Connect with us

Lajme

VLEN: Pranë qytetarëve të Gostivarit, vazhdojmë mbështetjen me shpërndarjen e ujit të pijshëm

VLEN ka njoftuar se, përmes Forumit Rinor, ka organizuar një aksion humanitar për sigurimin dhe shpërndarjen e ujit të pijshëm për familjet e prekura nga kriza e furnizimit me ujë në Gostivar.

Sipas njoftimit, aksioni synon t’u dalë në ndihmë qytetarëve që po përballen me mungesën e ujit të pijshëm, ndërsa theksohet se solidariteti dhe përgjegjësia ndaj komunitetit mbeten ndër vlerat kryesore të koalicionit.

“Në momente sfiduese, angazhimi ynë nuk mbetet vetëm në fjalë, por shndërrohet në veprime konkrete në shërbim të qytetarëve”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Koalicioni shpreh gjithashtu pritjen që institucionet kompetente të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë të pijshëm në Gostivar.

Në fund të njoftimit, VLEN falënderon aktivistët dhe vullnetarët që morën pjesë në aksion, duke vlerësuar kontributin e tyre dhe duke theksuar se solidariteti mbetet forca kryesore në përballimin e situatave të vështira.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Fshatrat shqiptare po dominojnë dhe po rriten me fëmijë, statistikat flasin qartë

Ndërsa shumë fshatra në Maqedoninë e Veriut përballen me shpërngulje dhe zbrazje, të dhënat zyrtare tregojnë një realitet tjetër në shumë vendbanime me shumicë shqiptare, përcjell INA.

Sipas Regjistrimit të Popullsisë 2021 të Entit Shtetëror të Statistikës, nga 19 fshatrat në vend me mbi 300 banorë ku më shumë se 30% e popullsisë janë fëmijë deri në moshën 14-vjeçare, shumica janë fshatra shqiptare.

Në krye të listës renditet Jabollçishti i Poshtëm (Komuna e Çashkës), ku 39,7% e popullsisë janë fëmijë, i ndjekur nga Jabollçishti i Epërm (38,3%) dhe Vranovci i Epërm (34,9%). Në këtë listë bëjnë pjesë edhe Batinci, Studeniçani, Cvetova, Draçevica, Orllanca dhe fshatra të tjera me popullsi shqiptare.

Këto të dhëna nga Enti i Statistikave dëshmojnë se në shumë fshatra shqiptare ka vitalitet demografik, familje të reja dhe një brez të ri që përbën bazën e zhvillimit të ardhshëm. Ky potencial duhet të mbështetet me investime në arsim, infrastrukturë, bujqësi dhe vende pune, në mënyrë që këto vendbanime të vazhdojnë të zhvillohen.(INA)

Continue Reading

Lajme

Ofroi garanci 1,1 mln euro, lirohet nga burgu ish-kryetari i FFM-së

“Garancia pranohet për ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë ”, njofton Gjykata Themelore Penale e Shkupit. Nga Gjykata thonë se gjyqtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, duke vepruar sipas propozimit të mbrojtjes së të dyshuarit Muhamed Seldiu, ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, miratoi vendim me të cilin pranoi garancinë e ofruar në shumën prej mbi 1.150.000 eurosh, e cila konsiston në vendosjen e hipotekës mbi pasurinë e paluajtshme, dhe ia hoqi masën e paraburgimit.

Njëkohësisht, për të siguruar praninë e të dyshuarit në rrjedhën e mëtejshme të procedurës, Gjykata caktoi një masë paraprake – sekuestrimin e dokumentit të udhëtimit.

GJYKATA PENALE SHKUP

“Pas propozimit të paraqitur për heqjen e masës së paraburgimit me caktimin e garancisë dhe mendimit pozitiv të dhënë nga Prokurori Publik, gjyqtari i procedurës paraprake nxori vendim me të cilin e pranoi propozimin dhe garancinë e ofruar. Meqenëse kundër këtij vendimi nuk u paraqit ankesë, ai mori formë të prerë, pas së cilës i dyshuari u lirua”.

 

Ndërkaq kujtojmë se Muamed Sejdini, ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), shërbeu për dy mandate në krye të FFM-së pas zgjedhjes së tij në vitin 2019 dhe rizgjedhjes në 2021. Ai u arrestua në prill të vitit 2026 nën dyshimet për veprat penale të përvetësimit dhe keqpërdorimit të rreth 700.000 eurove të fondeve të ndara nga UEFA. Mjetet financiare të cilat ishin dedikuar për ndërtimin e tribunës së stadiumit “Biljanini Izvori” në Ohër, ku dyshohet se u krye pagesë avansi pa garanci bankare dhe miratim adekuat. Pas një periudhe paraburgimi, në korrik 2026 gjykata pranoi një garanci pasurore prej mbi 1 milion eurosh për ta lejuar të mbrohet në liri.

Continue Reading

Lajme

Arrestohet 32-vjeçari, mashtroi një grua nga Kumanova me 9 mijë euro duke i premtuar pasaportë të huaj

Një 32-vjeçar nga Kavadari është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke marrë 2.000 euro nga një 50-vjeçare nga Kumanova, të cilën dyshohet se e kishte mashtruar me premtimin se do t’i ndërmjetësonte për të siguruar një pasaportë të huaj.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gruaja e kishte denoncuar rastin, duke deklaruar se i dyshuari fillimisht i kishte kërkuar 400 euro për ndërmjetësimin e pasaportës, por më pas kishte vazhduar të kërkonte shuma të tjera parash. Brenda një periudhe të shkurtër kohore, ajo i kishte dorëzuar gjithsej 9.000 euro, ndërsa ai vazhdonte të kërkonte para të tjera.

Më 23 korrik 2026, rreth orës 13:50, në sheshin e qytetit në Kavadar, zyrtarët policorë të SPB Kavadar, në bashkëpunim me kolegët nga SPB Kumanovë, e privuan nga liria të dyshuarin me inicialet M.D. (32).

Gjatë arrestimit, policia i gjeti 2.000 euro që ai sapo i kishte marrë nga viktima. Paratë ishin përpunuar paraprakisht me metoda kriminalistiko-teknike nga policia, si pjesë e aksionit për dokumentimin e veprës.

I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe më pas është nxjerrë para prokurorit publik, ku ka pranuar kryerjen e veprës.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal për veprën penale “Mashtrim”, sipas nenit 247, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

Fshatrat shqiptare po dominojnë dhe po rriten me fëmijë, statistikat flasin qartë

Ndërsa shumë fshatra në Maqedoninë e Veriut përballen me shpërngulje dhe zbrazje, të dhënat zyrtare tregojnë një realitet tjetër në...

Lajme3 hours ago

Ofroi garanci 1,1 mln euro, lirohet nga burgu ish-kryetari i FFM-së

“Garancia pranohet për ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë ”, njofton Gjykata Themelore Penale e Shkupit. Nga Gjykata thonë...

Lajme3 hours ago

VLEN: Pranë qytetarëve të Gostivarit, vazhdojmë mbështetjen me shpërndarjen e ujit të pijshëm

VLEN ka njoftuar se, përmes Forumit Rinor, ka organizuar një aksion humanitar për sigurimin dhe shpërndarjen e ujit të pijshëm...

Lajme3 hours ago

Arrestohet 32-vjeçari, mashtroi një grua nga Kumanova me 9 mijë euro duke i premtuar pasaportë të huaj

Një 32-vjeçar nga Kavadari është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke marrë 2.000 euro nga një 50-vjeçare nga Kumanova,...

Lajme4 hours ago

Kostovski: Komuna e Butelit shpërblen me nga 15.000 denarë çdo punëtor që ndihmoi gjatë fatkeqësisë natyrore

Komuna e Butelit ka marrë vendim që të ndajë nga 15.000 denarë për secilin punëtor që ishte i angazhuar në...

Lajme5 hours ago

Ministri Ferati priti në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja

Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Agon Ferati priti në takim Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së...

Lajme11 hours ago

Ministri Ferati priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, Nuhi Aliu

Ministri për Marrëdhenie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nuhi Aliu me...

Lajme1 day ago

Ministri Hoxha: Deri në fund të vitit 2026 do të thjeshtohen 15 procedura administrative në Ministrinë e Mjedisit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, mori pjesë në takimin e punës kushtuar realizimit të Hapit 4...

Lajme1 day ago

Mexhiti nga Gostivari: Garantimi i ujit të pijshëm është detyrim themelor i institucioneve

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar se sigurimi i ujit të pijshëm është një e drejtë elementare...

Lajme1 day ago

Mexhiti nga Gostivari: Garantimi i ujit të pijshëm është detyrim themelor i institucioneve përcjell Zhurnal.mk .

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar se sigurimi i ujit të pijshëm është një e drejtë elementare...

Trending