Connect with us

Lajme

MPB: Projekti “Safe City” uli me 40% numrin e viktimave në aksidentet rrugore

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se projekti “Qytet i Sigurt” tashmë është vënë në funksion, duke e cilësuar atë si një nga mekanizmat më të rëndësishëm për modernizimin e punës së policisë dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.
“E vumë në funksion ‘Qytetin e Sigurt’ – projekt që shpëton jetë dhe ndërton një të ardhme më të sigurt.
‘Qyteti i Sigurt’ është një projekt për të cilin u fol gjatë, ndërsa ne e realizuam. Sot ai përfaqëson një nga mekanizmat më të rëndësishëm për modernizimin e punës së policisë dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
Rezultatet tashmë e konfirmojnë këtë.
Në periudhën shkurt–qershor të këtij viti, numri i personave të vdekur në aksidentet rrugore është ulur me 40 për qind – nga 55 viktima në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në 34 këtë vit.
Që nga fillimi i zbatimit të sistemit janë evidentuar mbi 130 mijë shkelje në komunikacion, ndërsa më shumë se 95 për qind e tyre kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar. Kjo tregon qartë se rreziku më i madh në rrugët tona nuk janë kamerat, por drejtimi i papërgjegjshëm i automjeteve.
Vazhdojmë me zbatimin e projektit në të gjithë vendin, sepse qëllimi ynë nuk është të shqiptojmë më shumë gjoba, por të kemi më pak aksidente, më pak jetë të humbura dhe rrugë më të sigurta për të gjithë.
‘Qyteti i Sigurt’ është teknologji që shpëton jetë. Siguria nuk ka alternativë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Iraku përgatitet të rihapë rrugën tokësore përmes Sirisë për eksportet e naftës për të anashkaluar Gjirin

Iraku po planifikon një rrugë të re tokësore përmes Sirisë për të diversifikuar eksportet e naftës, pasi rritja e rreziqeve të sigurisë në Ngushticën e Hormuzit paralizoi tregun global të naftës dhe energjisë mes krizës në Lindjen e Mesme.

Iraku eksporton pjesën më të madhe të naftës së tij bruto përmes terminaleve jugore në Basra, por tensionet e fundit detare në Gjirin Persik e kanë shtyrë Bagdadin të kërkojë alternativa.

Asim Jihad, ekspert irakian i naftës, i tha Anadolu se strategjia kryesore e Ministrisë së Naftës për zbutjen e situatës është rritja e dërgesave përmes Portit Ceyhan të Türkiyes, nga vëllimi aktual prej 150.000-200.000 fuçi në ditë në 300.000 fuçi.

Ndërprerja e dërgesave nëpër Ngushticën e Hormuzit po i kushton Irakut rreth 3,5 milionë fuçi naftë në ditë.

Ai tha se ministria po përgatitet të eksportojë 50.000 fuçi naftë bruto nga Basra në ditë drejt tregjeve globale me kamionë-cisternë përmes Portit Baniyas të Sirisë, pasi Iraku duhet të largojë naftën e rëndë bruto që po shkakton bllokime në rafineri dhe po pengon operacionet.

Megjithëse të ardhurat nga këto dërgesa alternative me kamionë pritet të jenë të kufizuara, Jihad tha se Bagdadi po e shqyrton këtë mundësi për të lehtësuar presionin ekonomik dhe për të adresuar mungesat në buxhet.

Ai tha se ndërtimi i tubacioneve të reja do të ishte zgjidhja përfundimtare dhe e vetmja e qëndrueshme afatgjatë, pasi tubacioni ekzistues Irak-Siri aktualisht nuk është i përshtatshëm për eksporte.

Ali Naji, president i Observatorit Eco-Iraq, tha se rifillimi i dërgesave përmes Sirisë është i rëndësishëm, pasi do t’i siguronte Irakut një alternativë shumë të nevojshme dhe do t’i mundësonte vendit të ndërtojë një strukturë më fleksibile eksporti, duke ulur varësinë e madhe nga Gjiri.

Naji tha se krijimi i një korridori shtesë eksporti përmes territorit sirian mund të vendosë themelet për bashkëpunim dypalësh në fushën e naftës dhe logjistikës, të mbështesë lidhje më të gjera ekonomike dhe të krijojë një mjedis të përshtatshëm për riaktivizimin e projekteve të tubacioneve ose zhvillimin e infrastrukturës së re energjetike.

Ai shtoi se kostoja e lartë logjistike e transportit të naftës me kamionë-cisternë, krahasuar me tubacionet tradicionale, përbën një sfidë për projektin, së bashku me vëllimin e kufizuar që mund të transportohet me kamionë dhe rreziqet e vazhdueshme të sigurisë përgjatë rrugëve tokësore.

Continue Reading

Lajme

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar se përveç projekteve qeveritare që tashmë janë në fazën e realizimit, komuna ka siguruar edhe dy projekte të reja me rëndësi për qytetarët.

Sipas Memishit, do të realizohet rregullimi i urës dhe pastrimi i lumit \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Lumbardhi\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\” (Bistrica) në Tearcë, si dhe vazhdimi i trotuarit në fshatin Odër.

Ai theksoi se bëhet fjalë për kërkesa të kahershme të banorëve, të cilat, sipas tij, kanë mbetur pa zgjidhje për më shumë se dy dekada. \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Ne nuk premtojmë, ne punojmë. Vazhdojmë!\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”, ka shkruar Memishi, duke theksuar angazhimin e komunës për realizimin e projekteve infrastrukturore në shërbim të qytetarëve.

Continue Reading

Lajme

Dënohet me 2 vjet e 3 muaj burg, infermierja që dhunoi të moshuarën në shtëpinë e kujdesit në Pejë

E akuzuara Aurona Pelaj për veprën penale sulm ndaj të moshuarës në shtëpinë e kujdesit në Pejë, në vitin 2022, derisa ishte e angazhuar si infermiere në këtë institucion, është dënuar me 2 vjet e tre muaj burgim.

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim që Begaj të shpallet fajtore për këtë vepër penale ndaj të moshuarës që është e diagnostikuar me Alzeimer, e që ishte vendosur në këtë institucion për përkujdesje.

Ndaj saj shqiptohet edhe ndalimi i ushtrimit të profesorit të infermieres në kohëzgjatje prej pesë vjetësh duke llogaritur nga dita kur aktgjykimi merr formë të prerë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme10 minutes ago

Iraku përgatitet të rihapë rrugën tokësore përmes Sirisë për eksportet e naftës për të anashkaluar Gjirin

Iraku po planifikon një rrugë të re tokësore përmes Sirisë për të diversifikuar eksportet e naftës, pasi rritja e rreziqeve...

Lajme4 minutes ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar se përveç projekteve qeveritare që tashmë janë në fazën e realizimit,...

Lajme1 hour ago

Dënohet me 2 vjet e 3 muaj burg, infermierja që dhunoi të moshuarën në shtëpinë e kujdesit në Pejë

E akuzuara Aurona Pelaj për veprën penale sulm ndaj të moshuarës në shtëpinë e kujdesit në Pejë, në vitin 2022,...

Lajme2 hours ago

Drejtori Samet Bislimi i bashkohet ekipit të NPK “Sharri” në terren për vendlindjen e tij: Pas 25 vitesh, drejt zgjidhjes problemi i furnizimit me ujë në Reçicën e Vogël

Një nga problemet më të kahershme me të cilin janë përballur banorët e Reçicës së Vogël po shkon drejt zgjidhjes....

Lajme2 hours ago

Komuna e Tetovës publikon gjithë korrespodencën me Gjykatën Kushtetuese

Komuna e Tetovës ka publikuar sot gjithë korrespodencën me Gjykatën Kushtetuese për procedurën e ndryshimit të emrave të rrugëve, deri...

Lifestyle5 hours ago

Bruna prezanton këngën e re, një duet mjaft i bukur veror

Pas projektit \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\” Monoton\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\” këngë e cila u prit mjaft mirë dhe vazhdon të dëgjohet edhe sot, ajo ka ardhur...

Lajme5 hours ago

Hoxha: Procedura tenderuese përfundoi, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit të pastrimit në Tetovë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se kanë përfunduar procedurat...

Lajme9 hours ago

Ndalohet një 16-vjeçar në Tetovë, dyshohet për vjedhje në objekte fetare

Policia e Tetovës ka ndaluar një 16-vjeçar nga Tetova, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale të vjedhjes dhe...

Lajme10 hours ago

Nënshkruhet marrëveshja për financimin e autostradës Shkup–Bllacë, faza e dytë 198,4 milionë euro dhe pesë tunele

Ndërtimi i autostradës Shkup–Bllacë pritet të përfundojë brenda katër viteve, me një gjatësi totale prej rreth 12 kilometrash, ndërsa projekti...

Lajme10 hours ago

Emrat e rrugëve në Tetovë, BDI sërish në protesta më 11 korrik

BDI – Dega Tetovë njoftoi se më 11 korrik do të organizojë protestë qytetare, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për...

Trending