Connect with us

Lajme

“Rikonstruimi i qeverisë”, Kasami: Jemi të kënaqur me ndarjen e posteve, “Drejtësia” ka qenë kërkesë e jonë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami në “Vetëm intervistë” në Kanal 5, duke folur për rikonstruimin e qeverisë dhe dy vitet e qeverisjes së VLEN, ka thënë se janë të kënaqur si dhe për punën e ministrave të tyre.

“Fillimisht është folur për të mbajtur pozicionet që kishim, por ne gjithë kohës flasim me kryeministrin se si të zgjidhet një nga problemet, ai i Provimit të jurisprudencës si të gjendet zgjidhje më e shpejtë që të mos vazhdojë kjo situatë tensionuese mes studentëve. Një nga propozimet ka qenë të zgjidhet me ndryshimin e kuadrove”, ka thënë Kasami.

Ai tha se jo që deshëm të përzihemi në zgjidhjet kadrovike të koalicionit qeveritar, por siç tha, “kemi raport korrekt edhe me kryeministrin dhe është me rëndësi të ketë mirëkuptim”.

“Ministri i deritashëm i Drejtësisë nuk ishte i gatshëm të gjejë zgjidhje. Ka qenë kërkesë jonë se jemi të gatshëm të përballemi me këtë për të gjetur zgjidhje për studentët”, ka thënë Kasami.

Lajme

Ali Ahmeti në Shuto Orizare: BDI mbetet e fortë

Sonte, në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe plot entuziazëm, mora pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Shuto Orizare, njoftoi kryetari i BDI, Ali Ahmeti.

“Ky kuvend dëshmoi edhe një herë unitetin, pjekurinë organizative dhe përkushtimin e anëtarësisë sonë ndaj vlerave që e kanë bërë BDI-në forcën më të madhe dhe më të organizuar politike shqiptare në vend.

U zgjodhën organet dhe strukturat drejtuese të degës: Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës, si dhe Komiteti i Veteranëve. Të gjithë të zgjedhurve u uroj punë të mbarë, suksese dhe angazhim të palëkundur në shërbim të qytetarëve dhe të kauzës sonë të përbashkët.

Shuto Orizarja sonte dërgoi një mesazh të qartë: Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i bashkuar, i fortë dhe i vendosur për të mbrojtur dinjitetin, barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Së bashku vazhdojmë përpara, më të organizuar dhe më të vendosur se kurrë”, theksoi Ahmeti.

Continue Reading

Lajme

Pas aksidentit, NPK Tetovë rikthen gjelbërimin në rrugën Industriale, mbillen 10 drunj të rinj

Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) Tetovë ka përfunduar punimet për rregullimin e hapësirës së gjelbër në Rrugën Industriale (Rruga \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Vidoe Smilevski Bato\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”), e cila ishte dëmtuar si pasojë e një aksidenti.

Ekipet e NPK-së kanë intervenuar për rehabilitimin e plotë të zonës së prekur, duke rikthyer gjendjen e saj dhe duke përmirësuar pamjen e kësaj pjese të qytetit.

Në kuadër të punimeve është realizuar edhe mbjellja e 10 drunjve të rinj të llojit Acer, të cilët do të kontribuojnë në shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm e më estetik për qytetarët.

Nga NPK Tetovë theksojnë se mirëmbajtja dhe zgjerimi i hapësirave të gjelbra mbetet një nga prioritetet e ndërmarrjes, me qëllim që qyteti të jetë më i pastër, më i gjelbër dhe më i këndshëm për banorët.

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të kujdesen për hapësirat publike dhe gjelbërimin urban, në mënyrë që investimet e realizuara të ruhen dhe të shërbejnë për të mirën e përbashkët.

Continue Reading

Lajme

Latifi: Maqedonia e Veriut hyn në fazën e verifikimit për integrimin e tregut të energjisë elektrike me BE-në

Drejtori i SHA MEPSO, Burim Latifi, ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut ka hyrë në fazën e verifikimit në procesin e integrimit të tregut të energjisë elektrike me Bashkimin Evropian (market coupling), pasi ka përmbushur të gjitha parakushtet e nevojshme ligjore.

Sipas Latifit, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka konfirmuar fillimin e kësaj faze, e cila përbën një hap të rëndësishëm strategjik drejt integrimit evropian në sektorin e energjisë.

Ai theksoi se gjatë procesit të verifikimit do të vlerësohet zbatimi praktik i kornizës së re ligjore, si dhe gatishmëria institucionale dhe operacionale e pjesëmarrësve të tregut për integrim të plotë në tregun unik evropian të energjisë elektrike.

“Ky zhvillim paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një tregu më efikas, më konkurrues dhe më të sigurt të energjisë elektrike”, ka shkruar Latifi.

Sipas tij, është veçanërisht inkurajuese që Maqedonia e Veriut renditet ndër vendet e para në rajon që arrijnë këtë fazë, si pala e katërt kontraktuese e Komunitetit të Energjisë, pas Serbisë, Malit të Zi dhe Moldavisë.

Latifi vlerësoi se ky progres dëshmon përkushtimin institucional ndaj reformave, harmonizimit me standardet evropiane dhe forcimit të stabilitetit energjetik në vend dhe në rajon.

Në fund, ai theksoi se SHA MEPSO mbetet e angazhuar në zbatimin e standardeve evropiane dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal në sektorin elektroenergjetik, me synim ndërtimin e një sistemi energjetik më modern, më të qëndrueshëm dhe të integruar.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Ali Ahmeti në Shuto Orizare: BDI mbetet e fortë

Sonte, në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe plot entuziazëm, mora pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik...

Lajme2 hours ago

“Rikonstruimi i qeverisë”, Kasami: Jemi të kënaqur me ndarjen e posteve, “Drejtësia” ka qenë kërkesë e jonë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami në “Vetëm intervistë” në Kanal 5, duke folur për rikonstruimin e qeverisë dhe dy vitet...

Lajme2 hours ago

Pas aksidentit, NPK Tetovë rikthen gjelbërimin në rrugën Industriale, mbillen 10 drunj të rinj

Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) Tetovë ka përfunduar punimet për rregullimin e hapësirës së gjelbër në Rrugën Industriale (Rruga \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Vidoe Smilevski...

Lajme3 hours ago

Latifi: Maqedonia e Veriut hyn në fazën e verifikimit për integrimin e tregut të energjisë elektrike me BE-në

Drejtori i SHA MEPSO, Burim Latifi, ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut ka hyrë në fazën e verifikimit...

Lajme9 hours ago

Drejtori i QMK Muhamed Ali: Po ndërtojmë një sistem modern për zbulimin e hershëm të zjarreve pyjore

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, ka bërë të ditur se institucioni ka nisur zbatimin e një...

Lajme12 hours ago

VLEN: Transporti ajror po modernizohet me standarde evropiane, Maqedonia e Veriut e para në rajon me teknologjinë më të avancuar

Transporti ajror në Maqedoninë e Veriut po shënon përparim të vazhdueshëm përmes investimeve në siguri, teknologji dhe zgjerim të lidhjeve...

Lajme22 hours ago

VLEN: Shasivari, Ferati e Sulejmani do drejtojnë me tre ministritë e reja

Pas mbledhjes së presidencës së VLEN-it të mbajtur sonte është marrë vendim që përfaqësuesit e saj në Qeveri të jenë...

Lajme23 hours ago

Izet Mexhiti: SHBA mbetet partner strategjik dhe mik i shqiptarëve

Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut – Ditës së...

Lajme23 hours ago

Populizmi si mjet për përçarje dhe manipulim të Malësisë

Shkruan: Albert Bikaj Ditëve të fundit kemi lexuar deklarata të ndryshme mbi përfundimin e arbitrazhit midis Komunës së Podgoricës dhe...

Lajme24 hours ago

Beteja për Presidencën e Bosnje e Hercegovinës: Kush janë kandidatët?

Edhe tre muaj e ndajnë Bosnje e Hercegovinën nga zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa gara për një vend në Presidencën e...

Trending