu referuar informacioneve që posedon, ai tha se aksioni do të zgjerohet edhe më tej.

“Përveç kësaj, disa institucione në periudhën e ardhshme do të ndërmarrin aksione të ngjashme lidhur me parregullsi nga e kaluara, të cilat janë të përfshira në raportet e auditimit dhe paraqesin indicie për keqpërdorim të detyrës zyrtare”. HRISTIJAN MICKOSKI-KRYEMINISTËR.

Mickoski ka theksuar se e gjithë kjo është në nivel hetimi, dhe se, ai beson në prezumimin e pafajësisë, duke shtuar se secili ka mundësinë dhe të drejtën ta dëshmojë pafajësinë e vet. Ditën e djeshme u bë e ditur se në një aksion të Drejtorisë së Policisë Financiare dhe të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë ndaluar disa persona nën dyshimin për korrupsion. /SHENJA/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Pasuria e 60 funksionarëve nën “vëzhgim” në Maqedoni

Komisioni Shtetëror Antikorrupsion në Maqedoninë e Veriut ka hartuar Planin Vjetor për vitin 2026, ku fokus kryesor do të jetë monitorimi i detajuar i gjendjes pasurore dhe konfliktit të interesit për 60 funksionari publikë. Lajmin e bëri të ditur Kryetari i Antikorrupsionit, Adem Çuçul.

Sipas planit, “skaneri” i Antikorrupsionit këtë vit do të kalojë nëpër këto kategori:

10 gjyqtarë

10 prokurorë publikë

10 deputetë

10 ministra

10 kryetarë komunash

10 ish-kryetarë komunash (të cilëve u ka përfunduar mandati)

Çuçul vuri në dukje një fenomen shqetësues që haset shpesh gjatë kontrolleve zyrtare. Sipas tij, në dokumente zyrtare funksionarët dhe familjarët e tyre nuk shfaqin rritje të dyshimtë të të ardhurave, por perceptimi dhe realiteti në opinionin publik flet ndryshe. “Shpesh në opinion dëgjohet se persona që nuk kanë të ardhura të mëdha, zotërojnë pasuri të madhe,” u shpreh Çuçul. Ai sqaroi se zbulimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme mbetet një proces mjaft kompleks. Një nga pengesat kryesore është legjislacioni aktual, i cili i kufizon institucionet të kontrollojnë vetëm ata anëtarë të familjes që jetojnë në të njëjtën bashkësi familjare (ekonomi shtëpiake) me funksionarin, duke lënë hapësirë për fshehjen e pasurisë te të afërmit e tjerë. (INA)

Continue Reading

Lajme

Tragjedia në Shëngjin: Dy të rinjtë që u mbytën nga dallgët janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër shokë nga Kosova që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta.

Siç raporton Top Chanel, dyshohet se të rinjtë janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit, ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën dhe dy raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e personave të tjerë.
Në vendngjarje pritet ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe policisë për të sqaruar plotësisht situatën.
Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.

Continue Reading

Lajme

BE miratoi fillimin e negociatave për heqjen e roamingut me vendet e Ballkanit Perëndimor

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë miratuar fillimin e negociatave për heqjen e roaming-ut me shtetet e Ballkanit Perëndimor, është konfirmuar jozyrtarisht nga Këshilli i BE-së, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Vendimi ka të bëjë me hapjen e negociatave me Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për roaming-un në rrjetet publike të komunikimeve mobile.

Këshilli i BE-së pritet që të enjten, më 4 qershor, ta miratojë zyrtarisht vendimin, dhe më pas mund të nisin negociatat me secilin shtet të rajonit në mënyrë individuale.

Nga Presidenca qipriote e Bashkimit Evropian u tha se mbështesin fuqishëm rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Zgjerimi i zonës pa roaming është një shenjë e qartë e përkushtimit tonë ndaj rajonit. Mirëpresim miratimin formal të vendimit me të cilin autorizohet hapja e negociatave për marrëveshjet”, deklaroi një zëdhënës i Presidencës që udhëhiqet nga Qiproja.

Komisioni Evropian në muajin shkurt kishte propozuar heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor.

“Roam Like at Home” (Pa tarifa shtesë) zbatohet në shtetet anëtare të BE-së dhe në vendet e Zonës Ekonomike Evropiane. Në janar të këtij viti, rregullorja është zgjeruar edhe për Ukrainën dhe Moldavinë, edhe pse këto vende nuk janë anëtare të BE-së.

Zyrtarët evropianë presin që negociatat të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Në një skenar ideal, roaming-u midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së mund të hiqet që vitin e ardhshëm. Megjithatë, zyrtarët evropianë theksojnë se gjithçka varet nga gatishmëria e vendeve të rajonit për të përparuar në këto negociata.

“Roam Like at Home” përfaqëson një nga politikat më të suksesshme të Bashkimit Evropian të dedikuara qytetarëve të tij. Ai është në fuqi që nga viti 2017.

Bëhet fjalë për një rregullore të Komisionit Evropian që mundëson përdorimin e telefonave celularë në shtetet e tjera anëtare me të njëjtat çmime si në vendin e origjinës.

Kjo do të thotë se gjatë përdorimit të telefonit celular në zonën e BE-së nuk ka kosto shtesë për thirrje, SMS dhe përdorimin e internetit, por aplikohen tarifat e vendit të origjinës. I njëjti rregull vlen edhe për thirrjet dhe mesazhet që përdoruesit i marrin gjatë qëndrimit jashtë vendit.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

Pas arrestimit të Bogoevit, kryeministri Mickoski paralajmëron arrestime të reja

Kryeministri Hristijan Mickoski ka konfirmuar se po zhvillohet një hetim në të cilin është përfshirë edhe ish-drejtori i Administratës Doganore...

Lajme3 hours ago

Pasuria e 60 funksionarëve nën “vëzhgim” në Maqedoni

Komisioni Shtetëror Antikorrupsion në Maqedoninë e Veriut ka hartuar Planin Vjetor për vitin 2026, ku fokus kryesor do të jetë...

Lajme3 hours ago

Tragjedia në Shëngjin: Dy të rinjtë që u mbytën nga dallgët janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër shokë nga Kosova që kishin hyrë...

Lajme6 hours ago

BE miratoi fillimin e negociatave për heqjen e roamingut me vendet e Ballkanit Perëndimor

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë miratuar fillimin e negociatave për heqjen e roaming-ut me shtetet e...

Lajme6 hours ago

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje (02.06.2026), rreth orës 18:50 në Kumanovë, nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria...

Lajme6 hours ago

ASH: Derisa Evropa flet qartë, VLEN hesht

Aleanca për Shqiptarët (ASH) vlerëson se deklarata e Presidentit të António Costa ishte e qartë dhe nuk lë hapësirë për interpretime politike,...

Lajme6 hours ago

Studentët e Kosovës protestojnë të premten në mbështetje të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Studentët e Kosovës kanë njoftuar se më 5 qershor do të organizojnë një protestë paqësore para Ambasadës së Maqedonisë së...

Lajme6 hours ago

Kasami: 30 për qind rritje të pagave për zjarrfikësit e Komunës së Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka njoftuar se zjarrfikësit e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit...

Sport6 hours ago

Shkëndija dënohet rëndë nga FFM-ja! 105 mijë euro gjobë dhe përjashtim nga Kupa

Komisioni Disiplinor i FFM-së ka vendosur një paketë të rëndë dënimesh ndaj Shkëndijës pas ndeshjes së finales së Kupës me...

Lajme1 day ago

Andonovski: Rikthim simbolik në vendin e nisjes së rrugëtimit politik

Kryetari i komitetit të VMRO-DPMNE në Gostivar, Martin Andonovski, mbrëmë ka vizituar lagjen dhe vendvotimin e tij MK “Mara Ugrinova”,...

Trending