Connect with us

Lajme

Vitin e ardhshëm pritet të mbarojë gazsjellësi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, vlerësoi Ministria e Energjetikës

Ministria për energjetikë, miniera dhe burimet minerale në Maqedoninë e Veriut pret që vitin e ardhshëm të mbarojë lidhja e gazit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duke vlerësuar se puna po ecën sipas planit.

“Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, së bashku me NOMAGAS dhe operatorin grek të sistemit të transmetimit të gazit DESFA, kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm për zbatimin e interkonektorit të gazsjellësit midis Maqedonisë dhe Greqisë – një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës energjetike për vendin dhe rajonin”, njoftuan nga Ministria.

Në takimin ku morën pjesë udhëheqësit e Ministrisë, NOMAGAS-it dhe DESFA-s, u shqyrtuan aktivitetet për realizimin e lidhjes së gazit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, pavarësisht se janë harxhuar miliona euro për sistemin e ndërtimit të rrjetit të gazifikimit në vend, projekti vazhdimisht është zvarritur me vite ndërsa sistemi nuk është ende funksional në tërësi. Ndonëse ndërtimi i tubacioneve të gazifikimit ka përfunduar në të gjitha segmentet në të gjithë vendin, ende nuk janë vënë në funksion.

Nga Ministria e Energjetikës sqaruan për Portalb.mk se vënia në funksion e tubacioneve të gazifikimit do të kryhet pas testimit të tyre, gjatë të cilit do të duhet të ketë konsumatorë të interesuar të gazit në vend (amvisëri, industri, etj). Megjithatë, nuk treguan se kur konkretisht pritet të bëhet kjo.

Interkonektori, me gjatësi 68 kilometra, në territorin e Maqedonisë së Veriut, do të mundësojë transportin e gazit natyror dhe hidrogjenit, duke kontribuar në sigurinë energjetike, duke ulur ndotjen dhe duke përshpejtuar kalimin në burime të energjisë së gjelbër.

Projekti, vlera e të cilit vlerësohet mbi 5.1 miliardë denarë, do të zbatohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), përmes granteve, asistencës teknike dhe kredive të buta.

Ndërtimi i interkonektorit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë paraprakisht kishte ngecur në përzgjedhjen e realizuesit që do e ndërtojë atë.

Lajme

Hoxha: Dialogu i hapur për lejen e USJE-s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetarëve

‘Dialogu i hapur për temat kryesore është e vetmja mënyrë për të ndërtuar besim’, porositi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, pas përfundimit të debatit të sotëm publik për ripërtëritjen e Lejes së Integruar-A për çimentoren Titan-USJE.

Ministri Hoxha shprehu falënderim ndaj qytetarëve, aktivistëve ekologjikë, ekspertëve, mediave, përfaqësuesve të institucioneve dhe të kompanisë për pjesëmarrjen e tyre aktive në këtë proces.

„Për të mos pasur dilema të mëtejme, dëshiroj të porosis qartë: Si Ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, jemi angazhuar fuqishëm që leja e ripërtërirë për ‘Usje’-n të hartohet sipas kushteve të Ligjit të ri për Emetimet Industriale, i cili hyn në fuqi në shtator të vitit 2027“, potencoi Hoxha. 

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, do të vlejnë rregulla më strikte dhe njëlloj për të gjithë subjektet industriale.

Sipas Hoxhës, qëllimi përfundimtar i Ministrisë së Mjedisit nuk janë kompromiset e përkohshme, por zgjidhjet afatgjata për mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit jetësor. 

‘Vazhdojmë tutje, drejt standardeve më të larta evropiane për mbrojtjen e mjedisit. E kjo arrihet më së miri me transparencë dhe përmes një procesi të dialogut, bashkëpunimit dhe me përgjegjësi më të madhe nga të gjithë palët e përfshira, në interes të qytetarëve’, theksoi Hoxha.

Continue Reading

Lajme

Zëvendësministri Admir Shabani: Pajisjet e reja për Armatën forcojnë kapacitetet dhe gatishmërinë operative

Zëvendësministri Admir Shabani mori pjesë në prezantimin e pajisjeve të reja për Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të siguruara përmes Fondit Evropian të Paqes.

Gjatë këtij prezantimi u theksua se këto pajisje përfaqësojnë një mbështetje të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe rritjen e gatishmërisë operative të Armatës, duke mundësuar pjesëmarrje më efikase në misione dhe operacione ndërkombëtare në kuadër të politikave të përbashkëta të sigurisë dhe mbrojtjes së Bashkimit Evropian.

Zëvendësministri Shabani vlerësoi se ky investim është një dëshmi e qartë e partneritetit të fortë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm mes vendit dhe BE-së në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Përmes investimeve konkrete dhe vizionit të përbashkët, ne vazhdojmë të avancojmë kapacitetet tona mbrojtëse dhe të kontribuojmë në paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë,” u theksua në deklaratë.

Gjithashtu u shpreh mirënjohje për Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe për të gjithë faktorët që kontribuuan në realizimin e suksesshëm të këtij projekti.

Continue Reading

Lajme

Nismë historike: Nikollë Camaj propozon themelimin e Institutit Albanologjiko-Kulturologjik në Mal të Zi

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, dorëzoi sot në procedurë parlamentare Propozim-vendimin për themelimin e Institutit Albanologjiko-Kulturologjik në Mal të Zi, një nismë që synon krijimin e një institucioni të dedikuar për studimin, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë gjuhësore, historike dhe kulturore të shqiptarëve në vend.

Camaj vlerësoi se themelimi i këtij instituti përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bazës institucionale për kërkimin shkencor në fushën e albanologjisë dhe kulturologjisë, si dhe për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kulturor të komunitetit shqiptar në Mal të Zi.

“Me këtë propozim krijojmë një kornizë të qëndrueshme institucionale që do të kontribuojë në zhvillimin e shkencës, ruajtjen e diversitetit kulturor dhe forcimin e karakterit multietnik të Malit të Zi”, deklaroi Camaj.

Ai shprehu bindjen se nisma do të marrë mbështetjen e deputetëve, duke theksuar se ajo është në përputhje me marrëveshjet e partneritetit dhe me angazhimet për avancimin e të drejtave të komuniteteve dhe zhvillimin e institucioneve shtetërore.

“Në përputhje me marrëveshjet dhe pozicionin e partneritetit që kemi, jam i bindur se deputetët do ta njohin rëndësinë e kësaj nisme dhe do ta mbështesin miratimin e saj”, tha Camaj.

Themelimi i Institutit Albanologjiko-Kulturologjik pritet të krijojë kushte për hulumtim të organizuar shkencor, dokumentim dhe promovim të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke kontribuar njëkohësisht në pasurimin e jetës akademike dhe kulturore të Malit të Zi.

Ja postimi plotë:

Sot dorëzuam, për procedurë parlamentare, Propozimin e vendimit për themelimin e Institutit albanologjiko-kulturologjik në Malin e Zi. Besojmë se themelimi i këtij institucioni paraqet një hap të rëndësishëm drejt studimit sistematik, ruajtjes dhe afirmimit të gjuhës, kulturës, historisë dhe trashëgimisë së përgjithshme të komunitetit shqiptar në Malin e Zi. Me këtë propozim do të krijojmë një kornizë të qëndrueshme institucionale që do të kontribuojë në zhvillimin e shkencës, ruajtjen e diversitetit kulturor dhe forcimin e karakterit multietnik të Malit të Zi.
Sipas marrëveshjeve dhe pozicionit të patneritetit që kemi, jam më se i sigurt se deputetët do ta njohin rëndësinë e kësaj nisme dhe ta mbështesin miratimin e saj.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme1 hour ago

Hoxha: Dialogu i hapur për lejen e USJE-s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetarëve

‘Dialogu i hapur për temat kryesore është e vetmja mënyrë për të ndërtuar besim’, porositi ministri i Mjedisit Jetësor dhe...

Lajme1 hour ago

Zëvendësministri Admir Shabani: Pajisjet e reja për Armatën forcojnë kapacitetet dhe gatishmërinë operative

Zëvendësministri Admir Shabani mori pjesë në prezantimin e pajisjeve të reja për Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të...

Lajme2 hours ago

Nismë historike: Nikollë Camaj propozon themelimin e Institutit Albanologjiko-Kulturologjik në Mal të Zi

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, dorëzoi sot në procedurë parlamentare Propozim-vendimin për themelimin e Institutit Albanologjiko-Kulturologjik...

Lajme2 hours ago

Vitin e ardhshëm pritet të mbarojë gazsjellësi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, vlerësoi Ministria e Energjetikës

Ministria për energjetikë, miniera dhe burimet minerale në Maqedoninë e Veriut pret që vitin e ardhshëm të mbarojë lidhja e...

Lajme3 hours ago

Një muaj paraburgim për kosovarin e arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për kosovarin e arrestuar në Serbi Ministria e Brendshme e Serbisë të premten ka njoftuar se Gjykata...

Lajme7 hours ago

Dimitrieska-Koçoska: Me ribalancin e buxhetit sigurojmë më shumë mjete për projektet në komuna, bujqësi, rritjen e pagave, përmirësimin e standardit të studentëve dhe nxënësve, mbrojtjen sociale, investimet kapitale dhe përshpejtimin e ciklit investues

Ndryshimet dhe plotësimet e ndryshuara të buxhetit për vitin 2026, duke filluar nga dita e sotme, janë në rend dite...

Lajme10 hours ago

“Jehona e Malësisë”: Çdo pëllëmbë e Malësisë do të mbrohet, por jo duke dobësuar shqiptarët

Shoqata “Jehona e Malësisë”, përmes kryetarit Zef Berishaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth kufijve të Komunës së...

Lajme13 hours ago

Turqia ndalon hyrjen e anijes turistike me pasagjerë LGBT

Autoritetet turke kanë ndaluar ankorimin në portet e vendit të një anijeje turistike që u shërben udhëtarëve amerikanë LGBTQ+, duke...

Lajme13 hours ago

Islam Abazi në fund të mandatit: Kush është ai nga BDI-ja që unë e kam mbrojtur?

“Cila është ajo kallëzim penal ndaj funksionarëve të BDI-së që ka mbërritur në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar...

Lajme13 hours ago

Aksion për larjen e rrugëve kryesore në Çair

Komuna e Çairit, në bashkëpunim me NP “Higjiena Komunale”, mbrëmë realizoi aksion për larjen e rrugëve kryesore në territorin e...

Trending