Lajme
Turqia emëron ambsador të ri në Shkup, ja kush është
Alper Aktas është emëruar ambasador i ri në Ambasadën e Turqisë në Shkup, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.
Sipas informacionit nga burime diplomatike, ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan u ka komunikuar detyrat e reja diplomatëve që do të shërbejnë në përfaqësitë e jashtme të Turqisë dhe që do të kryejnë detyrën e ambasadorit.
Në këtë kuadër, në Ambasadën në Shkup është emëruar Alper Aktas, i cili deri tani ishte ambasadori i Turqisë në Mogadishu.
Ambasadori aktual Fatih Ulusoy ishte në këtë detyrë që nga viti 2024./Zyrtare.net/
Lajme
Zgjerohet “Safe City” në Kumanovë | Kamerat e reja do të vendosen në katër lokacione
Monitorimi i komunikacionit në qytetin e Kumanovës do të zgjerohet së shpejti me vendosjen e kamerave të reja nga projekti “Safe City”, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve të papërgjegjshëm, informon tvfesta.mk
Këtë e bëri të ditur komandanti i Stacionit Policor në Kumanovë, Tomislav Dodevski, gjatë përgjigjes në pyetjet e këshilltarëve komunalë.
„Për shkak të kërkesave të qytetarëve, por edhe nga vlerësimet tona, kamerat ekzistuese të ‘Safe City’ nuk janë të mjaftueshme. Përveç bulevardit ‘Revolucioni i Tetorit’ dhe lokalitetit ‘Tabakana’, kam informacion se në periudhën më të shpejtë të mundshme do të vendosen kamera edhe në tre lokacione të tjera“, deklaroi Dodevski.
Sipas autoriteteve, vendosja e këtyre kamerave vjen si nevojë për të rritur sigurinë në rrugët e qytetit dhe për të reduktuar shkeljet e rregullave të komunikacionit.
Kujtojmë se procesi i shqiptimit të gjobave përmes sistemit “Safe City” në Kumanovë ka nisur që nga muaji shkurt i këtij viti. Aktualisht, kamerat janë të vendosura në dy pika në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”, në hyrje-daljet e qytetit, si dhe në disa akse të rrugëve rajonale.tvfesta
Lajme
Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Gostivar, lëndohet rëndë polici gjatë kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes
SPB Tetovë njofton se është gjetur i vdekur një 60-vjeçar në stadiumin e fshatit Raven në Gostivar.
“Më 21.09.2026 në ora 23:15 në DPB Gostivar, J.A.(45) nga fshati Raven ka denoncuar se bashkëshorti i saj A.A.(60) rreth orës 07:00 ka shkuar në punë në Gostivar dhe nuk është kthyer në shtëpi, e as nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më 22.09.2026 në ora 00:20, A.A. është gjetur i vdekur në stadiumin e fshatit Raven, ndërsa në afërsi të drejtpërdrejtë është gjetur një sharrë motorike. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra Urgjente Gostivar, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer Prokurori Publik, mjeku i mjekësisë ligjore, ekipi i këqyrjes nga DPB Gostivar dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar.
Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në vendin e ngjarjes, rreth orës 01:50, zyrtari policor ka rënë në një pusë betoni të hapur dhe të pashënuar me thellësi prej rreth 1,5 metrash dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar”, thonë nga MPB.
Lajme
Shpërbëhet një grup kriminal për kontrabandë dhe korrupsion në Maqedoni, ndalohen gjashtë persona dhe sekuestrohen mbi 100.000 euro
MPB njofton se është shpërbë një grup kriminal për kontrabandë mallrash dhe vepra korruptive, me çka është dorëzuar kallëzim penal ndaj tetë personave dhe janë sekuestruar mbi 100.000 euro, barna, suplemente dhe sende të tjera.
“Më 21.09.2026, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, në koordinim me Departamentin për Operacione Speciale Policore – Njësia për Shpërndarje të Shpejtë, realizuan një aksion policor për shpërbërjen e një grupi kriminal të përfshirë në kontrabandë mallrash dhe vepra penale korruptive.
Në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore Penale Shkup, janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli, me çka janë arrestuar liria gjashtë persona, ndërsa gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar mbi 100.000 euro, 16 pllaka (me ngjyrë ari), cigare dhe duhan pa pulla akcize, një sasi e madhe e barnave dhe suplementeve, të cilat ishin futur ilegalisht në shtet, disa telefona celularë dhe sende të tjera.
Janë dorëzuar kallëzim penal pranë PTHP NKOK kundër tetë personave: M.S. (52) nga Tetova, Z.S. (42) nga Gjevgjelia, A.S. (38) nga Shkupi, B.L. (46) nga Tetova, E.A. (55) nga Shkupi, D.Xh. (46) nga Tetova, B.A.K. (34) dhes S.S. (42), të dy nga R. e Turqisë, të cilët dyshohen për disa vepra penale, mes të cilave „kontrabandë“, „fshehje e mallrave që janë lëndë e kontrabandës“, „shmangie nga pagimi i akcizës“, „marrje e ryshfetit“, „dhënie e ryshfetit“, „prodhim dhe lëshim në qarkullim i mjeteve të dëmshme për mjekim“ dhe „larje parash dhe pasurie tjetër e fituar me vepër penale“.
Në periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2026, i denoncuari i parë M.S. ka organizuar futjen ilegale dhe magazinimin e mallrave me akcizë – cigare dhe duhan, si dhe rishitjen e tyre të mëtutjeshme. Në kuadër të aktiviteteve kriminale, përmes dhënies së ryshfetit zyrtarit doganor Z.S., anëtarëve të grupit u është mundësuar kalimi i papenguar i mallrave me akcizë përmes vijës doganore pa i paraqitur dhe pa i paguar detyrimet ligjore, si dhe futja ilegale e barnave dhe suplementeve, të destinuara për shitje.
Me një pjesë të veprimeve të përcaktuara është shkaktuar dëm material në buxhetin e shtetit, përkatësisht janë shmangur detyrimet doganore, akciza dhe tatimi mbi vlerën e shtuar në një vlerë të konsiderueshme, ndërsa me lëshimin në qarkullim pa miratim, udhëzim dhe recetë, një pjesë e produkteve kanë shkaktuar rrezik për shëndetin e njerëzve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
