Connect with us

Lajme

3.000 euro gjobë për shtetasin e Serbisë, dy herë u kap nga “Safe City” duke vozitur mbi 160 km/h

Një shtetas serb është dënuar me gjithsej 3.000 euro gjobë, pasi në dy raste është kapur duke drejtuar automjetin me më shumë se dyfishin e shpejtësisë së lejuar në autostradën A1, njofton Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit.

Bëhet fjalë për D.P. (34), i cili është dënuar me dy gjoba nga 1.500 euro për veprën penale “drejtim i pamatur i automjetit”.

Ai është ndaluar më 29 gusht, në ora 23:20, në pikën kufitare Tabanoc, teksa po tentonte të largohej nga vendi. Gjatë kontrollit policor të automjetit “Skoda” me targa serbe, përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” është konstatuar se më herët, në dy raste, ishte regjistruar duke vozitur me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë.

Më 22 korrik, pranë Demir Kapisë, D.P. kishte drejtuar automjetin me 163 kilometra në orë, ndërsa më 20 gusht, në të njëjtin aks rrugor, ishte regjistruar me 169 kilometra në orë. Në të dyja rastet, kufizimi i shpejtësisë ishte 80 kilometra në orë.

Pas ndalimit, ai është dërguar në Stacionin Policor në Negotinë për procedurë të mëtejshme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Uji për pije në Shkup është i sigurt

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe i përmbush të gjitha kriteret ligjore për cilësinë, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.

Nga ndërmarrja informojnë se Sektori për Kontroll Sanitar, në periudhën nga 24 deri më 27 gusht të këtij viti, ka marrë gjithsej 164 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 164 mostra për analiza mikrobiologjike, nga 45 pika matëse në territorin e kryeqytetit.

Sipas tyre, sipas rezultateve të analizave të kryera, të gjitha mostrat e analizuara janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.
Continue Reading

Lajme

Nesër rreth 14.500 nxënës ulen për herë të parë në bankat shkollore

Viti i ri shkollor nis nesër për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni. Për rreth 14.500 nxënës të klasave të para, 1 shtatori do të jetë dita e parë në bankat shkollore, me mësues, shokë klase dhe një mjedis të ri.

Numri i nxënësve të klasës së parë ende nuk është përfundimtar, pasi regjistrimet plotësuese do të zgjasin deri në fund të shtatorit. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka bërë të ditur se pas përfundimit të afatit të regjistrimit pritet që numri i nxënësve të klasës së parë të jetë të paktën 3.000 më i ulët krahasuar me vitin e kaluar shkollor.
Rënia e numrit të nxënësve do të ndikojë edhe në organizimin e mësimit. Për vitin shkollor 2026/2027 pritet të ketë rreth 200 paralele më pak në arsimin fillor dhe 100 më pak në arsimin e mesëm.

Gjithashtu, është paralajmëruar mbyllja e 26 shkollave rurale, në të cilat nuk është regjistruar asnjë nxënës i klasës së parë. Në disa prej këtyre shkollave deri tani mësimin e kanë ndjekur vetëm nga pesë deri në tetë nxënës.

Numri përfundimtar i nxënësve të arsimit fillor dhe të mesëm që do ta nisin mësimin nesër ende nuk është publikuar. Sipas të dhënave të fundit të plota të Entit Shtetëror të Statistikave, në fillim të vitit shkollor 2025/2026, në arsimin fillor të rregullt ishin regjistruar 174.040 nxënës, ndërsa në arsimin e mesëm 67.540, ose gjithsej 241.580 nxënës.

Në klasën e parë vitin e kaluar shkollor ishin regjistruar 17.921 nxënës. Në krahasim me shifrën aktuale prej rreth 14.500 nxënësish të klasës së parë, këtë vit vërehet një rënie e ndjeshme, ndërsa diferenca përfundimtare do të dihet pas përfundimit të regjistrimeve plotësuese.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëjnë të ditur se tekstet shkollore janë shpërndarë dhe tashmë ndodhen nëpër shkolla. Sipas kalendarëve për organizimin e punës së shkollave fillore dhe të mesme publike, mësimi fillon më 1 shtator.
Në prag të ditës së parë të shkollës, drejtuesve të automjeteve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar pranë shkollave, vendkalimeve të këmbësorëve dhe stacioneve të autobusëve, ku gjatë periudhës së ardhshme do të ketë një prani dukshëm më të madhe të fëmijëve.

Continue Reading

Lajme

Vetëm 10 minuta falas dhe një hyrje në 24 orë: Nga nesër rregulla të reja në Aeroportin e Shkupit

Nga 1 shtatori 2026 hyjnë në fuqi rregulla të reja për përdorimin e zonës “Hug & Fly” para terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, njofton TAV Maqedoni.
Drejtuesit e automjeteve do të mund të ndalojnë falas deri në 10 minuta për të lënë ose marrë pasagjerë, por me një ndryshim të rëndësishëm–hyrja falas do të lejohet vetëm një herë brenda një periudhe prej 24 orësh për çdo automjet.
Qasja do të kontrollohet përmes një sistemi për njohjen automatike të targave, i cili do të regjistrojë hyrjen e automjeteve. Nga TAV Maqedoni sqarojnë se rregulli i ri po vendoset me qëllim sigurimin e qarkullimit të pandërprerë të automjeteve dhe një qasje më të sigurt dhe më të lehtë në terminal, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të shtuar të udhëtarëve.
Për ata që kanë nevojë për qëndrim më të gjatë, në dispozicion mbetet parkingu i madh para terminalit. Ai ka 1.200 vende parkimi për automjete dhe gjashtë vende për autobusë dhe është i hapur në çdo kohë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme18 hours ago

3.000 euro gjobë për shtetasin e Serbisë, dy herë u kap nga “Safe City” duke vozitur mbi 160 km/h

Një shtetas serb është dënuar me gjithsej 3.000 euro gjobë, pasi në dy raste është kapur duke drejtuar automjetin me më...

Lajme18 hours ago

Uji për pije në Shkup është i sigurt

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe i përmbush të gjitha kriteret ligjore për cilësinë, thonë nga NP...

Lajme18 hours ago

Nesër rreth 14.500 nxënës ulen për herë të parë në bankat shkollore

Viti i ri shkollor nis nesër për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni. Për rreth 14.500 nxënës...

Lajme18 hours ago

Vetëm 10 minuta falas dhe një hyrje në 24 orë: Nga nesër rregulla të reja në Aeroportin e Shkupit

Nga 1 shtatori 2026 hyjnë në fuqi rregulla të reja për përdorimin e zonës “Hug & Fly” para terminalit të...

Lajme18 hours ago

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”

Ish-Zëvendësministri për Transport dhe Lidhje nga radhët e BDI-së, Bekim Rexhepi sot kritikoi vendimin për ridestinimin e 6 milionë eurove...

Lajme18 hours ago

VLEN: BDI-ja do të duhet të përgjigjet për të kaluarën e saj

Nëpërmjet një reagimi nga VLEN kërkojnë nga BDI të mbajë përgjegjësi për të kaluarën e saj dhe për projektin e...

Lajme18 hours ago

Kthesë e re në rastin e mazutit: Rihapet hetimi ndaj biznesmenëve Kapushevski dhe Jahoski

Hetimi për furnizimin me mazut të TEC Negotinës do të vazhdojë, pasi Prokuroria e Lartë Publike në Shkup ka pranuar...

Lajme2 days ago

Prof. Dr. Vebi Bexheti shpallet “Qytetar Nderi” i Pianës së Arbëreshëve në Sicili

Komuna e Pianës së Arbëreshëve në Sicili i ka ndarë sot titullin “Qytetar Nderi” profesor Vebi Bexhetit, në shenjë vlerësimi për kontributin...

Lajme2 days ago

BDI: Pse VLEN nuk po guxon ta përmend Stoillkoviçin? Me çfarë po i kushtëzon ai

Bashkimi Evtopian ka dënuar glorifikimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq nga ana e Ivan Stoillkoviçit, ndërsa VLEN këtij të...

Lajme2 days ago

Nikolla Memov: Nevojitet reformë e sistemit pensional

E ardhmja e pensioneve dhe e sistemit pensional është vënë në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe qytetarëve. Krejt...

Trending