Lajme
Tërmete shkatërruese në Venezuelë, afro 3 mijë viktima dhe mijëra të plagosur
Të paktën 2,954 persona kanë humbur jetën dhe 16,592 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet e vendit.
Lëkundjet sizmike me magnitudë 7.2 dhe 7.5 goditën kryesisht shtetin verior të La Guairas, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë. Sipas autoriteteve, mbi 16,000 persona kanë mbetur pa strehë, ndërsa 856 ndërtesa janë shembur ose dëmtuar rëndë.
Shqetësues mbetet edhe numri i lartë i personave të zhdukur. Sipas listave jozyrtare, rreth 38,500 persona rezultojnë ende të pagjetur, ndërsa në ditët e para pas katastrofës ky numër kishte arritur në rreth 60,000.
Ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet në zonat më të prekura, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi operacionet e shpëtimit nën rrënoja ende nuk kanë përfunduar.
Lajme
Mexhiti: Nesër nënshkruhet kontrata për autostradën Shkup–Bllacë
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se nesër pritet të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë.
Ky investim kap vlerë mbi 200 milionë euro që do të përmirësojë lidhjen ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës.
Sipas Mexhitit, ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, forcimin e lidhjeve ekonomike dhe lehtësimin e komunikimit ndërmjet dy vendeve.
“Rruga Shkup–Bllacë nuk është më një premtim. Është një projekt që po merr formë. Për vite me radhë u fol, ndërsa ne zgjodhëm të veprojmë. Rezultatet nuk kanë nevojë për zhurmë, ato flasin vetë,” deklaroi Mexhiti.
Lajme
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të Katanias.
Sipas Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), aktiviteti nisi në orët e para të mëngjesit dhe u intensifikua më vonë, duke krijuar një kolonë hiri që u ngrit rreth 1.5 kilometra mbi krater.
Autoritetet aeroportuale kufizuan përkohësisht hapësirën ajrore për shkak të resë së hirit, ndërsa meteorologët parashikuan se ajo do të vazhdonte të lëvizte drejt jugut.
Etna, me një lartësi prej rreth 3,300 metrash, është një nga vullkanet më aktivë në botë dhe shpërthen rregullisht me rrjedha lave dhe emetime hiri.
Lajme
Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh
Autoritetet australiane po hetojnë origjinën e gjashtë sferave të mëdha misterioze që u shfaqën në Forrest Beach, në veri të Queensland, dhe që dyshohet se mund të jenë mbeturina hapësinore.
Agjencia Australiane e Hapësirës po punon për të përcaktuar prejardhjen e objekteve, ndërsa ekipet e specializuara, të pajisura me kostume mbrojtëse, i kanë vendosur ato në fuçi për materiale të rrezikshme nën mbikëqyrjen e policisë.
Autoritetet kanë vendosur një perimetër sigurie prej 50 metrash dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos i prekin objektet, por të njoftojnë menjëherë shërbimet e emergjencës nëse hasin të tjera të ngjashme.
Në internet kanë qarkulluar spekulime se sferat mund të jenë rezervuarë shtytës të anijeve kozmike, të cilët mund të përmbajnë mbetje substancash të ndezshme ose reaktive.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
