Lifestyle
Bekim Rexhepi publikon “Dashnia”, projekt më i ri muzikor dhe hit i verës
Këngëtari Bekim Rexhepi ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Dashnia”, një projekt i ri muzikor që vjen i kompletuar edhe me videoklip.
Kënga është realizuar me tekst nga Abaz Selmani, muzikë dhe orkestrim nga Baki Korg, ndërsa është incizuar në studion Xhoni. Videoklipi është realizuar nga Jehona Production, me regji të Vigan Ibishit, dhe producent ekzekutiv është Arif Ibishi.
“Dashnia” tashmë është publikuar dhe është në dispozicion të publikut.
Lifestyle
Vdes aktori i njohur shqiptar
Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar, njohur Koço Qendro.
Qendro njihejh për rolet e tij në teatër dhe kinema, kryesisht në rolin e Harpagonit në komedinë “Koprraci” të Molierit.
Ai e interpretoi Harpagonin në periudha të ndryshme të jetës, “duke u rikthyer në skenë edhe në një moshë shumë të thyer dhe duke dëshmuar se pasioni për artin nuk njeh kufij”, shkruan EuroNews.al.
Pos në aktrim, Qëndro dha kontribut të çmuar në ruajtjen e historisë së teatrit korçar, duke dokumentuar kujtime, ngjarje dhe figura që kanë ndërtuar traditën e skenës shqiptare.
Au së fundmi u shpall edhe “Ambasador i Qarkut” nga Këshilli i Qarkut Korçë, si shenjë mirënjohjeje për kontributin në kulturën shqiptare.
Lifestyle
Publikohet “Shimae”, surpriza më e re muzikore e Emra Brah
Emra Brah ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Shimae”, një këngë që vjen e shoqëruar edhe me videoklip dhe synon të tërheqë vëmendjen e publikut me ritmin dhe produksionin modern.
Projekti është realizuar nga Moon Studio, në bashkëpunim me Emra Brah dhe Frensi, ndërsa beat-i është punuar nga Xhoni dhe vetë Emra Brah. Teksti dhe linja melodike mbajnë firmën e artistit, duke e bërë “Shimae” një krijim autentik të tij.
Videoklipi është realizuar nga Fullmoon Production, me regji nga The Claudia, ndërsa producentë ekzekutivë të projektit janë Elsamed Senaj dhe Klaudja Senaj.
Me këtë publikim, Emra Brah vazhdon të pasurojë repertorin e tij muzikor, duke sjellë një tjetër projekt të kuruar në çdo detaj, si në aspektin muzikor ashtu edhe në atë vizual. “Shimae” tashmë është publikuar dhe pritet të mirëpritet nga adhuruesit e muzikës shqiptare.
Lifestyle
Qeni i kafshoi pastruesen e shtëpisë, Chris Brown urdhërohet t’i paguajë 12.9 milionë dollarë dëmshpërblim: E bleva për arsye sigurie
Këngëtari amerikan Chris Brown është shpallur përgjegjës për një sulm nga qeni në pronën e tij në Tarzana, Kaliforni, dhe është urdhëruar nga një juri në Los Angeles t’i paguajë 12.9 milionë dollarë dëmshpërblim pastrueses së shtëpisë, Maria Avila, e cila u plagos rëndë gjatë incidentit në vitin 2020.
Vendimi u mor pas një gjyqi dyjavor, ku juria konstatoi se Brown dhe kompania e tij, Black Pyramid LLC, kishin vepruar me neglizhencë. Avila u sulmua nga qeni bari kaukazian 90 kilogramësh, i quajtur Hades, teksa po nxirrte mbeturinat nga shtëpia e këngëtarit.
Sipas dëshmisë së Avilës, sulmi i shkaktoi plagë të rënda, duke i shqyer pjesë të mëdha të lëkurës dhe duke i lënë shpërfytyrim të përhershëm në fytyrë, humbje të pjesshme të shikimit, dëmtime nervore dhe kufizime në lëvizjen e krahut të majtë. Ajo deklaroi se nuk ka mundur të rikthehet në punë për shkak të pasojave fizike dhe stresit post-traumatik.
Gjatë procesit gjyqësor, juria dëgjoi se Brown u largua nga vendi i ngjarjes pa telefonuar shërbimet e emergjencës, duke ia lënë punonjësve të tij kujdesin për të plagosurën. Këngëtari argumentoi se veproi me këshillën e menaxherit të tij, pasi kishte frikë se prania e tij do të shkaktonte vëmendje të madhe mediatike.
Brown pranoi një pjesë të përgjegjësisë, por kundërshtoi shkallën e dëmtimeve dhe pretendoi se Avila mbante një pjesë të fajit. Ai deklaroi se kishte paralajmëruar Avilën dhe motrën e saj, Patricia, që të mos dilnin jashtë pa praninë e rojeve të sigurisë, pasi qentë nuk ishin miqësorë. Dy gratë e mohuan këtë pretendim.
Këngëtari sqaroi se qeni ishte blerë për arsye sigurie dhe mbahej nga rojet për të mbrojtur pronën, duke përmendur rastet e shumta të përndjekjes që, sipas tij, kishte përjetuar.
Përveç dëmshpërblimit për Maria Avilën, juria akordoi 885 mijë dollarë për motrën e saj, Patricia, dhe 50 mijë dollarë për bashkëshortin e Avilës, Oscar Olivo.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
