Connect with us

Lajme

Ministrja serbe vuan se pse “nuk i ka pastruar” shqiptarët në luftën e Kosovës

Gjatë një interviste të dhënë dje për median serbe Kurir, ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar reagime të shumta.

Mnistrja në qeverinë e Vuciqit, tha se, po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviq, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

“Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, deklaroi ministrja serbe gjatë intervistës.

Gjatë luftës së viteve 1998–1999, forcat serbe kryen masakra, vrasje dhe dëbime masive të popullsisë civile shqiptare. Mbi një milion shqiptarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra civilë u vranë ose u zhdukën.

Deklarata e saj është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të ashpra./KP

Lajme

Votohen ministrat e rinj në Kuvend, Shasivari në Drejtësi, Sulejmani në Kulturë e Ferati tek Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut para pak çastesh miratoi rikonstruimin e kabinetit qeveritar. Propozimi u votua me 69 vota “për”, ndërsa nuk pati asnjë votë “kundër” apo “të përmbajtur”.

Me këtë rikonstruim, koalicioni VLEN fiton edhe një post ministror më shumë në Qeveri. Jeton Shasivari do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, Sedat Sulejmani është emëruar ministër i Kulturës dhe Turizmit, ndërsa Agon Ferati do të udhëheqë Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive.

Paraprakisht, Kuvendi votoi shkarkimin e ministrit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoillkoviq, ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, ministrit të Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, ministrit të Politikës Sociale, Fatmir Limani, ministrit pa resor Shaban Saliu, si dhe ministrit të Kulturës, Zoran Lutkov.

Deputetët shkarkuan gjithashtu edhe zëvendësministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, si dhe zëvendësministrin e Kulturës, Sedat Sulejmani, i cili tashmë është emëruar ministër i Kulturës dhe Turizmit.

Continue Reading

Lajme

Parlamenti i Hungarisë miraton ligjin për shkarkimin e presidentit

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar të hënën një amendament kushtetues për shkarkimin e presidentit Tamás Sulyok, të cilin kryeministri Peter Magyar e ka cilësuar si një “kukull” të ish-kryeministrit Viktor Orbán.

Legjislacioni është pjesë e përpjekjeve të Magyar për të çmontuar strukturat e pushtetit të krijuara nga Orbán, për të cilat ai thotë se ka marrë një mandat të fortë nga votuesit. Partia e tij e qendrës së djathtë, Tisza, i dha fund qeverisjes 16-vjeçare të partisë nacionaliste Fidesz të Orbánit, pas një fitoreje bindëse në zgjedhjet e prillit, raporton Reuters.

Continue Reading

Lajme

Sulme verbale dhe fyerje të rënda në Kuvend – Stoilkoviç sulmon edhe deputeten shqiptare

Në një konferencë për shtyp të thirrur në rrethana të jashtëzakonshme, deputetë të opozitës reaguan ashpër ndaj incidenteve të papranueshme që ndodhën gjatë seancës së Kuvendit, duke i cilësuar si sulm ndaj demokracisë dhe standardeve minimale parlamentare.

Informatat tona nga Kuvendi vijnë se në klubin e deputetëve, kandidati për ministër, Ivan Stoilkoviç ka sulmuar verbalisht me fjalë të rënda dhe ofenduese edhe një deputete shqiptare të opozitës, Arbana Pashollin nga BDI. Pas këtij gjesti kanë reaguar deputetët e pranishëm dhe e kanë përjashtuar.**

Sipas opozitës, nervoza e madhe e Kryeministrit Hristijan Mickoski dhe e kandidatit për ministër Ivan Stoilkoviç u duk qartë gjatë diskutimit për dështimet dhe debaklin e qeverisjes dyvjeçare.

“Kryesore në demokraci është që t’i dëgjosh të gjitha kritikat, dobësitë dhe prej tyre të nxjerrësh mësim. Por në Maqedoni duket sikur mendoni se duke sulmuar ata që tregojnë problemet, do të arrini rezultate më të mira”, u tha në konferencë.

Fyerjet e rënda u adresuan fillimisht ndaj dy deputetëve të LSDM-së – zëvendës-koordinatorit Fatmir Bytyqi dhe deputetit Mitko Trajçuleski. Por ajo që ndodhi pas ndërprerjes së seancës ishte një sulm i vërtetë, jo vetëm verbal, por edhe me fjalë të rënda e ofenduese nga Ivan Stoilkoviç.

“Kjo nuk i ka hije një kandidati për ministër që duhet të zgjedhet nga ky Kuvend. As dështimet ekonomike, as katastrofat në bujqësi, as politikat e këqija sociale, as ndalimi i rrugës evropiane nuk mund të fshihen duke sulmuar opozitën dhe deputetët”, u theksua më tej.

Folësit shprehën shqetësim të veçantë për heshtjen e Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, i cili nuk reagoi aspak, megjithëse kishte detyrimin të ndërhynte si kryesues i seancës dhe sipas Kodit Etik të miratuar nga Kuvendi.

“Kërkojmë falje publike. Askush nuk e meriton të fyehet, të kërcënohet apo të dëgjojë fjalë të rënda. Këtë reagim e kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, për të treguar se është i pari ndër të barabartë”, përfunduan ata.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

Votohen ministrat e rinj në Kuvend, Shasivari në Drejtësi, Sulejmani në Kulturë e Ferati tek Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut para pak çastesh miratoi rikonstruimin e kabinetit qeveritar. Propozimi u votua me 69 vota “për”,...

Lajme4 hours ago

Parlamenti i Hungarisë miraton ligjin për shkarkimin e presidentit

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar të hënën një amendament kushtetues për shkarkimin e presidentit Tamás Sulyok, të cilin kryeministri Peter...

Lajme4 hours ago

Sulme verbale dhe fyerje të rënda në Kuvend – Stoilkoviç sulmon edhe deputeten shqiptare

Në një konferencë për shtyp të thirrur në rrethana të jashtëzakonshme, deputetë të opozitës reaguan ashpër ndaj incidenteve të papranueshme...

Lajme4 hours ago

Gjykata e dënon Danella Arsovskën, ja pse

Pas 4 vitesh, Gjykata Themelore Civile e Shkupit ka shellur vendim duke pranuar pjesërisht padinë e ngritur nga Orce Todorovski,...

Lajme4 hours ago

BDI: Propozimi për emërtimin e rrugëve u hoq në mënyrë “klandestine” nga rendi i ditës

Këshilltarët e BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët kanë akuzuar shumicën në Këshillin Komunal të Tetovës se ka larguar në mënyrë...

Lajme7 hours ago

BDI nuk vjen në seancë për të diskutuar rreth emrave të rrugëve

Një situatë e pazakontë është regjistruar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Komunës së Tetovës, ku këshilltarët e BDI-së...

Lajme7 hours ago

Zv.kryeministri i parë Sali në Paris përkrahë liderëve evropianë, i ftuar nga presidenti Macron

Zëvendëskryeminsitri i parë i Qeverisë së Maqedonisë, Bekim Sali po merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën...

Lajme7 hours ago

Albi Qamili: Edhe nëse e votojmë propozimin e BDI, gjykata mund ta shfuqizojë, do ta bëjmë siç duhet

Seanca e Këshillit Komunal të Tetovës u ndërpre dy herë pas përplasjes mes shumicës dhe opozitës lidhur me propozimin për...

Lajme7 hours ago

Ministrja serbe vuan se pse “nuk i ka pastruar” shqiptarët në luftën e Kosovës

Gjatë një interviste të dhënë dje për median serbe Kurir, ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e...

Lajme12 hours ago

Xhulian Shabani, zv drejtor i ri i TVM-së

Këshilli Programor i Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTVM) ka vendosur sot të përzgjedhë kandidaturën e Xhulian Shabanit për pozitën e zv.drejtorit...

Trending