Lajme
Prej të mërkurës moti freskohet!
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Pasdite pritet paqëndrueshmëri lokale me reshje shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe në disa zona kushte për stuhi me breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 22°C, ndërsa maksimalet nga 34 deri në 40°C.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës, priten reshje lokale shiu, bubullima dhe erë e përforcuar. Temperatura minimale do të jetë rreth 20°C, ndërsa maksimalja do të arrijë 39°C.
Të martën do të mbetet mot me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet paqëndrueshmëri lokale me reshje shiu, bubullima, erë të fortë dhe vende-vende kushte për stuhi me breshër.
Ndryshim i motit pritet nga e mërkura, kur për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu dhe erës së përforcuar veriore, temperaturat do të fillojnë të bien. Të premten priten reshje shiu dhe ulje e ndjeshme e temperaturave ditore, ndërsa nga e shtuna temperaturat do të shënojnë rritje graduale.
Lajme
Me pranga në duar, arrinë në prokurorinë e Gostivarit tre të arrestuarit për çështjen e ujit
Tre personat e arrestuar në lidhje me dyshimet për ndotjen e ujit të pijshëm në Gostivar janë sjellë sot në Prokurorinë Themelore Publike, ku pritet të merren në pyetje në kuadër të procedurës hetimore.
Arrestimi i tyre u bë pas veprimeve të ndërmarra nga policia në koordinim me Prokurorinë, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat që çuan në ndotjen e rrjetit të ujësjellësit, ngjarje e cila preku mijëra qytetarë të Gostivarit.
Prokuroria pritet të vendosë për masat e mëtejshme ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë së secilit të përfshirë.
Lajme
Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me SHBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot zhvilloi takim me Nicole Varns, ushtruese e detyrës së shefes së Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u konfirmua bashkëpunimi i fortë dhe i vazhdueshëm ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe SHBA-së si partner strategjik në zbatimin e reformave në sistemin e drejtësisë.
Në takim u diskutua për prioritetet kyçe të Ministrisë së Drejtësisë, me theks të veçantë te reformat në drejtësi, sundimi i ligjit, digjitalizimi i sistemit gjyqësor, agjenda legjislative dhe lufta kundër korrupsionit. Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, kërkoi që në periudhën e ardhshme të mundësohet shkëmbimi i përvojave dhe ofrimi i ndihmës ekspertësh nga SHBA-ja në fushën e legjislacionit penal.
Ministri Shasivari shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ofron Ministrisë së Drejtësisë dhe proceseve reformuese në vend, duke theksuar se ajo luan një rol të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, si dhe në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Në fokus të bisedimeve ishte edhe reforma e legjislacionit penal, e cila mbetet një nga prioritetet strategjike të Ministrisë së Drejtësisë. Në këtë drejtim, u theksua se ka filluar zbatimi i projektit “Mbështetje për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Drogat në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i financuar nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në takim u konfirmua angazhimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të partneritetit përmes projekteve të reja të përbashkëta, mbështetjes së ekspertëve dhe shkëmbimit të përvojave në fushat me interes të përbashkët.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar fuqishëm në zbatimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit dhe përmbushjen e standardeve evropiane, në interes të qytetarëve dhe të integrimit evropian të shtetit.
Lajme
“I ka pa tre të vdekur” – Qytetari tregon momentin ku tre kosovarët u gjeten të vdekur nga aksidenti në Maqedoni
Një qytetar ka treguar se si u gjetën trupat e tre kosovarëve në Maqedoni.
Ai tha se policia iu kishte kërkuar ndihmë për gjetjen e tyre, teksa gjatë aksionit një polic i ka gjetur dhe ka lajmëruar ekipet tjera dhe ambulancën.
“Na ka ardh keq shumë”, u shpreh ai.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
