Connect with us

Lajme

Albi Qamili: Bujar Osmani, “shqiptar i madh” në opozitë, e kundërta në pushtet

Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka publikuar një video-prezantim në të cilën kritikon kryetarin e BDI-së, Bujar Osmani, duke e akuzuar për ndryshim të vazhdueshëm të qëndrimeve politike, varësisht nëse ndodhet në pushtet apo në opozitë.

Në video, Qamili ngre pyetjen se cili është “Bujar Osmani i vërtetë”, ai që ishte pjesë e qeverisë apo ai që sot vepron nga opozita, duke pretenduar se qëndrimet e Osmanit kanë ndryshuar në disa çështje të rëndësishme.

Sipas Qamilit, gjatë kohës sa ishte ministër i Punëve të Jashtme, Osmani shprehte solidaritet me Izraelin dhe dënonte sulmet ndaj civilëve izraelitë, ndërsa tani, në opozitë, fokusohet në mbështetjen për palestinezët dhe kritikon qasjen e Maqedonisë së Veriut ndaj konfliktit në Lindjen e Mesme.

Në video përmendet edhe çështja e gjuhës, ku Qamili rikujton deklaratat e Osmanit gjatë debatit për propozimin francez, kur ai, sipas tij, mbronte statusin e gjuhës maqedonase në procesin e integrimit evropian. Ndërkaq, sot, sipas Qamilit, Osmani paraqitet si mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve dhe i përdorimit të gjuhës shqipe.

Qamili kritikon edhe rolin e Osmanit si kryesues i OSBE-së, duke përmendur organizimin e takimit në Shkup me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, si dhe planin nëntëpikësh për situatën në veri të Kosovës, për të cilin pretendon se favorizonte Serbinë.

Në fund të videos, zëvendëskryetari i Tetovës thekson se, sipas tij, qëndrimet politike të Bujar Osmanit nuk udhëhiqen nga parimet, por nga pozita që mban në skenën politike.

“Sa herë ndryshon karrigia, ndryshon edhe qëndrimi,” përfundon mesazhi i Qamilit në video./Zyrtare.net

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mësuesja në Gjermani ishte në pushim mjekësor për gati 17 vjet, por merrte pagë të plotë

Një mësuese nga qyteti gjerman Duisburg është nën hetim nga prokuroria nën dyshimin për mashtrim, pasi për gati 17 vjet ka qenë vazhdimisht në pushim mjekësor, ndërsa ka vazhduar të marrë pagën e plotë, raporton gazeta “Welt”.

Prokuroria ka nisur procedurë ndaj saj pasi u zbulua se, ndonëse ishte nëpunëse shtetërore, gjatë kësaj periudhe nuk kishte mbajtur asnjë orë mësimi, por kishte vazhduar të përfitonte pagën e plotë.

Për këtë arsye, administrata rajonale ka urdhëruar pensionimin e saj të detyruar. Megjithatë, mësuesja e kundërshton vendimin dhe ka ngritur padi në Gjykatën Administrative në Dyseldorf, duke kërkuar që të vazhdojë të marrë pagën e plotë që përfitonte si nëpunëse aktive, në vend të pensionit të rregullt, i cili në rastin e saj do të ishte rreth 4 mijë euro në muaj.

Prokuroria kërkon dënim me burg dhe kthimin e 248 mijë eurove, për të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Një tjetër element që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është aktiviteti i saj privat. Edhe pse zyrtarisht ishte shpallur plotësisht e paaftë për punë, ajo zhvillonte një biznes privat me produkte kozmetike, për të cilin madje kishte marrë edhe një çmim për sipërmarrësi.

Rasti ka shkaktuar reagime edhe për shkak të mungesës së mësuesve në Duisburg. Qyteti përballet prej vitesh me mungesë serioze të kuadrit arsimor në 128 shkollat e tij, ku mësojnë rreth 70 mijë nxënës.

Për të tërhequr mësues të rinj, autoritetet lokale organizojnë fushata të posaçme, të cilat përfshijnë ture njohëse në qytet dhe përfitime si akomodim falas për një periudhë të përkohshme.

Continue Reading

Lajme

Është arrestuar në Deçan, Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

I dyshuari për vrasjen e 49-vjeçares, Arlinda Zekajt, është arrestuar dy ditë pasi kreu krimin.
Albert Sylaj u kap në Deçan nga Policia e Kosovës.

“Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore”, njoftoi mbrëmë Policia e Kosovës.

Gjithashtu, ky institucion ka falënderuar qytetarët që kanë ndihmuar në lokalizimin e Sylajt.

Continue Reading

Lajme

Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ka qëndruar edhe te familja Sinani, ku siç bënë të ditur, ka qenë refugjate gjatë luftës së Kosovës, përcjell TV21.

Haxhiu, këtë veprim, siç njofton ajo, e ka bërë për “t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët, në ditët më të vështira të luftës, na i hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre”.

“Pas 27 vitesh, u ktheva aty ku kisha ardhur si fëmijë refugjat lufte.
U ktheva për t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët, në ditët më të vështira të luftës, na i hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre.
Mirënjohje e përjetshme për solidaritetin, bujarinë dhe humanizmin e tyre”, shkruan Haxhiu.

Gjatë ditës, Haxhiu ka realizuar takime bilaterale dhe është takuar edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut./TV21

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme46 seconds ago

Mësuesja në Gjermani ishte në pushim mjekësor për gati 17 vjet, por merrte pagë të plotë

Një mësuese nga qyteti gjerman Duisburg është nën hetim nga prokuroria nën dyshimin për mashtrim, pasi për gati 17 vjet...

Lajme6 minutes ago

Është arrestuar në Deçan, Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

I dyshuari për vrasjen e 49-vjeçares, Arlinda Zekajt, është arrestuar dy ditë pasi kreu krimin. Albert Sylaj u kap në...

Lajme13 hours ago

Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ka qëndruar edhe...

Lajme14 hours ago

Bora e parë e këtij viti në Maqedoni, ja ku po bie

Reshjet e borës kanë nisur sonte në rajonet më të larta të Maqedonisë perëndimore, ndërsa sipas informacioneve nga terreni, reshjet...

Lajme14 hours ago

Adnan Azizi: Dhjetëra ministra të BDI-së nuk e hapën kurrë çështjen e jurisprudencës, ne sjellim zgjidhje

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, në një intervistë për Pollogu.news, ka folur për zgjidhjen ligjore që mundëson dhënien e provimit...

Lajme21 hours ago

Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë duke deklaruar se...

Lajme21 hours ago

Mexhiti: Bashkëpunimi VLEN-VMRO është i mirë, synojmë ta bëjmë edhe më të mirë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka vlerësuar si të mirë bashkëpunimin mes VLEN-it dhe...

Lajme21 hours ago

Tre të lënduar nga përplasja e një “Golf”-i me një “Audi” në Shkup

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkup, në kryqëzimin e...

Lajme21 hours ago

Mjeku nga Tetova, Omer Xhemali, emerohet drejtor i Klinikes së Kardiokirurgjise në Zurich

Kardiokirurgu shqiptar nga Tetova, Prof. Dr. Omer Xhemali, është emëruar drejtor i Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zurich, Zvicër. I...

Lajme21 hours ago

Ndërpritet transmetimi live në Top Channel: Grida Duma bie pa ndjenja në hyrje të “Top Story”

Ditën e djeshme në mbrëmje në Top Chanel, në hyrje të emisionit Top Story ka rënë pa ndjenja Grida Duma...

Trending