Lajme
BDI nuk vjen në seancë për të diskutuar rreth emrave të rrugëve
Një situatë e pazakontë është regjistruar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Komunës së Tetovës, ku këshilltarët e BDI-së edhe pse propozuan pikē për emrat e rrugëve dhe e njeta u fut nē rend dite, ata nuk morën pjesë në seancën gjatë së cilës u diskutua pika e propozuar nga ta.
Sipas informacioneve, pikërisht këshilltarët e BDI-së kishin propozuar që kjo çështje të përfshihej në rendin e ditës, ndërsa propozimi ishte pranuar me votat e këshilltarëve të VLEN-it.
Megjithatë, kur erdhi momenti i diskutimit për këtë pikë, këshilltarët e BDI-së nuk ishin të pranishëm në sallë, duke mos marrë pjesë në debatin për çështjen që vetë e kishin iniciuar.
Mungesa e tyre ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje mbi arsyet e bojkotimit të diskutimit për një temë që vetë e kishin propozuar për shqyrtim në Këshillin Komunal.
Lajme
Votohen ministrat e rinj në Kuvend, Shasivari në Drejtësi, Sulejmani në Kulturë e Ferati tek Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut para pak çastesh miratoi rikonstruimin e kabinetit qeveritar. Propozimi u votua me 69 vota “për”, ndërsa nuk pati asnjë votë “kundër” apo “të përmbajtur”.
Me këtë rikonstruim, koalicioni VLEN fiton edhe një post ministror më shumë në Qeveri. Jeton Shasivari do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, Sedat Sulejmani është emëruar ministër i Kulturës dhe Turizmit, ndërsa Agon Ferati do të udhëheqë Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive.
Paraprakisht, Kuvendi votoi shkarkimin e ministrit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoillkoviq, ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, ministrit të Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, ministrit të Politikës Sociale, Fatmir Limani, ministrit pa resor Shaban Saliu, si dhe ministrit të Kulturës, Zoran Lutkov.
Deputetët shkarkuan gjithashtu edhe zëvendësministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, si dhe zëvendësministrin e Kulturës, Sedat Sulejmani, i cili tashmë është emëruar ministër i Kulturës dhe Turizmit.
Lajme
Parlamenti i Hungarisë miraton ligjin për shkarkimin e presidentit
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar të hënën një amendament kushtetues për shkarkimin e presidentit Tamás Sulyok, të cilin kryeministri Peter Magyar e ka cilësuar si një “kukull” të ish-kryeministrit Viktor Orbán.
Legjislacioni është pjesë e përpjekjeve të Magyar për të çmontuar strukturat e pushtetit të krijuara nga Orbán, për të cilat ai thotë se ka marrë një mandat të fortë nga votuesit. Partia e tij e qendrës së djathtë, Tisza, i dha fund qeverisjes 16-vjeçare të partisë nacionaliste Fidesz të Orbánit, pas një fitoreje bindëse në zgjedhjet e prillit, raporton Reuters.
Lajme
Sulme verbale dhe fyerje të rënda në Kuvend – Stoilkoviç sulmon edhe deputeten shqiptare
Në një konferencë për shtyp të thirrur në rrethana të jashtëzakonshme, deputetë të opozitës reaguan ashpër ndaj incidenteve të papranueshme që ndodhën gjatë seancës së Kuvendit, duke i cilësuar si sulm ndaj demokracisë dhe standardeve minimale parlamentare.
Informatat tona nga Kuvendi vijnë se në klubin e deputetëve, kandidati për ministër, Ivan Stoilkoviç ka sulmuar verbalisht me fjalë të rënda dhe ofenduese edhe një deputete shqiptare të opozitës, Arbana Pashollin nga BDI. Pas këtij gjesti kanë reaguar deputetët e pranishëm dhe e kanë përjashtuar.**
Sipas opozitës, nervoza e madhe e Kryeministrit Hristijan Mickoski dhe e kandidatit për ministër Ivan Stoilkoviç u duk qartë gjatë diskutimit për dështimet dhe debaklin e qeverisjes dyvjeçare.
“Kryesore në demokraci është që t’i dëgjosh të gjitha kritikat, dobësitë dhe prej tyre të nxjerrësh mësim. Por në Maqedoni duket sikur mendoni se duke sulmuar ata që tregojnë problemet, do të arrini rezultate më të mira”, u tha në konferencë.
Fyerjet e rënda u adresuan fillimisht ndaj dy deputetëve të LSDM-së – zëvendës-koordinatorit Fatmir Bytyqi dhe deputetit Mitko Trajçuleski. Por ajo që ndodhi pas ndërprerjes së seancës ishte një sulm i vërtetë, jo vetëm verbal, por edhe me fjalë të rënda e ofenduese nga Ivan Stoilkoviç.
“Kjo nuk i ka hije një kandidati për ministër që duhet të zgjedhet nga ky Kuvend. As dështimet ekonomike, as katastrofat në bujqësi, as politikat e këqija sociale, as ndalimi i rrugës evropiane nuk mund të fshihen duke sulmuar opozitën dhe deputetët”, u theksua më tej.
Folësit shprehën shqetësim të veçantë për heshtjen e Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, i cili nuk reagoi aspak, megjithëse kishte detyrimin të ndërhynte si kryesues i seancës dhe sipas Kodit Etik të miratuar nga Kuvendi.
“Kërkojmë falje publike. Askush nuk e meriton të fyehet, të kërcënohet apo të dëgjojë fjalë të rënda. Këtë reagim e kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, për të treguar se është i pari ndër të barabartë”, përfunduan ata.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
