Connect with us

Lajme

Ndërron jetë ish Emiri i Katarit, Hamad bin Khalifa Al Thani

Katari ka njoftuar vdekjen e ish-emirit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, i cili drejtoi shtetin e Gjirit nga viti 1995 deri në vitin 2013. Ai ishte 74 vjeç. Me zemra të palëkundura në besimin ndaj vullnetit dhe fatit të caktuar nga Zoti, Divani Emiral vajton këtë humbje të madhe për kombin», thuhet në një deklaratë të zyrës së emirit të dielën. Shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur menjëherë.

Sheikh Hamad konsiderohet gjerësisht si një nga arkitektët kryesorë të Katarit modern. Gjatë 18 viteve të sundimit të tij, vendi përdori pasurinë e madhe nga gazi natyror për të përshpejtuar zhvillimin, për të zgjeruar ndikimin ndërkombëtar dhe për t’u shndërruar në një qendër të diplomacisë, medias dhe investimeve globale.

Lajme

VLEN: BDI protestoi për privilegjet e humbura, jo për Tetovën

Protesta e dytë e BDI-së për emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë nuk ishte protestë e qytetarëve, por një manifestim i frikës së një partie që po e sheh se po i mbaron koha politike.

Për më shumë se dy dekada, BDI kishte në dorë pushtetin lokal dhe qendror. Sot në vend që të kërkojë falje për premtimet e pambajtura dhe problemet që i la pas, del në rrugë duke u përpjekur të paraqitet si viktimë.

Qytetarët nuk harrojnë se kush qeverisi me Tetovën për vite me radhë.

Pretendimet për kinse pengimin e protestës janë edhe një përpjekje për të mbuluar realitetin; BDI nuk arrin më të mobilizojë qytetarët si dikur dhe kërkon alibi për dështimin e saj politik.

BDI duhet ta kuptojë se Tetova nuk është pronë e askujt. Koha kur kjo parti besonte se mund të fliste në emër të të gjithë shqiptarëve ka përfunduar. Qytetarët kanë zgjedhur ndryshimin dhe nuk do të kthehen pas.

Sa më shumë që BDI organizon protesta për të shpëtuar veten, aq më shumë dëshmon se nuk ka më as vizion, as besueshmëri dhe as përgjigje për dështimet e saj.

VLEN mbetet e përkushtuar që çështja e emrave të rrugëve në Tetovë të zgjidhet në mënyrë ligjore, institucionale dhe në interes të qytetarëve.

Koha e manipulimeve ka përfunduar. Tetova meriton punë, përgjegjësi dhe rezultate, jo panik politik.

Continue Reading

Lajme

Zhdukja biznesmenes kineze në Greqi, hetohen investimet në Bogovë dhe transaksionet e dyshimta

Zhdukja e 50-vjeçares kineze Yu Ting vijon të mbetet pa përgjigje, ndërsa autoritetet greke po zgjerojnë hetimet në disa drejtime. Në qendër të verifikimeve kanë hyrë edhe aktivitetet dhe planet e saj në Shqipëri, ku ishte pajisur me leje qëndrimi dhe po shqyrtonte mundësi investimi.

Sipas mediave greke, Yu Ting u largua nga banesa e saj në Artemidë më 20 maj, rreth orës 10:05, me destinacion qendrën e Athinës. Familjarët kanë deklaruar se ajo do të mblidhte pagesat e qirave nga disa apartamente të dhëna me qira për shtetas kinezë. Pas zbritjes nga autobusi, gjurmët e saj humbën dhe çdo komunikim u ndërpre.

Bashkëshorti i 50-vjeçares, Vasilis Karavasilis, ka përjashtuar mundësinë e një largimi vullnetar. Ai dyshon se gruaja mund të jetë rrëmbyer ose vrarë, por deri tani hetuesit nuk kanë publikuar prova që të mbështesin një skenar të caktuar.

Gjatë verifikimeve ka rezultuar se Yu Ting kishte marrë më 17 janar 2026 një leje qëndrimi njëvjeçare nga strukturat e Kufirit dhe Migracionit në Vlorë.

Dokumenti lidhej me interesin e saj për të zhvilluar investime në Shqipëri.

Një nga projektet që ajo po shqyrtonte ishte ndërtimi i një impianti për prodhimin dhe ambalazhimin e ujit në zonën e Bogovës. Sipas dëshmive, biznesmenia kishte vizituar dy herë një burim uji dhe ishte prezantuar si përfaqësuese e një grupi investitorësh kinezë.

Një agjente shqiptare e pasurive të paluajtshme, e cila kishte bashkëpunuar me të, ka deklaruar se interesi për projektin ishte real, por investimi nuk u finalizua.

Lidhjet me Shqipërinë dolën sërish në pah përmes një takimi të zhvilluar vetëm katër ditë përpara zhdukjes. Sipas raportimeve, në takim ishin të pranishëm Yu Ting, agjentja shqiptare, një shtetas kinez, një prift dhe një ish-oficer policie.

Prifti ka deklaruar se biseda ishte përqendruar te investimet dhe pasuritë e paluajtshme. Sipas tij, Yu Ting ishte prezantuar si përfaqësuese e investitorëve kinezë me interes për blerjen e tokave, hoteleve dhe pronave të tjera në Greqi.

Agjentja shqiptare ka konfirmuar se bashkëpunonte me 50-vjeçaren që prej vitit 2022. Gjatë kësaj periudhe, sipas saj, investitorëve kinezë u ishin paraqitur më shumë se 20 prona, por asnjë negociatë nuk ishte mbyllur me marrëveshje konkrete.

Edhe motra e Yu Ting ka dëshmuar se ajo planifikonte të udhëtonte drejt Shqipërisë për të parë parcela toke dhe se e kishte informuar për lejen njëvjeçare të qëndrimit.

Paralelisht, policia greke po heton edhe një konflikt të mundshëm financiar në Athinë. Yu Ting dyshohet se ishte përfshirë në bisedime për blerjen e një pike karburanti. Një tjetër shtetase kineze pretendon se kishte investuar 100 mijë euro, por marrëveshja nuk u realizua.

Autoritetet greke nuk kanë përjashtuar asnjë pistë. Ende nuk dihet nëse zhdukja lidhet me aktivitetet e saj të biznesit, me konfliktet financiare apo me rrethana të tjera.

Rasti mbetet i hapur, ndërsa lidhjet e Yu Ting me Shqipërinë janë kthyer në një nga elementet kryesore të hetimit.

Continue Reading

Lajme

Ra në lumin Mat gjatë stërvitjes me litar, humb jetën alpinisti dhe speleologu Erkin Lika

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Klos, ku ka humbur jetën 38-vjeçari Erkin Lika, i njohur për pasionin e tij ndaj alpinizmit, hiking-ut dhe eksplorimit të shpellave. Ai dyshohet se u mbyt në lumin Mat pasi ra nga Ura e Vashës gjatë një stërvitjeje me litar.

Sipas informacioneve, Lika ishte pjesë e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë dhe po zhvillonte ushtrime në zonë kur ndodhi aksidenti fatal. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionin për gjetjen e trupit të tij në ujërat poshtë Urës së Vashës dhe në zonën përreth.

38-vjeçari, banues në Tiranë, punonte si specialist i rrjeteve të fibrave optike dhe ishte speleolog i certifikuar, i trajnuar nga organizata italiane Club Alpino Italiano dhe Società Speleologica Italiana. Ai ishte gjithashtu një nga themeluesit e Shoqatës Speleologjike Shqiptare, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e speleologjisë në vend./dritare.net

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme1 hour ago

VLEN: BDI protestoi për privilegjet e humbura, jo për Tetovën

Protesta e dytë e BDI-së për emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë nuk ishte protestë e qytetarëve, por një...

Lajme1 hour ago

Zhdukja biznesmenes kineze në Greqi, hetohen investimet në Bogovë dhe transaksionet e dyshimta

Zhdukja e 50-vjeçares kineze Yu Ting vijon të mbetet pa përgjigje, ndërsa autoritetet greke po zgjerojnë hetimet në disa drejtime....

Lajme20 minutes ago

Ra në lumin Mat gjatë stërvitjes me litar, humb jetën alpinisti dhe speleologu Erkin Lika

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Klos, ku ka humbur jetën 38-vjeçari Erkin Lika, i njohur për pasionin e tij...

Lajme43 minutes ago

Ndërron jetë ish Emiri i Katarit, Hamad bin Khalifa Al Thani

Katari ka njoftuar vdekjen e ish-emirit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, i cili drejtoi shtetin e Gjirit nga viti...

Sport1 hour ago

Haaland shpërthen pas eliminimit nga Anglia: Vendimet e gjyqtarëve na kushtuan

Erling Haaland ka reaguar pas eliminimit të Norvegjisë nga Kupa e Botës 2026, duke shprehur zhgënjim për humbjen 2-1 ndaj...

Lajme1 hour ago

Gruevski mohon pronësinë e apartamenteve të konfiskuara: Nuk kanë qenë kurrë të miat

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka mohuar në rrjetet sociale se apartamentet e sekuestruara në rastin “Parcelat në Vodno” janë të tijat....

Lajme2 hours ago

Rama: Shqipëria nuk do të vendosë veto ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se edhe nëse Shqipëria bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, nuk do ta përdorë të...

Lajme2 hours ago

Lidhja Shqiptare zgjodhi kryesinë, Elmi Aziri kryetar i Kuvendit, ja emrat e tjerë

Përbërja e re e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare në Strugë mbajti mbledhjen e parë konstituive në të cilën u diskutuan...

Lajme2 hours ago

Shtetasi rumun humbet malit të Matkës, gjendet në orët e para të mëngjesit

Pas një operacioni prej 6 orësh të koordinuar mes institucioneve, është gjetur shtetasi rumun i cili në ora 21 të...

Lajme12 hours ago

Mexhiti për EuroNews: Jemi dakorduar me kryeministrin që të gjitha provimet profesionale të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se partnerët e koalicionit qeveritar janë dakorduar me kryeministrin Hristijan Mickoski për zbatimin...

Trending