Connect with us

Lifestyle

Publikohet “Shimae”, surpriza më e re muzikore e Emra Brah

Emra Brah ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Shimae”, një këngë që vjen e shoqëruar edhe me videoklip dhe synon të tërheqë vëmendjen e publikut me ritmin dhe produksionin modern.

Projekti është realizuar nga Moon Studio, në bashkëpunim me Emra Brah dhe Frensi, ndërsa beat-i është punuar nga Xhoni dhe vetë Emra Brah. Teksti dhe linja melodike mbajnë firmën e artistit, duke e bërë “Shimae” një krijim autentik të tij.

Videoklipi është realizuar nga Fullmoon Production, me regji nga The Claudia, ndërsa producentë ekzekutivë të projektit janë Elsamed Senaj dhe Klaudja Senaj.

Me këtë publikim, Emra Brah vazhdon të pasurojë repertorin e tij muzikor, duke sjellë një tjetër projekt të kuruar në çdo detaj, si në aspektin muzikor ashtu edhe në atë vizual. “Shimae” tashmë është publikuar dhe pritet të mirëpritet nga adhuruesit e muzikës shqiptare.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Vdes aktori i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar, njohur Koço Qendro.

Qendro njihejh për rolet e tij në teatër dhe kinema, kryesisht në rolin e Harpagonit në komedinë “Koprraci” të Molierit.

Ai e interpretoi Harpagonin në periudha të ndryshme të jetës, “duke u rikthyer në skenë edhe në një moshë shumë të thyer dhe duke dëshmuar se pasioni për artin nuk njeh kufij”, shkruan EuroNews.al.

Pos në aktrim, Qëndro dha kontribut të çmuar në ruajtjen e historisë së teatrit korçar, duke dokumentuar kujtime, ngjarje dhe figura që kanë ndërtuar traditën e skenës shqiptare.

Au së fundmi u shpall edhe “Ambasador i Qarkut” nga Këshilli i Qarkut Korçë, si shenjë mirënjohjeje për kontributin në kulturën shqiptare.

Continue Reading

Lifestyle

Bekim Rexhepi publikon “Dashnia”, projekt më i ri muzikor dhe hit i verës

Këngëtari Bekim Rexhepi ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Dashnia”, një projekt i ri muzikor që vjen i kompletuar edhe me videoklip.

Kënga është realizuar me tekst nga Abaz Selmani, muzikë dhe orkestrim nga Baki Korg, ndërsa është incizuar në studion Xhoni. Videoklipi është realizuar nga Jehona Production, me regji të Vigan Ibishit, dhe producent ekzekutiv është Arif Ibishi.

“Dashnia” tashmë është publikuar dhe është në dispozicion të publikut.

Continue Reading

Lifestyle

Qeni i kafshoi pastruesen e shtëpisë, Chris Brown urdhërohet t’i paguajë 12.9 milionë dollarë dëmshpërblim: E bleva për arsye sigurie

Këngëtari amerikan Chris Brown është shpallur përgjegjës për një sulm nga qeni në pronën e tij në Tarzana, Kaliforni, dhe është urdhëruar nga një juri në Los Angeles t’i paguajë 12.9 milionë dollarë dëmshpërblim pastrueses së shtëpisë, Maria Avila, e cila u plagos rëndë gjatë incidentit në vitin 2020.

Vendimi u mor pas një gjyqi dyjavor, ku juria konstatoi se Brown dhe kompania e tij, Black Pyramid LLC, kishin vepruar me neglizhencë. Avila u sulmua nga qeni bari kaukazian 90 kilogramësh, i quajtur Hades, teksa po nxirrte mbeturinat nga shtëpia e këngëtarit.

Sipas dëshmisë së Avilës, sulmi i shkaktoi plagë të rënda, duke i shqyer pjesë të mëdha të lëkurës dhe duke i lënë shpërfytyrim të përhershëm në fytyrë, humbje të pjesshme të shikimit, dëmtime nervore dhe kufizime në lëvizjen e krahut të majtë. Ajo deklaroi se nuk ka mundur të rikthehet në punë për shkak të pasojave fizike dhe stresit post-traumatik.

Gjatë procesit gjyqësor, juria dëgjoi se Brown u largua nga vendi i ngjarjes pa telefonuar shërbimet e emergjencës, duke ia lënë punonjësve të tij kujdesin për të plagosurën. Këngëtari argumentoi se veproi me këshillën e menaxherit të tij, pasi kishte frikë se prania e tij do të shkaktonte vëmendje të madhe mediatike.

Brown pranoi një pjesë të përgjegjësisë, por kundërshtoi shkallën e dëmtimeve dhe pretendoi se Avila mbante një pjesë të fajit. Ai deklaroi se kishte paralajmëruar Avilën dhe motrën e saj, Patricia, që të mos dilnin jashtë pa praninë e rojeve të sigurisë, pasi qentë nuk ishin miqësorë. Dy gratë e mohuan këtë pretendim.

Këngëtari sqaroi se qeni ishte blerë për arsye sigurie dhe mbahej nga rojet për të mbrojtur pronën, duke përmendur rastet e shumta të përndjekjes që, sipas tij, kishte përjetuar.

Përveç dëmshpërblimit për Maria Avilën, juria akordoi 885 mijë dollarë për motrën e saj, Patricia, dhe 50 mijë dollarë për bashkëshortin e Avilës, Oscar Olivo.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme35 minutes ago

Shoqata “Jehona e Malësisë” uron 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Me rastin e 4 Korrikut , Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 250-vjetorit të Shpalljes së...

Lajme1 hour ago

Çmimet e banesave, shtëpive dhe pronave të paluajtshme sërish shtrenjtohen në Shkup

Çmimet e pasurive të paluajtshme në Shkup vazhdojnë të rriten, por me një ritëm më të ngadalshëm krahasuar me periudhën...

Sport2 hours ago

Salah: Jam krenar që përfaqësoj miliona myslimanë në mbarë botën

Kapiteni i kombëtares së Egjiptit në futboll, Mohamed Salah, deklaroi se për të ka shumë rëndësi fakti që përfaqëson myslimanët...

Lifestyle4 hours ago

Vdes aktori i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar, njohur Koço Qendro. Qendro njihejh për rolet e tij në teatër dhe...

Lajme4 hours ago

Kushtetuesja rrëzon padinë e Erion Veliajt për gjykimin ndaj dosjes së SPAK

Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi në seancë plenare padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, i cili u ankua për...

Lajme6 hours ago

Reagim nga komuna e Çairit: Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga stuhia është formuar në maj me vendim të Këshillit komunal

Komuna e Çairit ka reaguar ndaj deklaratave të këshilltarëve komunalë të opozitës, duke theksuar se pretendimet për mungesën e një...

Lajme6 hours ago

Kostovski: Vendoset gurthemeli i pishinës moderne të mbyllur në Radishan

Në lagjen Radishan të Komunës së Butelit është vendosur sot gurthemeli i një pishine moderne të mbyllur pranë shkollës fillore...

Lajme6 hours ago

Mexhiti uron 250 vjetorin e SHBA-së: Liria e shqiptarëve mban vulën e miqësisë me Amerikën

“Ka kombe që e shkruajnë historinë e tyre. Ka të tjera që, duke e shkruar historinë e tyre, ndryshojnë edhe...

Lajme6 hours ago

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 250-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së ShBA-së....

Lajme6 hours ago

Anketa më e re: Ali Ahmeti mbetet lideri më i besuar te shqiptarët

Një hulumtim i opinionit publik i realizuar nga agjencia Market Vision në periudhën 10–27 qershor, me porosi të MKD.mk, tregon...

Trending