Connect with us

Lajme

Qamili: Përfunduam pjesën e parë të listës për riemërtimin e rrugëve në Tetovë

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, njëherësh këshilltar komunal nga VLEN dhe kryetar i Komisionit për riemërimin e rrugëve, Albi Qamili, ka njoftuar se është përmbyllur mbledhja e dytë e Grupit të Punës për Riemërtimin e Rrugëve, ku është konfirmuar pjesa e parë e listës së emrave të propozuar për rrugët e qytetit.

Përmes një postimi në facebook, Qamili thekson se procesi synon t’i japë Tetovës emra që, sipas tij, pasqyrojnë historinë, kulturën dhe identitetin e qytetit.

Postimi i plotë:

“Rrugë dinjitoze me emra dinjitoz, Tetova po ndryshon!

Sot përfunduam mbledhjen e dytë të Grupit të Punës për Riemërtimin e Rrugëve ku kemi konfirmuar pjesën e parë të listës së emrave të propozuar për rrugët e qytetit tonë.

Nga Skënderbeu, Nënë Tereza dhe Vëllezërit Frashëri, deri te Kadareja e Migjeni, janë emrat e rinj që do të vendosen në rrugët e Tetovës.

Gjithashtu përfshihen personalitete që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën kulturore, arsimore e sportive të Tetovës, si shkrimtarët Murat Isaku e Abdylazis Islami, dirigjenti Gani Jahja dhe futbollisti Haqim Memedi.

Rrugët ku jetojnë bashkëqytetarët tanë maqedonas nuk do të mbajnë më emra jugosllavë, por emra të figurave të historisë dhe kulturës maqedonase, si Kërste Petkov Misirkov dhe të tjera.

Me këtë fillojmë zgjidhjen e një çështje të lënë pas dore prej vitesh, për të cilën ne si udhëheqësi kemi punuar për një kohë të gjatë”, ka shkruar Qamili.

Lajme

Munir Kollashinac braktis Frontin Europian? Shfaqet krah Mexhitit dhe Kasamit në eventin e ambasadës turke

Një zhvillim që pritet të ngjallë reagime në skenën politike. Kryetari i Lidhjes Demokratike Boshnjake, Munir Kollashinac, është parë sot përkrah liderëve të koalicionit VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, gjatë ceremonisë së organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup me rastin e 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.

Prania e Kollashinacit në krah të drejtuesve të VLEN-it vjen pasi ai ishte pjesë e Frontit Europian, koalicion i udhëhequr nga Ali Ahmeti, të cilit iu bashkua përmes një marrëveshjeje politike të nënshkruar para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024.

Fotografitë nga aktiviteti kanë nxitur spekulime se Kollashinac mund të jetë duke u distancuar nga Fronti Europian dhe duke afruar pozicionet me VLEN-in. Deri më tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga ai apo nga Lidhja Demokratike Boshnjake për ndryshim të kampit politik, megjithatë paraqitja e tij përkrah Izet Mexhitit dhe Bilall Kasamit është parë si një sinjal i qartë politik.

Nëse ky zhvillim do të konkretizohet me një vendim zyrtar, atëherë Fronti Europian do të humbte edhe një subjekt politik nga radhët e tij, ndërsa VLEN do të fitonte një tjetër partner në prag të zhvillimeve të reja në skenën politike.

Mbetet të shihet nëse pas këtij takimi do të pasojnë edhe lëvizje zyrtare politike, apo bëhet fjalë vetëm për një pjesëmarrje në një aktivitet diplomatik.

Continue Reading

Lajme

Pastrohet deponia në fshatin Tearcë pas shumë vitesh, Daut Memishi: Po i japim hapësirës një pamje të re

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka bërë të ditur se ka nisur aksioni për pastrimin e deponisë në fshatin Tearcë, e cila sipas tij, për shumë vite kishte mbetur e papastruar dhe e mbuluar nga mbeturinat.

Memishi theksoi se me këtë ndërhyrje po i jepet një pamje krejtësisht e re kësaj hapësire, duke kontribuar njëkohësisht në mbrojtjen e mjedisit, përmirësimin e pastërtisë dhe krijimin e një ambienti më të shëndetshëm për banorët.

“Pas shumë vitesh, deponia në fshatin Tearcë po pastrohet nga mbeturinat e grumbulluara, duke i dhënë kësaj hapësire një pamje krejtësisht të re. Me këtë aksion po kontribuojmë drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit, përmirësimin e pastërtisë dhe krijimin e një ambienti më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët. Tearca e pastër është përgjegjësi e përbashkët”, ka shkruar Memishi.

Aksioni është pjesë e angazhimeve të Komunës së Tearcës për përmirësimin e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit në të gjitha vendbanimet e komunës.

https://www.facebook.com/share/r/1FoG4CT6WX

Continue Reading

Lajme

Bashkëshorti i saj mbeti i varur jashtë avionit, gruaja serbe kërkon shqiptarin që e ndihmoi ta shpëtonte

Një fluturim i Ryanair nga Selaniku drejt Memmingenit në Gjermani u kthye në një skenë tmerri vetëm pak minuta pas ngritjes, kur një problem në motor u shoqërua me dëmtimin e një dritareje dhe dekompresimin e menjëhershëm të kabinës. Avioni Boeing 737-800 operohej nga Malta Air, kompani e grupit Ryanair.

Në vendin pranë dritares ndodhej 61-vjeçari Ljubisha Karoviç. Forca e ajrit e tërhoqi drejt hapësirës së krijuar, duke i nxjerrë jashtë kokën, shpatullat dhe një pjesë të trupit. Rripi i sigurimit rezultoi vendimtar, pasi e pengoi të dilte plotësisht jashtë avionit.

Bashkëshortja e tij, Svetlana Grković, reagoi menjëherë duke e kapur nga këmbët. Për rreth dy minuta, ajo nuk e lëshoi, ndërsa dy pasagjerë të tjerë iu bashkuan për ta tërhequr sërish brenda kabinës.

Kur u thye dritarja, presioni e tërhoqi Ljubišën. Mendova: ‘Nëse do të vdisnim, do të vdisnim bashkë’”, tregoi ajo për median serbe Nova. Sipas Grković, bashkëshorti i saj humbi ndjenjat disa herë gjatë momenteve dramatike.

Në kabinë shpërtheu paniku. Pasagjerët dëgjuan një zhurmë të fortë, ndërsa maskat e oksigjenit ranë nga tavani dhe avioni nisi të humbiste lartësi. Disa prej tyre menduan se mjeti po rrëzohej.

Avioni u rikthye dhe u ul normalisht në aeroportin e Selanikut. Karović u dërgua në spital me dëmtime në qafë, shpatulla dhe dorë, si dhe djegie nga fërkimi. Bashkëshortja tha se ai vijon të jetë në gjendje të rëndë, nuk komunikon dot normalisht dhe kujton shumë pak nga incidenti.

Grković falënderoi pasagjerët që i ndihmuan, duke veçuar një burrë për të cilin mendon se ishte shqiptar.

“Ai na ndihmoi shumë. Nuk ia di emrin, por do të doja ta takoja dhe ta falënderoja personalisht”, u shpreh ajo.

Shkaku i saktë i incidentit mbetet nën hetim. Ryanair ka konfirmuar se një dritare u shkëput gjatë fluturimit, ndërsa NTSB është njoftuar për një problem në motorin e djathtë dhe dekompresim të kabinës.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Munir Kollashinac braktis Frontin Europian? Shfaqet krah Mexhitit dhe Kasamit në eventin e ambasadës turke

Një zhvillim që pritet të ngjallë reagime në skenën politike. Kryetari i Lidhjes Demokratike Boshnjake, Munir Kollashinac, është parë sot...

Lajme3 hours ago

Pastrohet deponia në fshatin Tearcë pas shumë vitesh, Daut Memishi: Po i japim hapësirës një pamje të re

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka bërë të ditur se ka nisur aksioni për pastrimin e deponisë në...

Lajme5 hours ago

Bashkëshorti i saj mbeti i varur jashtë avionit, gruaja serbe kërkon shqiptarin që e ndihmoi ta shpëtonte

Një fluturim i Ryanair nga Selaniku drejt Memmingenit në Gjermani u kthye në një skenë tmerri vetëm pak minuta pas...

Lajme5 hours ago

Izet Mexhiti nënshkruan në Librin e Zisë për Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thanin

Bashkëkryetari i Vlen, Izet Mexhiti ka nënshkruar sot në Librin e Zisë të hapur në Ambasadën e Shtetit të Katarit,...

Lajme9 hours ago

Arrestohen dy gra nga Kumanova, morën kredi të shpejta në emër të 19 personave

Mashtruan 19 persona dhe morën kredi të shpejta në emër të tyre në vlerë mbi 10,8 milionë denarë, arrestohen dy...

Lajme9 hours ago

10 vjet nga tentativa për grushtshtet, Erdogan: Dështimi i komplotistëve, fitore e madhe e demokracisë

Më 15 korrik 2016, elementë rebelë të ushtrisë turke të lidhur me ndjekësit e Fetullah Gylenit, kreut të FETO-s, sulmuan...

Lajme9 hours ago

Shkup, Gruaja e mashtroi, burri e vrau

Pas më shumë se dy vjet hetimesh, policia i arrestoi të dyshuarit kryesor dhe bashkëshorten e tij për vrasjen e...

Lajme9 hours ago

Mickoski: Maqedonia i ka karburantet më të lira në rajon

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj politikave që synojnë uljen e ndikimit...

Lajme1 day ago

Bajram Rexhepi letër mërgimtarëve: Mirë se vini në vendëlindje, por sheshi Iliria është bë Marshall TITO

Të dashur mërgimtarë, Mirësevini në vendlindje. Jam i vetëdijshëm se kësaj rradhe do të ballafaqoheni me shumë befasi të pakëndshmë...

Lajme1 day ago

Kosova shpall “non grata” ministren serbe Snezana Paunović, Shqipëria reagon vetëm me një deklaratë kritike

Kosova ka shpallur *persona non grata* ministren serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezana Paunović, pas deklaratave të saj...

Trending