Lajme
Nga e hëna, dizeli më lirë për 7 denarë dhe benzina për 4 denarë, paralajmëron Mickoski
Kryeministri Hristijan Mickoski sot paralajmëroi ulje të ndjeshme të çmimeve të derivateve të naftës nga e hëna, kur Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet t’i shpallë çmimet e reja.
Mickoski tha se pret që, pas stabilizimit të situatës në Lindjen e Mesme, çmimet e benzinës të ulen për rreth 4 denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit për rreth 7 denarë.
“Masat në parim përfunduan. Me njoftimet për marrëveshjen e arritur, kushtimisht thënë, mes palëve të përfshira në konflikt në Gjirin Persik, në këtë rast SHBA-së dhe Iranit, ndërsa sot vazhdojnë negociatat përfundimtare për finalizimin e asaj marrëveshjeje, vlerësoj se tregu do të stabilizohet. Duhet të kemi parasysh se edhe nëse ngushtica e Hormuzit hapet sot, cisternat që do të nisen kanë nevojë për rreth një muaj për të arritur në destinacion, kështu që edhe kjo është një procedurë që kërkon kohë. Duke marrë parasysh të gjitha këto aspekte, si dhe faktin që në tryezën e paqes janë edhe Izraeli dhe Hezbollahu, pres që kjo krizë të përmbyllet dhe të hyjmë në ujëra më të qeta sa i përket çmimit të naftës. Vlera e dollarit është rritur pak, por pres që të hënën çmimi i benzinës të ulet për rreth 4 denarë, ndërsa te dizeli pres ulje edhe më të madhe, përkatësisht rreth 7 denarë”, deklaroi Mickoski.
Lajme
Dërgohet për gjykim gruaja e Sanchez, i sekuestrohet pasaporta
Gruaja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Begona Gomez, është vënë nën akuzë për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm. Në një urdhër të lëshuar sot, gjykatësi Juan Carlos Peinado urdhëroi gjithashtu sekuestrimin e pasaportës së Gomez.
Zonja e parë, si rrjedhojë, nuk do të jetë në gjendje të largohet nga vendi dhe do të duhet të paraqitet në gjykatë çdo dy javë. Njoftimi erdhi pas seancës paraprake të së hënës së kaluar, në të cilën palët civile kishin kërkuar masa paraprake, duke përmendur rrezikun e arratisjes së saj.
Gomez përballet me gjithsej katër akuza, ku përveç ushtrimit të ndikimit dhe korrupsionit në sektorin privat, ajo akuzohet gjithashtu për përvetësim dhe përvetësim të fondeve publike.
Bashkëpunëtorja e Gomez, Cristina Alvarez, do të gjykohet gjithashtu për të njëjtat krime. I pandehuri i tretë, biznesmeni Juan Carlos Barrabes, do të përballet me akuza për ushtrim të ndikimit dhe korrupsion në sektorin privat.
Partia Socialiste Spanjolle (PSOE) ka mbrojtur gruan e kryeministrit, duke denoncuar atë që e quan persekutim gjyqësor.
“Ajo është e pafajshme, por është persekutuar gjyqësisht dhe politikisht për dy vjet. Ajo që ndodhi sot është një hap më tej, një skandal demokratik që nuk mund të durohet”, thuhet në një postim të PSOE-së në X.
Sekretarja socialiste Rebeca Torro e quajti një vendim të tepruar dhe joproporcional, në mes të një gjyqi skandaloz politik kundër një personi të pafajshëm.
Lajme
Të shtëna me armë drejt një turme në Çikago, plagosen 12 persona
Të paktën 12 persona u plagosën pasi u hap zjarr ndaj një turmë në Çikago. Policia tha në një njoftim për shtyp se automjeti fouristradë hapi zjarr dhe pas u largua nga lagjja South Side.
Mësohet se dy persona janë në gjendje kritike pas të shtënave. Njëri prej tyre pësoi një plagë me armë zjarri në kofshë.
Tetë burra dhe katër gra të moshës nga 17 deri në 47 vjeç gjithashtu mbetën të plagosur. Ata po trajtoheshin në katër spitale.
Të shtënat ndodhën në Juneteenth, një festë që feston fundin e skllavërisë në SHBA. Më herët të premten, ish-presidenti Barack Obama dhe ish-zonja e parë Michelle Obama mirëpritën vizitorët e parë në qendrën e tij presidenciale në South Side.
Lajme
Hoxha: 5 vjet Parku Nacional Mali Sharr – zhvillim, por në harmoni me natyrën
Me rastin e jubileut pesëvjeçar nga shpallja e Malit Sharr si Park Nacional, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, vizitoi parkun, prej nga paralajmëroi investime të reja dhe masa sistematike për mbrojtje.
Ministri Hoxha theksoi se gjatë pesë viteve të fundit është vendosur një sistem modern dhe funksional për menaxhimin e njërit prej burimeve natyrore më të vlefshme në vend, si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të institucioneve, popullatës lokale dhe donatorëve.
“Qëllimi ynë është i qartë: zhvillim, por në harmoni me natyrën. Nuk do të lejojmë që fitimi ta shkatërrojë natyrën”, theksoi Hoxha dhe shtoi se është në përgatitje e sipër një Strategji e Turizmit për zonën e parkut.
Hoxha shprehu mbështetje për zbatimin e plotë të kompensimeve ekosistemike, me ç’rast mjetet e grumbulluara nga të hyrat do të kthehen drejtpërdrejt në park. Këto mjete janë të dedikuara për një mjedis më të pastër, përmirësimin e infrastrukturës malore dhe forcimin e kapaciteteve të rojtarëve të parkut.
Këtë vit, Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr do të marrë mbështetje shtesë nga ministria për avancimin e kapaciteteve për zbulimin e hershëm dhe monitorimin e zjarreve pyjore, përmes investimeve në një objekt modern.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
