Lajme
VLEN: 24 muaj punë në ekonomi, mbi 26 mijë të rinj jashtë regjistrit të papunësisë
Dy vite më parë, VLEN mori përgjegjësinë në pushtetin ekzekutiv për të udhëhequr me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, një nga dikasteret më të rëndësishme për qytetarët dhe biznesin.
Ky dikaster, me Besar Durmishin në krye, gjatë këtyre 24 muajve shënoi rezultate të mëdha, me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, në punësim, në mbështetjen e kompanive dhe në hapjen e rrugës për investime të reja.
Në fushën e punësimit, vetëm në vitin 2025 u siguruan mbi 40 milionë euro për masa aktive të punësimit. Përmes Garancisë për të rinjtë, mbi 26 mijë të rinj dolën nga regjistri i papunësisë, ndërsa për vitin 2026 janë siguruar rreth 40 milionë euro të tjera për Planin e ri operativ, që do të përfshijë mbi 10 mijë qytetarë.
Në pjesën e investimeve, në buxhetin 2026 janë siguruar rreth 20 milionë euro për mbështetjen e kompanive që investojnë, hapin vende pune dhe krijojnë vlerë të shtuar. Investimi i paralajmëruar i CAVO Otomotiv në Tetovë, prej 21 milionë eurosh dhe rreth 550 vende të reja pune, është dëshmi se politikat ekonomike po japin efekt konkret.
Për VLEN-in, ekonomia është kruciale. Ajo është pjesë e vizionit tonë për të ndalur shpërnguljen, për të forcuar familjet, për të hapur vende pune dhe për t’u dhënë të rinjve arsye që të ardhmen ta ndërtojnë këtu, në vendin e tyre.
VLEN vlerëson se këto rezultate tregojnë qartë dallimin mes qeverisjes së përgjegjshme dhe politikave që prodhonin vetëm zhurmë. VLEN do të vazhdojë t’i shtyjë përpara politikat që sjellin zhvillim, siguri ekonomike dhe standard më të mirë jetese për qytetarët.
Lajme
Populizmi si mjet për përçarje dhe manipulim të Malësisë
Shkruan: Albert Bikaj
Ditëve të fundit kemi lexuar deklarata të ndryshme mbi përfundimin e arbitrazhit midis Komunës së Podgoricës dhe Tuzit.
Ndër to bien në sy reagimet e forta, me gjuhë të ashpër, akuzuese, populiste dhe alarmuese. Disa madje po flasin për “tradhti”, gjoja se Malësia po “shitet” dhe se po “rrezikohet” nga Forumi Shqiptar!
Çfarë absurditeti!
Forumi Shqiptar, asokohe koalicion, jo vetëm që e ka pavarësuar Komunën e Malësisë nga Podgorica, por edhe e ka zhvilluar dukshëm në çdo drejtim!
Keqinterpretimi i çështjes së arbitrazhit është shembull klasik i populizmit dhe manipulimit.
Përfaqësuesit e Tuzit në arbitrazh, me në krye z. Nik Gjeloshaj, e kanë shpjeguar qartë të vërtetën e bisedimeve në lidhje me kufijtë e Komunës së Tuzit. Ajo bazohet në hartën kadastrale për Komunën e Tuzit që i takon vitit 1952, për të cilën pala malësore ka paraqitur kërkesat për korrigjim dhe ka insistuar për kthim të vendbanimeve që tradicionalisht i takojnë Malësisë. Nga këto të fundit nuk kanë hequr dorë për asnjë çast, e jam i bindur se nuk do të tërhiqen.
Prandaj, të dashtun malësorë, kudo që ndodheni, mos bini pre e mashtrimeve as populizmave.
Populizmi zakonisht shtrembëron faktet, pasi synon t’i demonizojë kundërshtarët politikë. Kështu tentojnë t’i banalizojnë, dramatizojnë dhe t’i keqinterpretojnë problemet.
Në këtë mënyrë krijohen përfundime të gabuara; krijohet ndjenja e rrezikut, preken emocionet dhe qytetarët irritohen.
Kjo është strategjia tradicionale e populistëve për të fituar mbështetje nëpërmjet manipulimit me retorikë të thjeshtë, kontradiktore, herë gjoja qytetare, herë “patriotike”. Varet nga audienca.
Vetë fakti se këtë narrativë po e mbështet me të madhe një kategori personash që jo vetëm se ishin e janë kundërshtarë politikë të formimit të Komunës së Tuzit, por edhe mohues të rrënjëve shqiptare të kësaj treve, flet mjaftueshëm.
Mbase kanë arsyet e veta, pasi një pjesë e tyre janë ende jugonostalgjikë, disa të tjerë lokalistë që preferojnë gjuhë dhe identitet tjetër (me të drejtën e tyre). Natyrisht, këto kategori lidhen me ish-pushtetin ose, më saktë, keqmenaxhuesit e Komunës Urbane të Tuzit për 30 vjet.
Pjesa tjetër e këtij komuniteti nuk është vendase për nga gjuha, tradita, as bindja politike. Kuptohet, janë të ardhur në këto treva me të drejtën e tyre qytetare; rrjedhimisht, kanë interesa, bindje dhe qasje tjetër politike nga ne.
Si dikush që beson në parimet e demokracisë moderne, them se është e drejtë e çdokujt të mbajë qëndrimet e veta, ashtu siç është e jona të mbajmë, ruajmë dhe kultivojmë identitetin tonë autokton shqiptar. Gjë për të cilën jam i bindur se Forumi Shqiptar po e arrin me sukses në Malësi. Jo me parulla e retorikë boshe, por me punë konkrete dhe rezultate të prekshme.
Prandaj, Malësia është në duar të sigurta!
Lajme
Beteja për Presidencën e Bosnje e Hercegovinës: Kush janë kandidatët?
Edhe tre muaj e ndajnë Bosnje e Hercegovinën nga zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa gara për një vend në Presidencën e këtij shteti veçse është në kulmin e saj.
Tashmë janë bërë të ditur emrat e kandidatëve që do të kërkojnë besimin e votuesve. Mes tyre ka politikanë që kanë qenë më parë pjesë e udhëheqjes shtetërore, por edhe të tjerë për të cilët kjo është përpjekja e parë për t\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\’u bërë anëtarë të Presidencës kolektive të shtetit.
Në zgjedhjet e përgjithshme, të caktuara për 4 tetor, qytetarët do të zgjedhin tre anëtarë të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës – anëtarin boshnjak dhe atë kroat nga Federata e Bosnje e Hercegovinës, si dhe anëtarin serb nga Republika Sërpska.
Kush janë kandidatët nga Federata e Bosnje e Hercegovinës?
Për postin e anëtarit të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës nga radhët e boshnjakëve garojnë tre kandidatë, ndërsa dy prej tyre e kanë ushtruar më parë këtë funksion.
Anëtari aktual i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq, po kërkon sërish besimin e votuesve. Ai është kandidat i Partisë Socialdemokrate të Bosnje e Hercegovinës (SDP BiH), ndërsa kandidatura e tij mbështetet edhe nga koalicioni i njohur si \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Trojka\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”, të cilin, përveç SDP-së, e përbëjnë edhe partia Njerëzit dhe e Drejtësia (NiP) dhe Partia Jonë.
Beqiroviq e shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij në janar të këtij viti, me mbështetjen e 12 partive politike që, së bashku me SDP-në, marrin pjesë në qeverisje në nivele të ndryshme në Bosnje e Hercegovinë.
Para mandatit të tij aktual, në të cilin u zgjodh në vitin 2022, ai ka shërbyer që nga viti 2019 si delegat në Dhomën e Popullit të Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës.
Beqiroviq ka një përvojë të gjatë politike. Në institucionet shtetërore ai është aktiv që nga viti 2006, ku ka ushtruar funksione të ndryshme si deputet dhe delegat. Karrierën e tij politike, në nivelet më të larta të pushtetit, e nisi që në vitin 1998, kur u zgjodh deputet në të dy dhomat e Parlamentit të Federatës së Bosnje e Hercegovinës.
Ai ka diplomuar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tuzllës, ndërsa doktoratën e ka përfunduar në Universitetin e Sarajevës.
Në garën për postin e anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës është sërish edhe kryetari i Partisë të Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq.
Izetbegoviq u zgjodh për herë të parë anëtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës në vitin 2010, pasi kishte përfunduar një mandat si deputet në Dhomën Popullore të Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës. Besimin e votuesve e fitoi edhe në zgjedhjet e vitit 2014, duke siguruar mandatin e tij të dytë radhazi.
Pas përfundimit të mandatit në Presidencë, ai e vazhdoi angazhimin politik në Dhomën Popullore ttë Bosnje e Hercegovinës, ku shërbeu si deputet, por edhe si kryesues i kësaj dhome.
Karriera parlamentare e Izetbegoviqit është e gjatë për mbi dy dekada.
Ai u përfshi për herë të parë në listat zgjedhore në vitin 2000, kur u zgjodh deputet në Kuvendin e Kantonit të Sarajevës. Dy vjet më vonë u zgjodh edhe deputet në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Federatës së Bosnje e Hercegovinës.
Ai është kryetar i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) që nga viti 2015.
Me profesion është arkitekt dhe është djali i themeluesit të SDA-së dhe ish-presidentit të Bosnje e Hercegovinës, Alia Izetbegoviq.
Në mesin e kandidatëve për postin e anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës është edhe Semir Efendiq, kryetar i Partisë për Bosnje e Hercegovinën.
Efendiq ka përvojë shumëvjeçare politike në nivel lokal. Ai është në krye të komunës Novi Grad të Sarajevës që nga viti 2012 dhe aktualisht po ushtron mandatin e tij të tretë radhazi si kryetar komune.
Karrierën politike e nisi në vitin 2001 në SDA, ku ishte anëtar i Kryesisë Qendrore. Partinë e braktisi në vitin 2021, pas së cilës e vazhdoi angazhimin politik në Partinë për Bosnje e Hercegovinën.
Ai ka përfunduar Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë, ndërsa titullin magjistër në administratë publike e ka fituar në Malajzi.
Në garën zgjedhore është edhe Fahrudin Radonçiq, kryetar i Bashkimit për një të Ardhme më të Mirë të Bosnje e Hercegovinë. Gjatë karrierës së tij politike, ai ka ushtruar dy herë detyrën e ministrit të Sigurisë të Bosnje e Hercegovinës – nga viti 2012 deri në vitin 2014 dhe sërish nga viti 2019 deri në vitin 2020.
Ai ka qenë gjithashtu deputet në Dhomën Popullore të Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës për dy mandate.
Radončić ka përfunduar Fakultetin për Mësues të Artit Figurativ në Nikshiq.
Tre kandidatë nga radhët e kroatëve
Bashkimi Demokratik Kroat i Bosnje e Hercegovinës (HDZ BiH) ka kandiduar Darijana Filipoviqin për postin e anëtares së Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës nga radhët e kroatëve.
Filipoviq hyn në garën për funksionin më të lartë shtetëror, teksa ushtron rolin e deputetes në Parlamentin e shtetit dhe atë të nënkryetares së HDZ-së së Bosnje e Hercegovinës.
Angazhimin e saj politik e nisi në vitin 2011, kur u zgjodh sekretare e Forumit Rinor kantonal të HDZ-së së Bosnje e Hercegovinës. Tre vjet më vonë u zgjodh deputete në Parlamentin e Federatës së Bosnje e Hercegovinës.
Ajo ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Mostarit, në drejtimin ekonomi e biznesit – menaxhment.
Zdenko Luçiq është kandidati i përbashkët i të ashtuquajturës \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Pesëshja\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\” – një koalicion prej pesë partish kroate, që përbëhet nga Bashkimi Demokratik Kroat 1990, Partia Republikane Kroate, Lëvizja Kombëtare Kroate, Partia Fshatare Kroate dhe Aleanca Demokratike Kroate.
Luçiq është një nga themeluesit e Bashkimit Demokratik Kroat të Bosnje e Hercegovinës (HDZ BiH). Karrierën politike e nisi pas zgjedhjeve të vitit 1998, kur fitoi mandatin e deputetit në Parlamentin e Federatës së Bosnje e Hercegovinës.
Pas ndarjes nga HDZ-së në fillim të viteve 2000, ai e vazhdoi angazhimin politik në Kroaci, ku iu bashkua partisë Rilindja e Vërtetë Kroate, e drejtuar nga Mirosllav Tuxhman, djali i presidentit të parë të Kroacisë, Franjo Tuxhman.
Në atë parti ai ushtroi detyrën e sekretarit të përgjithshëm, ndërsa në vitin 2002 u zgjodh edhe këshilltar në Këshillin Bashkiak të Makarskës.
Me profesion është jurist i diplomuar, ndërsa mban edhe gradën gjeneral brigade.
Kandidati i Frontit Demokratik për postin e anëtarit të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës nga radhët e kroatëve është Sllaven Kovaçeviq, bashkëpunëtor i kahershëm politik i anëtarit aktual të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhellko Komshiq.
Kovaçeviq që nga viti 2018 ushtron detyrën e këshilltarit për politikë të jashtme në kabinetin e Komshiqit. Para kësaj, angazhimin e tij politik e nisi në Partinë Socialdemokrate të Bosnje e Hercegovinës ndërsa më pas iu bashkua Frontit Demokratik.
Ai ka qenë këshilltar në Këshillin Komunal të Qendrës së Sarajevës nga viti 2004 deri në vitin 2016, ndërsa për dy mandate ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Qytetit të Sarajevës.
Ka diplomuar dhe ka doktoruar në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Sarajevës.
Kush janë kandidatët nga Republika Sërpska?
Anëtarja aktuale e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, do të kërkojë sërish besimin e votuesve për një mandat të ri si përfaqësuese e popullit serb, si kandidate e Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD).
Cvijanoviq ushtron disa funksione brenda partisë – është anëtare e Kryesisë Ekzekutive dhe e Kryesisë Qendrore, sekretare për marrëdhënie ndërkombëtare e SNSD-së, si dhe nënkryetare e Degës së Banjallukës. Karrierën politike e nisi në vitin 2006 si këshilltare për integrimet evropiane dhe bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare, e më pas si shefe e kabinetit të kryeministrit të atëhershëm të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik.
Katër vjet më vonë u emërua ministre për Marrëdhënie Ekonomike dhe Bashkëpunim Rajonal të Republikës Sërpska. Në vitin 2013 mori detyrën e kryeministres së Republikës Sërpska, funksion që e ushtroi për dy mandate radhazi.
Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2018 u zgjodh presidente e Republikës Sërpska, ndërsa katër vjet më vonë u zgjodh anëtare e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës.
Para marrjes së detyrës në Presidencën e Bosnje e Hercegovinës, Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione ndaj saj për, siç u tha, minimin e legjitimitetit dhe funksionalitetit të Bosnje e Hercegovinës. Sanksione ndaj saj vendosën edhe Shtetet e Bashkuara, të cilat ia hoqën në tetor të vitit 2025. Me profesion është profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë angleze. Ka diplomuar në Fakultetin Filozofik në Banjallukë, ndërsa ka përfunduar studimet master në fushën e së drejtës diplomatike dhe konsullore.
Kandidaturën për postin e anëtarit të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës nga Republika Sërpska e ka shpallur edhe Nebojsha Vukanoviq, lider i Listës për Drejtësi dhe Ligj.
Vukanoviq është deputet aktual në Kuvendin Popullor të Republikës Sërpska dhe në jetën politike njihet si një nga figurat më të zëshme të opozitës në këtë entitet.
Nga viti 2014 deri në vitin 2018 ai ishte këshilltar i Mlladen Bosiqit, atëherë kryesues i Dhomës Popullore të Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës.
Mandatin e tij të parë si deputet në Parlamentin e entitetit serb e fitoi në vitin 2018, pas bashkëpunimit me Partinë Demokratike Serbe (SDS), ndërsa në zgjedhjet e vitit 2022, si bartës i listës së partisë së tij, siguroi edhe mandatin e dytë në Kuvendin Popullor të Republikës Sërpska.
Ai ka përfunduar Fakultetin Filozofik në Nikshiq të Malit të Zi.
Cilat janë kompetencat e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës?
Presidenca e Bosnje e Hercegovinës është një nga institucionet kryesore shtetërore.
Anëtarët e Presidencës udhëheqin politikën e jashtme të Bosnje e Hercegovinës, marrin pjesë në përfaqësimin e shtetit në organizata dhe institucione ndërkombëtare e evropiane, si dhe kanë kompetencë për emërimin e ambasadorëve dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë të Bosnje e Hercegovinës.
Presidenca merr pjesë gjithashtu në negociimin dhe lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, kujdeset për zbatimin e vendimeve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, propozon buxhetin e shtetit dhe emëron kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës.
Lajme
Idrizaj flet pa doreza: Ja pse shteti shqiptar ka dështuar të zgjidhë çështjen çame
Në 82-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Liljan Idrizaj, ka kritikuar ashpër mungesën e angazhimit institucional të shtetit shqiptar për zgjidhjen e kësaj çështjeje historike.
Në një intervistë për Agora News, Idrizaj tha se pavarësisht disa hapave simbolikë, shteti shqiptar nuk e ka trajtuar çështjen çame me seriozitetin dhe vazhdimësinë e duhur, duke e lënë atë kryesisht në dorë të shoqatave dhe iniciativave sporadike.
“Përgjigja e parë dhe e prerë është jo. Por kjo nuk do të thotë që nuk është bërë absolutisht asgjë”, u shpreh Idrizaj, duke përmendur vendimin e Kuvendit në 1994 për ta shpallur 27 qershorin si Ditë Përkujtimi të Gjenocidit, si dhe disa deklarata e rezoluta të arritura kryesisht nëpërmjet Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).
Ai theksoi se angazhimi ka qenë “minimal, jo në lartësinë e dhimbjes dhe problemit”, duke u kufizuar në përmendje sporadike gjatë vizitave në Athinë ose në periudha zgjedhjesh, pa një strategji institucionale të qartë dhe të vazhdueshme nga qeveria, Ministria e Jashtme dhe parlamenti shqiptar.
Idrizaj, i cili është çam me origjinë nga fshati Markat i Konispolit dhe jeton në Shkodër që nga vitet ’50, foli edhe për historinë personale të familjes së tij.
Ai rikujtoi se tentativat për tjetërsimin e Çamërisë filluan që në shekullin e 19-të, pas pavarësisë së Greqisë, ndërsa kulmi ishte gjenocidi i vitit 1944 i kryer nga forcat e Napoleon Zervas, i cili çoi në dëbimin, vrasjet, përdhunimet dhe konfiskimin e pronave të mijëra shqiptarëve muslimanë të Çamërisë.
“Ne jemi parë gjithmonë me syrin e njerkës nga autoritetet komuniste të asaj kohe, sepse kishim gjithmonë mendjen te tokat tona, nga ku ishim dëbuar, ku kishim varret, gjakun e derdhur, kujtimet dhe ëndrrat tona”, tha ai.
Kryetari i Shoqatës Patriotike Çamëria kritikoi politikën “nënshtruese dhe servile” të disa qeverive shqiptare ndaj Athinës, duke theksuar se shteti shqiptar duhet të jetë mbrojtës i interesave të shqiptarëve kudo, përfshirë çështjen e pronave, kthimit të të drejtave dhe mirëmbajtjes së varrezave në Greqi.
Megjithatë, ai shprehu optimizëm për perspektivën evropiane.
“Shpresojmë shumë që me hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, një pjesë e problemeve tona – kthimi i pronave, varrezat tona në Greqi – të fillojnë zgjidhjen. Sepse në një Evropë të bashkuar, problemet minimizohen”, u shpreh Idrizaj.
Ai përmendi përpjekjet e deritanishme për ndërkombëtarizimin e çështjes, si rezoluta në Këshillin e Evropës dhe diskutime në Kongresin Amerikan, por nënvizoi se ato kanë mbetur të pamjaftueshme pa mbështetjen sistematike të institucioneve shqiptare.
Në fund të intervistës, Liljan Idrizaj theksoi se çështja çame nuk mund të harrohet: “Kanë kaluar 82 vjet, por ka popuj që kanë pritur 2000 vjet dhe kanë rikthyer të drejtat. Në qoftë se ne çojmë mesazhin, nuk e harrojmë – kjo çështje s’ka shans të humbasë. Kjo vetëm rritet, vetëm forcohet”.
Intervista e plotë:
Përshëndetje të dashur shikues. Mirë se vini në Agora News.
Do të flasim për 82-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe se çfarë ka ndodhur në këto 82 vite dhe se çfarë ka bërë shteti shqiptar kundrejt çështjes çame. Për të folur për këtë temë kemi të ftuar zotin Liljan Idrizaj, i cili është kryetar i Shoqatës Patriotike “Çamëria”.
Zoti Idrizaj, përshëndetje. Edhe unë ju përshëndes juve dhe ju përgëzoj për temën e ndjeshme me të cilën po flasim sot.
Zoti Idrizaj, ky qershor shënon 82-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Në optikën tuaj çfarë ka ndodhur në këto 82 vite dhe çfarë ka bërë shteti shqiptar për të vendosur atë që quhet drejtësi për çështjen çame?
Siç e dini edhe ju ose siç e dinë pjesa më e madhe e shqiptarëve, gjenocidi ka ndodhur në qershor të vitit 1944. Qysh nga ardhja e refugjatëve të vrarë, të përdhunuar, të grabitur të popullit të Çamërisë që jetonte në Greqi, shteti shqiptar i atëhershëm, me gjithë të mirat ose defektet e veta, edhe po të donte nuk mund t’i ndihmonte çamët e vrarë dhe të dëbuar. Akoma nuk ishte çliruar Shqipëria.
Shteti ynë nuk ishte ende shtet i plotë, autoritetet e asaj kohe s’ishin zotërues të plotë për të menaxhuar Shqipërinë, e lëre më për të menaxhuar çamët e ardhur. Gjithsesi kanë kaluar prej vitit ’44 deri në ’45-’46 me i sistemuar në baraka, në ndihma nga UNRRA dhe ndihmat e tjera që funksiononin në atë kohë. Më pas patën një farë vetorganizimi dhe gradualisht u sistemuan ashtu si mundën në zona të ndryshme të Shqipërisë: në radhë të parë në Vlorë, Fier, Durrës, Elbasan, Tiranë, Shkodër e kudo.
E veçanta është që ata janë parë gjithmonë me syrin e njerkës nga autoritetet komuniste të asaj kohe, për disa arsye sipas mendimit tim. Sepse kishim gjithmonë mendjen te tokat tona, nga ku ishim dëbuar, ku kishim varret, gjakun e derdhur, kujtimet dhe ëndrrat tona.
Zoti Idrizaj, a mund të na rrëfeni se cila është lidhja juaj me Çamërinë?
Sigurisht, edhe ne jemi gjak shqiptari. Unë jam çam, nuk jam çam i dëbuar në vitin ’44. Jam i lindur në zonën e Konispolit, tamam nga ish-komuna e Markatit, nga fshati Markat. Në rrethana të ndryshme historike, sociale dhe politike, familja ime ka ardhur të jetojë në Shkodër në vitet ’50. Qysh atëherë jetojmë në Shkodër, por jemi rritur me identitetin tonë mijëvjeçar çam, me vuajtjet dhe historitë e dëbimit e të persekutimit të çamëve. Unë mezi kam pritur (pas viteve ’90, kur u çliruam nga presioni) të jap kontributin tim, sado modest, për çështjen çame. Kjo është lidhja ime personale.
Po a mund të na rrëfeni një histori konkrete të familjarëve tuaj, të paraardhësve tuaj sa i përket gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë?
Tentativat për ta tjetërsuar Çamërinë kanë filluar që në vitin 1821 kur Greqia fitoi autonominë, rreth viteve 1829-1830 kur fitoi pavarësinë nga Perandoria Otomane. Qysh në atë kohë komuniteti çam musliman u pa me syrin e njerkës, madje armiqësor, nga autoritetet e reja greke.
Në 1913 mbi 90% e Çamërisë kaloi në territorin grek. Unë jam pjesë e asaj 5-10% që mbeti në territorin shqiptar, por me rrënjë e gjak çam. Gjatë luftës italo-greke, të afërmit e mi (si xhaxhai im) u morën dhe u internuan. Kur filloi masakra e paramenduar, deri në vitin 1944 kur Napoleon Zerva i dëboi praktikisht të gjithë shqiptarët muslimanë të Çamërisë.
Zoti Idrizaj, në fjalën tuaj në Kuvend me rastin e 82-vjetorit të gjenocidit grek ndaj Çamërisë, ju theksuat se çështja çame nuk duhet të mbetet peng i harresës apo i interesave të çastit… A e kanë trajtuar me seriozitet institucionet shqiptare këtë çështje të paktën përgjatë 35 viteve të fundit?
Përgjigja e parë dhe e prerë është jo. Por kjo nuk do të thotë që nuk është bërë absolutisht asgjë. Me punën e shoqatës Çamëria, në vitin 1994 Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi që 27 qershori të jetë dita e përkujtimit të gjenocidit. Më pas, me lindjen e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), u arritën disa gjëra si deklarata, rezoluta, krijimi i Bashkisë së Konispolit etj. Por angazhimi i shtetit shqiptar ka qenë minimal, jo në lartësinë e dhimbjes dhe problemit. Në momente të caktuar, në kohë të caktuar, udhëheqës të caktuar e kanë ngritur dhe e kanë përmendur me palën greke. Siç e them, kanë qenë sporadike në momente zgjedhjesh, por jo në mënyrë të organizuar institucionale me program. Dhe nuk i është dhënë asnjëherë ajo rëndësi që ka kjo çështje jashtëzakonisht e dhimbshme – edhe siç ma përmendët edhe ju – që nuk ka asnjë mundësi të harrohet për sa të jetojmë ne çamët, për sa të jetojnë të gjithë shqiptarët, por edhe për sa të jetojë shqiptaria.
Zoti Idrizaj, pse shteti shqiptar nuk e ka adresuar këtë çështje në mënyrë të vazhdueshme në kancelaritë evropiane, por sidomos në vizitat që shtetarët shqiptarë kanë zhvilluar në Athinë?
Historinë e vizitave tona në Athinë ne e dimë të gjithë. Unë detyrohem të them se jemi pak më të ndjeshëm ne çamët, sepse kemi akoma shtëpitë, varret, tokat, historinë tonë në atë që e quajmë shtetin grek. Ne aty e kemi vendin tonë, kujtimin tonë, historinë tonë, perspektivën tonë dhe nuk kemi asnjë shans ta harrojmë. Pra mund dhe duhet të thuhet që shtetarët tanë bëjnë politikë nënshtruese, servile, dhe jo politikën që i takon shtetit shqiptar, i cili duhet të jetë mbrojtësi (piedestali) i shqiptarëve. Pritet shumë më tepër. Përveç përmendjeve sporadike, unë e di vështirësinë, e di dëshirën e shqiptarëve por edhe të shtetit për t’u pranuar në Bashkimin Europian, por është bërë minimalisht. Mos të themi pak edhe hiç.
Nuk është ajo që pritet nga ne çamët nga shteti, por nuk është as ajo që presin shqiptarët për çështjen çame nga shteti ynë. Kjo është një vërejtje që mund dhe duhet t’i bëhet të gjithë qeverive – qofshin të djathta, të majta, apo qeveri uniteti e koalicioni siç ndodhi në rastet e ’91-ës, ’97-ës, por edhe ndonjë moment tjetër.
Përgjegjësi është shteti ynë për ngritjen, mbrojtjen dhe detyrimet që ka ndaj komunitetit tonë, i cili me punën e tij, me kontributin e tij, me aktivitetet e tij ka kontribuar për stabilizimin e Shqipërisë. Edhe duhet ta përmend – më vjen rrallë rasti – që Kosova dhe Çamëria siç thonë janë sakrifikuar për të pasur këtë shtet që kemi. Por ky shtet bëhet më i fortë ashtu siç ndodhi me Kosovën që fitoi pavarësinë, në qoftë se mbrohen edhe ruhen të drejtat e komunitetit tonë të shumëvuajtur çam.
A ka diskutime me Athinën zyrtare sa i përket njohjes nga ana e shtetit grek të këtij gjenocidi kundrejt shqiptarëve të Çamërisë, por edhe për zgjidhjen e çështjes së pronave?
Mund të them krejt i lirshëm: Jo. Ka përmendje, ka reflektim negativ nga shteti grek, nuk ka protagonizëm ose vendosmëri nga shteti ynë (mbase edhe për arsye që dihen), por nuk është bërë as edhe sot ajo që pritet. Nuk ka ndonjë mënyrë institucionale ose ndonjë bisedim institucional të shtetit tonë me shtetin grek.
Shpesh edhe me komunitetin tonë kemi pasur shpresa të mëdha se do të punohet, do të forcohemi, do të jemi në gjendje të bëjmë marrëveshje reciproke me grekët, por ka pesimizëm. E vetmi optimizëm i yni është të vazhdojmë aktivitetet, të sensibilizojmë çamët dhe shqiptarët për çështjen tonë, të forcohemi.
Duhet të them se unë personalisht, por jo vetëm unë por një pjesë e madhe e jonë e çamëve, shpresojmë shumë që me hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në familjen e madhe evropiane, një pjesë e problemeve tona – po them unë kthimi i pronave, varrezat tona në Greqi, diskutimet për pronat, por jo vetëm – po qoftë edhe rregullimi i varreve të të parëve tanë që janë në Greqi, të fillojnë zgjidhjen. Sepse në një Evropë të bashkuar, siç thonë, problemet minimizohen dhe mbase shkojmë në drejtimin e duhur. Pra është fillimi i zgjidhjes së problemeve tona. Shpresoj.
Zoti Idrizaj, a ka përpjekje qoftë të shoqatës suaj që ju drejtoni, qoftë të shoqatave të tjera që merren me çështjen çame, apo edhe të shqiptarëve të Çamërisë, por edhe të elementëve apo strukturave të shtetit shqiptar që po bëjnë përpjekje për ta ndërkombëtarizuar këtë çështje apo qoftë për ta dërguar në Hagë si çështje?
Përpjekjet kanë qenë të vazhdueshme në momente të caktuar. Kemi pasur, po them unë, suksese relative. Ka një rezolutë në Bashkimin Evropian, po e them në Këshillin e Evropës në kohën e Doris Pakut. Ka pasur një rezolutë edhe një diskutim në kohën e zonjës Clinton në Kongresin Amerikan.
Zoti Idrizi, kryetar i PDIU-së, në kohën kur ishte nënkryetar i Kuvendit, por edhe anëtar i komisionit të jashtëm shqiptar në Parlamentin Europian, e ka ngritur shpesh çështjen çame, por jo vetëm.
Për shembull ka mbrojtur në atë kohë integritetin e Kosovës dhe pastërtinë e luftës së Kosovës kundër raportit famëkeq të Dick Martit.
Pra ka pasur përpjekje, ka përpjekje edhe vazhdojnë përpjekjet, por shumica e këtyre përpjekjeve nuk u kthyen – siç edhe biseduam gjatë bisedës – që të punojë parlamenti ynë, Ministria jonë e Jashtme, qeveria jonë në mënyrë të vazhdueshme, institucionale dhe në çdo bisedë. Prandaj janë më shumë sporadike, të ndërprera, por jo institucionale.
Puna jonë nuk ka për të pushuar kurrë. Ne siç themi e kemi detyrim, e kemi gjak, e kemi frymë – është frymëmarrja jonë.
Kemi për detyrë të besojmë në Zot, të besojmë në vlera, të besojmë në shqiptarizëm, të besojmë te drejtësia e çështjes sonë, sepse na kanë vrarë, na kanë grabitur, na kanë përdhunuar.
Në qoftë se mund të bëjmë një barazim: unë atëherë e përdor shpesh këtë – në qoftë se mund të bëhet një barazim me çdo popull sot që vritet barbarisht. Po them unë siç janë persekutuar dikur hebrenjtë nga nazizmi gjerman, siç persekutohen sot palestinezët ose kudo tjetër, ashtu jemi persekutuar, jemi grabitur, jemi vrarë ne çamët.
Është e pamundur që ne të mos përpiqemi, të mos luftojmë, të mos e ngrejmë këtë çështje, të mos e kujtojmë. Ne s’kemi si ta harrojmë.
Kjo është afërsisht ajo që mund të them me gjithë pakënaqësitë tona ndaj institucioneve, qeverisë shqiptare dhe parlamentit shqiptar.
Sigurisht, siç e përmenda gjatë bisedës, dua të falënderoj për ato sado pak që janë bërë. Bile këtu po gjej rastin të falënderoj edhe për këto seanca që bëhen për sensibilizimin e çështjes çame– është e treta ose e katërta seancë që bëjnë në Parlament.
Zoti Idrizaj, unë ju falënderoj që ishit në Agora News!
Edhe unë njëherë tjetër ju falënderoj. Kjo bisedë është shumë më e kollajshme kur unë mbaj një fjalim rastit, por me bërë një bisedë me ju… Nganjëherë biseda çalon, nuk gjejmë fjalën më të lehtë, por mesazhi mbetet, historia mbetet, kultura jonë mbetet, lutjet tona mbesin, kujtesa jonë mbetet. Dhe kjo është më kryesorja.
Këtë mision më mirë se ne çamët e bëjnë shoqatat, partitë shqiptare – sidomos Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – por edhe ju, shtypi. Në këtë rast edhe kjo është siç thonë, na ri-karikon, na ndez dritën. Nuk po them flakë, sepse flaka ndizet e fiket, por dritë sado e vogël – shpresojmë nesër të bëhet e madhe për ta arritur këtë fitore: rivendosjen e të drejtave tona të mohuara.
Unë e them pak me vete, pak me familjen, por kam rast ta them edhe me ju: kanë kaluar 82 vjet, por ka popuj që kanë pritur 2000 vjet dhe iu kanë rikthyer të drejtat. Ka popuj që kanë kaluar shumë vjet dhe e kanë rifituar të drejtën.
Në qoftë se ne çojmë mesazhin, nuk e harrojmë – as ne shqiptarët, sidomos ne, fëmijët tanë, nipërit tanë – kjo çështje s’ka shans të humbasë. Kjo vetëm rritet, vetëm forcohet. Është e destinuar të mos harrohet kurrë. Ju personalisht, edhe nga ana ime, por edhe nga shqiptarët e Çamërisë dhe nga të gjithë shqiptarët patriotë, ju falënderoj. Këto biseda janë të dhimbshme dhe duhen të jenë të gjata. Por faleminderit.
Faleminderit sërish për praninë tuaj.
/AgoraNews
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
