Lajme
Për herë të parë vendoset flamuri shtetëror në zyrën e Ali Ahmetit: Jam për shtet unitar, ishte edhe sugjerim i ambasadorëve
Pas 24 vitesh nga themelimi i Bashkimit Demokratik për Integrim, në zyrën e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, në Reçicë të Vogël, është vendosur për herë të parë flamuri shtetëror i Maqedonisë së Veriut. Flamuri u pa gjatë një takimi me ambasadorin e Austrisë, Martin Pammer.
Në një prononcim për TS, Ahmeti sqaroi arsyet e këtij vendimi, duke theksuar se gjithmonë ka qenë në mbështetje të shtetit unitar dhe se vendosja e flamurit shtetëror nuk ka qenë asnjëherë problem për të.
“Kam qenë gjithmon për shtet unitar, ka qenë edhe sugjerim i ambasadorëve të huaj në vend, sepse në takimet me ta më është sugjeruar që të vendoset flamuri i shtetit të Maqedonisë së Veriut në zyrën time”, deklaroi Ahmeti.
Sipas tij, ky veprim është në përputhje me bindjen se shteti u përket të gjithë qytetarëve dhe se simbolet shtetërore duhet të respektohen.
Lajme
Ali Ahmeti pret sportistin e ri nga Tetova, Muhammed Dauti
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot priti në takim sportistin e ri 12-vjeçar nga Tetova, Muhammed Dauti, i cili ka arritur një sukses të veçantë në paraqitjen e tij të parë në disiplinat Kickboxing & MMA.
Muhammed Dauti u shpall fitues në Garat Ballkanike të Sporteve Marciale, të zhvilluara në Tetovë, duke dëshmuar talentin, disiplinën dhe përkushtimin e tij në këtë fushë sportive.
Gjatë takimit, z. Ali Ahmeti e përgëzoi sportistin e ri për këtë rezultat të rëndësishëm dhe vlerësoi angazhimin e tij, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së të rinjve që me punë, vullnet dhe përkushtim arrijnë suksese dhe bëhen shembull për gjeneratat e reja.
Me këtë rast, Muhammed Dauti shprehu mirënjohjen e tij për pritjen dhe përkrahjen, duke i dedikuar z. Ali Ahmeti medaljen dhe diplomën e tij të parë si shenjë respekti dhe falënderimi për mbështetjen gjatë rrugëtimit të tij.
Ky takim ishte një moment motivimi për sportistin e ri, i cili synon të vazhdojë me përkushtim rrugën e tij sportive dhe të sjellë shumë suksese të tjera për Tetovën dhe vendin tonë.
Urime Muhammed Dautit për këtë arritje dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive!
Ja postimi plotë:
Sot pata kënaqësinë të mirëpres sportistin e ri 12-vjeçar nga Tetova, Muhammed Dauti, i cili ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në paraqitjen e tij të parë në disiplinat Kickboxing & MMA, duke u shpallur fitues në Garat Ballkanike të Sporteve Marciale, të organizuara në Tetovë.
Ky sukses është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së palodhur të Muhammedit, si dhe një motivim për të gjithë të rinjtë që merren me sport.
I urova Muhammedit suksese të vazhdueshme në rrugëtimin e tij sportiv, me bindjen se ky është vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe i shumë arritjeve të tjera që do ta bëjnë krenare Tetovën dhe vendin tonë.
Urime për këtë sukses të merituar!
Lajme
Komuna e Çairit dërgon ndihmë me ujë të pijshëm për qytetarët e Gostivarit
Në përgjigje të situatës së rënduar me furnizimin me ujë të pijshëm në Gostivar, Komuna e Çairit ka dërguar një sasi uji të pijshëm për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo situatë.
Ndihma është një kontribut për përballimin e nevojave aktuale të banorëve, ndërsa Komuna e Çairit mbetet në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet lokale në Gostivar dhe e gatshme që edhe në ditët në vijim të ofrojë mbështetje shtesë, në përputhje me nevojat dhe zhvillimin e situatës.
Lajme
Stuhia që e “lavëroi” Shkupin ishte me shpejtësi 130 km/h
Era e fuqishme që përfshiu dje pasdite Shkupin arriti në një moment shpejtësi deri në 130 kilometra në orë, çka sipas klasifikimit meteorologjik konsiderohet erë uragani. Këtë e bëri të ditur sot Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), duke iu referuar të dhënave të regjistruara nga stacionet automatike meteorologjike në vend njofton INA.
Sipas DPHM-së, në Luginën e Shkupit, në stacionin automatik meteorologjik në Shkup, në orën 16:10 është regjistruar një goditje e erës me shpejtësi prej 130 kilometrash në orë, me drejtim veri-veriperëndim.
Shpejtësi e njëjtë prej 130 kilometrash në orë është regjistruar edhe në stacionin automatik meteorologjik në Novo Sellë të Strumicës, në orën 17:50, me drejtim veriperëndimor.
Era më e fortë në vend është regjistruar në Shtip, ku në orën 17:00 është evidentuar një goditje me shpejtësi maksimale prej 134 kilometrash në orë, me drejtim perëndim-veriperëndim.
“Bazuar në të dhënat nga rrjeti kombëtar i stacioneve automatike meteorologjike, më 21 korrik 2026 u regjistruan vlera jashtëzakonisht të larta të goditjeve të erës, të afërta me rekordet historike. Kjo konfirmon se në disa lokacione të vendit janë regjistruar goditje të erës me fuqi uragani, një fenomen i rrallë dhe shkatërrues meteorologjik”, thuhet në njoftimin e DPHM-së.
Sipas klasifikimit për fuqinë e erës, uragani përkufizohet si erë me shpejtësi mbi 118 kilometra në orë. Bëhet fjalë për një fenomen ekstremisht të fuqishëm, i cili ndodh shumë rrallë në këtë territor dhe mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në shkallë të gjerë.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
