Lajme
Xhaferi: U gjet zgjidhje për nxënësit e Medresesë Isa Beu në Shkup
Sot, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka zhvilluar takim me Reisul-Ulemanë e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetain.
Në takim, fokusi kryesor ishte në vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të miratuar në mbledhjen e 26 marsit të vitit 2024, me të cilin jepet pëlqim për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Madreseja Isa Beu” – në fshatin Kondovë, Shkup, e akredituar dhe me status të shkollës së mesme të rregullt. Ky vendim paraqet zgjidhje për problemin e kamotshëm me të cilin ballafaqoheshin nxënësit e Medresesë Isa Beg në Shkup, të cilët pas përfundimit të arsimit të mesëm në shkollën e mesme islame, nuk mundeshin të regjistrohen në studimet universitare në fakultetet në vend, që për ta paraqiste një handikap dhe diskriminim të madh.
Njëherazi, kjo është një çështje për të cilën Kryeministri Xhaferi ka shprehur interes gjatë mandatit të tij si Kryetar i dhomës ligjvënëse, kur mori përsipër formimin e grupit punues që do të hartojë një zgjidhje ligjore që do të rregullojë statusin e shkollave fetare, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për arritjen e tolerancës më të lartë ndër-fetare dhe parandalimin e çdo devijimi nga mësimi burimor.
Ef. Fetai shprehu falënderim për takimin dhe mirënjohje për këmbënguljen dhe përkushtimin e Kryeministrit Xhaferi në gjetjen e modusit me të cilin do të realizohet ky qëllim dhe më në fund nxënësit që e ndjekin mësimin në Medresenë Isa Beu, do të mund të inkuadrohen në mënyrë të barabartë në sistemin e arsimit të lartë në Republikën Maqedonia së Veriut. Mësimi në Shkollën e Mesme Private “Medreseja Isa Beu” do të zhvillohet në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke. Do të organizohet dhe realizohet mësim për arsimin e mesëm të gjimnazit në përputhje me planet arsimore dhe programet e miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe në përputhje me Ligjin për arsim të mesëm.


Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
Lajme
Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi
Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.
Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
