Lajme
Punonjësit e Klinikës së Fëmijëve protestojnë para Ministrisë së Financave: Gjashtë muaj pa paga, duam zgjidhje
Dhjetëra punonjës të Klinikës së Fëmijëve protestuan sot para Ministrisë së Financave, duke kërkuar pagesën e pagave të papaguara dhe zgjidhje për statusin e tyre të punës.
Protestuesit thanë se prej fillimit të vitit nuk kanë marrë paga, ndërsa kërkesat për vazhdimin e kontratave të punës kanë marrë përgjigje negative nga Ministria e Financave, pa një arsyetim të qartë.
Sipas tyre, kërkesat për vazhdimin e kontratave janë dorëzuar që në janar, por përgjigjja ka ardhur vetëm pas pesë muajsh pritje.
“Nëse nuk ka pasur qëllim për vazhdimin e kontratave, atëherë pse përgjigjja është vonuar pesë muaj? Për çfarë arsye punëtorët janë lënë të vazhdojnë punën deri në fund të majit?”, u shprehën protestuesit.
Ata ngritën shqetësimin se, ndonëse shumica e institucioneve të tjera shëndetësore kanë marrë miratim për vazhdimin e kontratave, punonjësit e Klinikës së Fëmijëve vazhdojnë të përballen me refuzime.
Në protestë u theksua se në mesin e të punësuarve ka persona me deri në tetë vjet përvojë pune në institucion, të cilët kanë vazhduar të kryejnë detyrat e tyre pavarësisht mungesës së pagave dhe pasigurisë për të ardhmen e tyre profesionale.
“Ne nuk kemi kërkuar mëshirë, por të drejtën tonë për të jetuar me dinjitet nga puna që bëjmë çdo ditë. Është e papranueshme që punonjësit e shëndetësisë të mbeten pa paga dhe pa siguri në vendin e punës”, thanë protestuesit.
Ata kërkuan pagesën e menjëhershme të gjashtë pagave të mbetura, miratimin e pëlqimeve për punë dhe zgjidhje të përhershme të statusit të tyre të punës.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, përfaqësuesit e protestuesve deklaruan se bëhet fjalë për rreth 50 punonjës.
Sa i përket arsyetimit të Ministrisë së Financave për mosvazhdimin e kontratave, ata thanë se nuk kanë marrë përgjigje konkrete.
“Një herë na është thënë se nuk ka buxhet, ndërsa herë të tjera nuk kemi marrë asnjë shpjegim, vetëm përgjigje negative”, deklaruan ata.
Sipas protestuesve, përgjegjësi për situatën kanë kërkuar nga Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë. Ata thanë se, edhe pse ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se janë evidentuar dhe përmirësuar gabimet procedurale, kjo nuk ka ndryshuar vendimin për kontratat e tyre, të cilat vazhdojnë të refuzohen.
Protestuesit kërkuan reagim urgjent nga institucionet, duke theksuar se durimi i tyre ka arritur kufirin pas gjashtë muajsh pa paga.
Në fund të protestës, ata u thirrën në Ministri, ku pas takimit njoftuan se u është premtuar të gjendet zgjidhje dhe nëse problemi qëndron diku tjetër, është administrativ apo në Ministrinë e Financave.
Lajme
Unioni i Shoqatave Shqiptare në Mërgim shpërndan 6 mijë litra ujë për banorët e Gostivarit
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ka realizuar sot një aksion humanitar për shpërndarjen e ujit të pijshëm për banorët e komunës së Gostivarit, në kushte të mungesës së ujit.

Gjatë aksionit u shpërndanë 6 mijë litra ujë, të paketuar në 600 bidonë, në afërsi të tregut të madh të qytetit, me synimin që ndihma të arrijë edhe te banorët e lagjeve më të largëta.
Në kumtesën e Unionit thuhet se aksioni nuk synon ta zgjidhë problemin me furnizimin me ujë, por të ofrojë mbështetje për qytetarët në këtë situatë.
“Jemi të vetëdijshëm se me këtë aksion nuk do ta zgjidhim problemin me ujin në Gostivar, por dëshmojmë se jemi krah i Gostivarit dhe i vëllezërve tanë në këto ditë të vështira të mungesës së ujit për pije”, thuhet në kumtesën e Unionit.
Unioni falënderoi ekipin, shoqatat anëtare, vullnetarët dhe donatorët që kontribuan në realizimin e aksionit.

Lajme
6 ditë pas stuhisë, Shkupi ende i mbuluar nga pemët rrëzuara
Ndonëse sot është dita e gjashtë prej kur Shkupi u përfshi nga një stuhi e fuqishme me erë prej 130 km/h, autoritetet komunale ende nuk kanë arritur të mënjanojnë dëmet. Nëpër rrugë e parqe gjithandej, pemët dhe degët e thyera vazhdojnë të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarë.
Komunat më të goditura nga stuhia ishin Karposhi, Çairi, Aerodromi dhe Qendra. Alsat vizitoi edhe sot disa parqe dhe rrugë të Çairit. Në shumë vende përsëri hasëm në degë të thyera. Disa prej tyre ishin grumbulluar në një vend, e të tjera ishin ashtu si kanë mbetur nga dita e martë.
“Ndonëse kanë kaluar gati një javë që nga dita kur stuhi e fuqishme goditi Qytetin e Shkupit, gjithandej nëpër bulevarde dhe parqe shohim se degët nga drunjtë e thyer ende kanë mbetur të pa pastruara”, raporton Zekirija Haxhiu, gazetar.
Drunjtë e rrëzuar dhe degët e thyera, nga stuhia lanë pas vetes shumë vetura e oborre të dëmtuara. Dhjetëra qytetarë nga komuna të ndryshme, kanë paraqitur dëmet tek autoritetet lokale dhe presin komisionet që të bëjnë vlerësimin e tyre.
Lajme
Bastisje në Shkup, arrestohet një 23-vjeçar nga fshati Brezë
Një 23-vjeçar nga fshati Brezë i Shkupit është arrestuar pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe objektet e tij ndihmëse është gjetur një sasi e konsiderueshme kokaine.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bastisja është kryer nga zyrtarët e Njësisë për Luftimin e Trafikimit të Paligjshëm në bashkëpunim me Njësinë e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup.
“Personi S.B. (23) është privuar nga liria në Stacionin Policor Gazi Babë sipas nenit 215 të Kodit Penal dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
