Lajme
Adnan Azizi: Gëzim Ostreni e konfirmoi, Ali Ahmeti bëri kompromise me Marrëveshjen e Ohrit
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka rikthyer në debat çështjen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke vlerësuar se marrëveshja e vitit 2001 nuk i përmbushi aspiratat e plota të shqiptarëve.
Azizi thotë se shqiptarët që morën pjesë në luftë nuk luftuan për poste apo privilegje, por për liri, barazi dhe të drejta kombëtare. Sipas tij, një pjesë e luftëtarëve që kundërshtuan mënyrën se si po zhvilloheshin proceset pas luftës përfunduan të vrarë, të burgosur ose të harruar.
“Ushtarët, veprimtarët dhe atdhetarët e UÇK-së nuk hynë në luftë për pushtet, poste apo privilegje, por për liri, barazi dhe të drejta kombëtare”, shprehet Azizi.
Ai përmend edhe Komandant Kushtrimin, Harun Aliun si një nga zërat që, sipas tij, kundërshtuan devijimin e qëllimeve të luftës dhe Marrëveshjen e Ohrit.
Në këtë kontekst, Azizi i referohet edhe dëshmive të ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Gëzim Ostrenit, duke argumentuar se pas 25 vitesh duhet të rishikohet pa tabu mënyra se si është trajtuar Marrëveshja e Ohrit dhe proceset që e kanë shoqëruar atë.
“Ohri ishte kompromis për ta ndalur luftën, jo përmbushje e plotë e aspiratave shqiptare”, thekson deputeti i VLEN-it.
Sipas Azizit, Marrëveshja e Ohrit nuk solli realizimin e plotë të kërkesave shqiptare sa i përket gjuhës shqipe, flamurit kombëtar dhe trajtimit të shqiptarëve si të barabartë në shtet.
Debati për trashëgiminë e Marrëveshjes së Ohrit rikthehet në vëmendje në prag të 25-vjetorit të nënshkrimit të saj, ndërsa Azizi kërkon që kjo periudhë të analizohet “pa frikë dhe pa mite”.
Lajme
Stuhia në Shkup detyron avionin nga Cyrihu të devijojë drejt Prishtinës
Avioni i kompanisë ajrore Edelweiss, i cili u nis nga Cyrihu në orën 18:00, për shkak të motit të keq në Shkup nuk mundi të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Pas rreth 20 minutash duke qarkulluar mbi zonë, piloti vendosi ta devijojë fluturimin dhe të ulet në Aeroportin e Prishtinës.
Një pjesë e madhe e pasagjerëve në bord janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Avioni ishte planifikuar të mbërrinte në Aeroportin e Shkupit rreth orës 20:00.
Lajme
Gashi: Rroga nuk duhet të jetë motiv për t’u bërë deputet
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në Click Plus në TV21, tha se paga nuk duhet të jetë motivi kryesor për të ushtruar funksionin e deputetit. Ai e krahasoi këtë me futbollistët, duke theksuar se pas përfundimit të karrierës jo të gjithë mund të bëhen trajnerë, ndërsa deputetët përballen me një “etiketë” që i shoqëron edhe në profesionet e tjera.
“Dikush që bëhet deputet, pastaj e ka vështirë pjesë tjetër të jetës. Në çfardo profesioni që kthehet mënyra e veprimit të tij në jetën publike vazhdon duke qene me nje etiket pas, duke e ditur se ky person ka qenë deputet. Është si puna e futbollistëve luajn futboll marrin shuma shumë të mëdhaja të të ardhurave për shkak se pjesën tjetër të jetës ato duhet ta jetojnë me ato të ardhura. Jo të gjithë futbollistët bëhen trajnerë. Kështu që nuk mendoj se rroga duhet të jetë motiv për tu bërë deputet dhe paga nuk duhet të jetë asnjëherë motiv për një punë. Pasioni, dëshira, dhe dashuria për një profesion duhet të jetë primare”, deklaroi Afrim Gashi – kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Lajme
Gashi: Politikanët duhet t’i lënë rahat: mjekët, arsimtarët, hoxhallarët e gazetarët
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në emisionin “Click Plus” tha se politikanët duhet t’i lënë të qetë mjekët, arsimtarët, hoxhallarët dhe gazetarët, pa ndërhyrje politike.
Ai kritikoi edhe kushtëzimin e qytetarëve për vota, duke thënë se shpesh politika premton asfaltimin e një mahalle në këmbim të votës: “Nëse kjo mahalla na jep votën, e shtrojmë me asfalt”.
‘’Unë jam idhtar i idesë për depolitizim të qytetarëve. Unë mendoj se çdo qytetar e ka për borxh të jetë aktiv në jetën publike sepse në fund të fundit jemi qenie njerërore dhe jemi krijuuat të bashkëveprojmë me njerëzit’’, theksoi Gashi
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
