Connect with us

Lajme

Shqiptarët e komunës së Butelit i japin kryetarit Kostovski trefish më shumë mbështetje se ish-kryetarit të LSDM-së në vitin 2023

Një anketë e zhvilluar me 1.100 qytetarë të Komunës së Butelit tregon një ndryshim të dukshëm në perceptimin e qytetarëve shqiptarë ndaj kryetarit aktual të komunës, Darko Kostovski.

Sipas rezultateve, nga 228 shqiptarë të anketuar, 44,7% janë shprehur pozitivisht ose pjesërisht pozitivisht për punën e Kostovskit, ndërsa 52,2% kanë dhënë vlerësim negativ ose pjesërisht negativ. Vetëm 3,1% janë shprehur të pavendosur.

Megjithatë, ajo që bie më shumë në sy është krahasimi me vitin 2023. Sipas të dhënave të anketës, mbështetja e shqiptarëve për ish kryetarin e Komunës së Butelit nga radhët e LSDM-së ishte pothuajse tre herë më e ulët në të njëjtën periudhë, duke treguar një rritje të konsiderueshme të besimit ndaj kryetarit aktual.

Ky ndryshim sipas qytetatëve të anketuar lidhet me realizimin e projekteve infrastrukturore në vendbanimet me shumicë shqiptare dhe zonat e përziera të komunës.

Ndër projektet më të rëndësishme që janë realizuar gjatë mandatit të Darko Kostovskit veçohen:

Realizimi i projektit të ujësjellësit për vendbanimin Luboten, një investim i shumëpritur nga banorët pas viteve të tëra pritje.

Investim mbi 1 milion euro në lagjen Shkup Veri, me fokus në infrastrukturë dhe përmirësimin e kushteve urbane.

Ndërtimi i çerdhes së re në Butel 2, që pritet të rrisë kapacitetet për kujdesin ndaj fëmijëve.

Ndërtimi i shkollës së re fillore në Vizbeg, një nga investimet më të mëdha në arsim në komunë, si dhe ndërtimi dhe rikonstruksioni i rrugëve dhe rrugicave në këtë vendbanim.

Rezultatet e anketës sugjerojnë se realizimi i projekteve konkrete në terren po reflektohet edhe në perceptimin e një pjese të elektoratit shqiptar në Komunën e Butelit, duke e bërë mbështetjen për kryetarin aktual, Darko Kostovski dukshëm më të lartë krahasuar me periudhën kur komuna drejtohej nga LSDM-ja.

Lajme

Figura të njohura publike pjesë e protestës për Arlinda Zekajn

Nora Istrefi, Pranvera dhe Marjani, Kaci Lleshi e Liki në mesin e emrave që iu bashkuan protestës për drejtësi për Arlinda Zekajn.

Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur reagime të shumta në shoqërinë kosovare, ndërsa thirrjes për drejtësi dhe mbrojtje të grave nga dhuna i janë bashkuar edhe figura të njohura publike, shkruan Indeksonline.

Protesta është organizuar në Prishtinë, me thirrjen për përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për të parandaluar rastet e dhunës ndaj grave.

Përveç kërkesës për drejtësi për Arlindën, protesta synon të rikujtojë rëndësinë e mbrojtjes së jetës së grave dhe reagimit me kohë të institucioneve ndaj rasteve të dhunës./Indeksonline/

Continue Reading

Lajme

“Shqiptarë e maqedonas edhe pas të hënës do të jetoni pranë njëri-tjetrit”, Mickoski: Bërvenicë, votoni me arsye e me zemër

Kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje banorëve të Bërvenicës që të votojnë kandidatin nga koalicioni “Maqedonia Jote”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, Stojanço Radiçevski, përcjell TV21. Duke komentuar koalicionin AKI, Mickoski thotë se ata po tentojnë të ndajnë popullin në baza etnike.

“Se ata do të vazhdojnë të jetojnë krah për krah pas 1 nëntorit dhe pas fundjavës. Do të vijnë politikanë që do t’i ndajnë ata kryesisht sipas përkatësisë etnike. Ata janë të pashpresë dhe në këtë mënyrë përpiqen të shpëtojnë atë pak që ka mbetur nga e ardhmja e tyre politike. Por mos harroni se ata do të ikin, nuk do t’ua shihni sytë, ndërsa ju, maqedonas dhe shqiptarë, do të vazhdoni të jetoni krah për krah. Dhe mos votoni kurrë sepse ndonjë politikan ju thotë të votoni për dikë vetëm sepse ai i përket një komuniteti etnik apo një tjetri. Në vend të kësaj, votoni me arsyen dhe zemrën tuaj. Votoni për atë që do të sjellë kohë më të mira për ju dhe familjen tuaj, si dhe më shumë projekte. Na lini neve, politikanëve. Votoni për atë që mendoni se do të realizojë më shumë projekte për ju. Mos i shpëtoni politikanët e humbur e të fundosur, të cilët e kemi parë se çfarë kanë bërë në skenën politike të Maqedonisë për njëzet vjet. Më 2 nëntor, ata do të harrojnë gjithçka që ju kanë premtuar. Më 2 nëntor, ne si qeveri do të kthehemi dhe do ta ndërtojmë rrugën nga Stençe në Gurgurnicë, do ta ndërtojmë kopshtin në Çellopek, do ta ndërtojmë shkollën në Sedllarcë e kështu me radhë. Do ta ndërtojmë edhe stadiumin në Radiovc. Ne si qeveri do të kthehemi sërish atje, ndërsa këta njerëz do të mendojnë se në këtë mënyrë do të përfitojnë. Mos lejoni të ndaheni, sepse do të jetoni përsëri së bashku edhe pas 2 nëntorit, ndërsa ata do të ikin dhe nuk do t’ua shihni më sytë”, tha Mickoski.

Kujtojmë se kundërkandidat i Radiçevskit nga VMRO-DPMNE është Arkin Jahiji nga AKI.

Continue Reading

Lajme

Kasami: Mbështeja e VLEN-it për Jahijin varet nga sjellja e BDI-së

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bërvenicë, ku këtë të diel, në raundin e dytë, qytetarët do të zgjedhin kryetarin e ri të komunës mes kandidatit të AKI-së, Arkin Jahiji, dhe kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski. Por, përtej garës mes dy kandidatëve, vëmendja është përqendruar edhe te qëndrimi i VLEN-it. Në kampin politik shqiptar, dilema mbetet se kujt do t’i japë mbështetjen kjo parti, e cila funksionon me dy bashkëkryetarë. Ndërsa bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në Shenja” deklaroi se do ta mbështesin kandidatin e AKI-së, një qëndrim të tillë nuk e shprehu sot edhe bashkëkryetari tjetër, Bilall Kasami. Se a do ta ofrojë edhe Kasami mbështetje për kandidatin shqiptar, kjo do të varet nga sjellet e BDI-së, që një farë mënyre BDI është në qendër të vëmendjes së Kasamit, se si do të veprojë këto ditë.

BILALL KASAMI, BASHKËKRYETAR I VLEN-IT

“Ne sigurisht që jemi deklaruar pro, por angazhimi ynë varet nga mënyra se si do të sillet BDI në gjithë këtë periudhë. Nëse BDI do të vazhdojë ta bëjë fushatën si BDI, apo qoftë si AKI, dhe fushata të jetë kundër VLEN-it, në këtë rast ata duhet të sqarohen me vetveten. Kjo sepse, ndryshe nga para një viti e ca, kur kandidati i VLEN-it i largoi të gjitha simbolet politike dhe partiake dhe kërkoi votën si shqiptar, kjo nuk po ndodh tani. Për më tepër, deklarimet e zyrtarëve të lartë të AKI-së dhe BDI-së janë se ata e kanë fituar VLEN-in. Pra, nëse edhe më tutje qëllimi i tyre nuk është të fitojnë Bërvenicën, por të dalin fitues ndaj VLEN-it, atëherë ata me vetëdije po bëjnë një fushatë për ta humbur Bërvenicën”.

Ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje banorëve të Bërvenicës që të votojnë kandidatin nga koalicioni “Maqedonia Jote”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, Stojanço Radiçevski. Duke komentuar koalicionin AKI, Mickoski thotë se ata po tentojnë të ndajnë popullin në baza etnike.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Do të vijnë politikanë që do t’i ndajnë ata kryesisht sipas përkatësisë etnike. Ata janë të pashpresë dhe në këtë mënyrë përpiqen të shpëtojnë atë pak që ka mbetur nga e ardhmja e tyre politike. Por mos harroni se ata do të ikin, nuk do t’ua shihni sytë, ndërsa ju, maqedonas dhe shqiptarë, do të vazhdoni të jetoni krah për krah. Dhe mos votoni kurrë sepse ndonjë politikan ju thotë të votoni për dikë vetëm sepse ai i përket një komuniteti etnik apo një tjetri. Në vend të kësaj, votoni me arsyen dhe zemrën tuaj. Votoni për atë që do të sjellë kohë më të mira për ju dhe familjen tuaj, si dhe më shumë projekte”.

Kujtojmë se garë e nxehtë në komunën e Bërvenicës ka qenë edhe në zgjedhjet e rregullta të një viti më parë, ku kandidati shqiptar Haqim Ramadani, që garoi për këtë komunë, i mllefosur nga politikanët shqiptar, në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, hoqi të gjitha posterat politike dhe hyri në garë si i pavarur.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme17 minutes ago

Figura të njohura publike pjesë e protestës për Arlinda Zekajn

Nora Istrefi, Pranvera dhe Marjani, Kaci Lleshi e Liki në mesin e emrave që iu bashkuan protestës për drejtësi për...

Lajme24 minutes ago

“Shqiptarë e maqedonas edhe pas të hënës do të jetoni pranë njëri-tjetrit”, Mickoski: Bërvenicë, votoni me arsye e me zemër

Kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje banorëve të Bërvenicës që të votojnë kandidatin nga koalicioni “Maqedonia Jote”, i udhëhequr nga...

Lajme29 minutes ago

Kasami: Mbështeja e VLEN-it për Jahijin varet nga sjellja e BDI-së

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bërvenicë, ku këtë të diel, në raundin e dytë,...

Lajme5 hours ago

Mësuesja në Gjermani ishte në pushim mjekësor për gati 17 vjet, por merrte pagë të plotë

Një mësuese nga qyteti gjerman Duisburg është nën hetim nga prokuroria nën dyshimin për mashtrim, pasi për gati 17 vjet...

Lajme5 hours ago

Është arrestuar në Deçan, Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

I dyshuari për vrasjen e 49-vjeçares, Arlinda Zekajt, është arrestuar dy ditë pasi kreu krimin. Albert Sylaj u kap në...

Lajme18 hours ago

Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ka qëndruar edhe...

Lajme18 hours ago

Bora e parë e këtij viti në Maqedoni, ja ku po bie

Reshjet e borës kanë nisur sonte në rajonet më të larta të Maqedonisë perëndimore, ndërsa sipas informacioneve nga terreni, reshjet...

Lajme18 hours ago

Adnan Azizi: Dhjetëra ministra të BDI-së nuk e hapën kurrë çështjen e jurisprudencës, ne sjellim zgjidhje

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, në një intervistë për Pollogu.news, ka folur për zgjidhjen ligjore që mundëson dhënien e provimit...

Lajme1 day ago

Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë duke deklaruar se...

Lajme1 day ago

Mexhiti: Bashkëpunimi VLEN-VMRO është i mirë, synojmë ta bëjmë edhe më të mirë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka vlerësuar si të mirë bashkëpunimin mes VLEN-it dhe...

Trending