Connect with us

Lajme

Sulme verbale dhe fyerje të rënda në Kuvend – Stoilkoviç sulmon edhe deputeten shqiptare

Në një konferencë për shtyp të thirrur në rrethana të jashtëzakonshme, deputetë të opozitës reaguan ashpër ndaj incidenteve të papranueshme që ndodhën gjatë seancës së Kuvendit, duke i cilësuar si sulm ndaj demokracisë dhe standardeve minimale parlamentare.

Informatat tona nga Kuvendi vijnë se në klubin e deputetëve, kandidati për ministër, Ivan Stoilkoviç ka sulmuar verbalisht me fjalë të rënda dhe ofenduese edhe një deputete shqiptare të opozitës, Arbana Pashollin nga BDI. Pas këtij gjesti kanë reaguar deputetët e pranishëm dhe e kanë përjashtuar.**

Sipas opozitës, nervoza e madhe e Kryeministrit Hristijan Mickoski dhe e kandidatit për ministër Ivan Stoilkoviç u duk qartë gjatë diskutimit për dështimet dhe debaklin e qeverisjes dyvjeçare.

“Kryesore në demokraci është që t’i dëgjosh të gjitha kritikat, dobësitë dhe prej tyre të nxjerrësh mësim. Por në Maqedoni duket sikur mendoni se duke sulmuar ata që tregojnë problemet, do të arrini rezultate më të mira”, u tha në konferencë.

Fyerjet e rënda u adresuan fillimisht ndaj dy deputetëve të LSDM-së – zëvendës-koordinatorit Fatmir Bytyqi dhe deputetit Mitko Trajçuleski. Por ajo që ndodhi pas ndërprerjes së seancës ishte një sulm i vërtetë, jo vetëm verbal, por edhe me fjalë të rënda e ofenduese nga Ivan Stoilkoviç.

“Kjo nuk i ka hije një kandidati për ministër që duhet të zgjedhet nga ky Kuvend. As dështimet ekonomike, as katastrofat në bujqësi, as politikat e këqija sociale, as ndalimi i rrugës evropiane nuk mund të fshihen duke sulmuar opozitën dhe deputetët”, u theksua më tej.

Folësit shprehën shqetësim të veçantë për heshtjen e Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, i cili nuk reagoi aspak, megjithëse kishte detyrimin të ndërhynte si kryesues i seancës dhe sipas Kodit Etik të miratuar nga Kuvendi.

“Kërkojmë falje publike. Askush nuk e meriton të fyehet, të kërcënohet apo të dëgjojë fjalë të rënda. Këtë reagim e kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, për të treguar se është i pari ndër të barabartë”, përfunduan ata.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Vrasja në Duqanxhik të Shkupit, MPB jep detaje

Dy sulmues me motoçikletë hapën zjarr ndaj një grupi prej pesë banorësh të Shkupit, duke goditur 26-vjeçarin A.M., i cili më vonë ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.

Të shtënat u raportuan më 6 shtator rreth orës 23:30, pranë kryqëzimit të rrugëve “Prohor Pcinski” dhe Vojdan Çernodrinski” në Shkup.
Nga MPB thonë se D.G. (29), A.Xh. (24), K.B. (36), E.B. (25) dhe A.M. (26), të gjithë nga Shkupi, po qëndronin para një dritareje biznesi në atë moment.

Një një motoçikletë që ishin dy persona ndaloi përpara tyre, pas së cilës u qëllua me armë zjarri ndaj grupit. Sulmuesit ikën menjëherë.

Një nga plumbat goditi A.M., i cili u dërgua me ambulancë në Kompleksin e Klinikës Nënë Tereza, ku dhe ndërroi jetë.

Nga policia ende nuk kanë njoftuar për identitetin e sulmuesve, dhe arsyet incidentit.

Continue Reading

Lajme

Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rrugën Sonnenallee në Neukölln në Berlin të Gjermanisë u qëllua për vdekje një 27 vjeçar nga Maqedonia e Veriut, raportuan mediat gjermane.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në kryqëzimin e rrugëve Planetenstraße dhe Sonnenallee, ndërsa i vdekur mbeti një shtetas i Maqedonisë së Veriut i moshës 27 vjeçare.

Policia e Berlinit njoftoi se, pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për reanimim personi i plagosur ndërroi jetë në vendngjarje.

Mbi viktimën u qëlluan gjashtë plumba njoftoi policia gjermane, ndërsa autori apo autorët e e sulmit dyshohet se janë larguar me një automjet të markës Mercedes.

Autoritetet e sigurisë po hetojnë nëse në ngjarje kanë qenë të përfshirë disa persona dhe nëse rasti ka lidhje me krimin e organizuar. Me urdhër të Prokurorisë, ka nisur hetimet.

Continue Reading

Lajme

Përparim Bajrami në arrati, Gjykata vendosi ta gjykojë në mungesë

Për shkak se i akuzuari Përparim Bajrami vazhdon të jetë i pakapshëm për organet e përndjekjes, Gjykata vendosi që ta gjykojë në mungesë.

Familjarët e ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Bajrami, kanë angazhuar Avokatin Elenko Millanov, i cili dorëzoi te gjyqtarja listën me prova. Bajrami është i akuzuari i parë. /Alsat.mk

Continue Reading

TË FUNDIT

Sport2 hours ago

Skandal në futbollin serb: Mbahet një minutë heshtje për Mlladiqin, i dënuar për krime lufte

Një skandal është shënuar para derbit të 180-të mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, në kuadër të xhiros së tetë të...

Lajme2 hours ago

Vrasja në Duqanxhik të Shkupit, MPB jep detaje

Dy sulmues me motoçikletë hapën zjarr ndaj një grupi prej pesë banorësh të Shkupit, duke goditur 26-vjeçarin A.M., i cili...

Lajme2 hours ago

Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rrugën Sonnenallee në Neukölln në Berlin të Gjermanisë u qëllua...

Lajme2 hours ago

Përparim Bajrami në arrati, Gjykata vendosi ta gjykojë në mungesë

Për shkak se i akuzuari Përparim Bajrami vazhdon të jetë i pakapshëm për organet e përndjekjes, Gjykata vendosi që ta...

Lajme2 hours ago

Grubi në Gjykatë: Jam doktor shkence, momentalisht i papunë

Vazhdon gjykimi për ish zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, i cili u soll në Gjykatë nga paraburgimi shtëpiak me shoqërim...

Lajme2 hours ago

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës, dizeli sërish kalon mbi 100 denarë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë...

Lajme1 day ago

E dhimbshme, tifoz i Fenerbahçes ndërron jetë gjatë ndeshjes

Një tifoz i Fenerbahçes, Yaşar Gerçek, ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes pas një sulmi në zemër. Klubi e ka konfirmuar...

Lajme1 day ago

Skandal në Tetovë! I akuzuari pengoi mjekët teksa po shpëtonin të lënduarin

Tetovë – Incident gjatë një ndërhyrjeje të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Një 40-vjeçar nga qyteti është shoqëruar në polici...

Lajme1 day ago

163 km/h në rrugë ku lejoheshin 80!

Rumuni “fluturon” nëpër Maqedoni, kapet në Tabanoc Shpejtësi marramendëse në autostradën A1! Një shtetas rumun është ndaluar nga policia pasi...

Lajme1 day ago

Shoferi i Janushev kërkoi 1.500 euro për të ndërmjetësuar për punësimin e një zjarrfikësi

I dyshuari ka marrë 30 ditë paraburgim. Ai është kapur në flagrancë gjatë dorëzimit të 500 eurove, si pjesë e...

Trending