Connect with us

Lajme

13-vjeçari lufton për jetën pas plagosjes me thikë në Çair

Një 13-vjeçar ndodhet në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, pasi është plagosur me thikë gjatë një përleshjeje në rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare” në Çair.
Sipas informacioneve të para, në incident kanë marrë pjesë pesë persona, katër prej tyre të mitur dhe një person madhor. Gjatë përleshjes dyshohet se janë përdorur thika dhe shkopinj bejsbolli.
Njëri nga të miturit, i lindur në vitin 2012, ka pranuar se ka përdorur thikë. Megjithatë, ekspertiza e plotë forenzike pritet të përcaktojë nëse pikërisht me atë thikë janë shkaktuar plagët e rënda të 13-vjeçarit.
Ndërkohë, vëllai i tij, i lindur në vitin 2007, ka refuzuar të japë deklaratë për ngjarjen.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Stuhia në Shkup detyron avionin nga Cyrihu të devijojë drejt Prishtinës

Avioni i kompanisë ajrore Edelweiss, i cili u nis nga Cyrihu në orën 18:00, për shkak të motit të keq në Shkup nuk mundi të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Pas rreth 20 minutash duke qarkulluar mbi zonë, piloti vendosi ta devijojë fluturimin dhe të ulet në Aeroportin e Prishtinës.

Një pjesë e madhe e pasagjerëve në bord janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Avioni ishte planifikuar të mbërrinte në Aeroportin e Shkupit rreth orës 20:00.

Continue Reading

Lajme

Gashi: Rroga nuk duhet të jetë motiv për t’u bërë deputet

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në Click Plus në TV21, tha se paga nuk duhet të jetë motivi kryesor për të ushtruar funksionin e deputetit. Ai e krahasoi këtë me futbollistët, duke theksuar se pas përfundimit të karrierës jo të gjithë mund të bëhen trajnerë, ndërsa deputetët përballen me një “etiketë” që i shoqëron edhe në profesionet e tjera.

“Dikush që bëhet deputet, pastaj e ka vështirë pjesë tjetër të jetës. Në çfardo profesioni që kthehet mënyra e veprimit të tij në jetën publike vazhdon duke qene me nje etiket pas, duke e ditur se ky person ka qenë deputet. Është si puna e futbollistëve luajn futboll marrin shuma shumë të mëdhaja të të ardhurave për shkak se pjesën tjetër të jetës ato duhet ta jetojnë me ato të ardhura. Jo të gjithë futbollistët bëhen trajnerë. Kështu që nuk mendoj se rroga duhet të jetë motiv për tu bërë deputet dhe paga nuk duhet të jetë asnjëherë motiv për një punë. Pasioni, dëshira, dhe dashuria për një profesion duhet të jetë primare”, deklaroi Afrim Gashi – kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Continue Reading

Lajme

Gashi: Politikanët duhet t’i lënë rahat: mjekët, arsimtarët, hoxhallarët e gazetarët

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në emisionin “Click Plus” tha se politikanët duhet t’i lënë të qetë mjekët, arsimtarët, hoxhallarët dhe gazetarët, pa ndërhyrje politike.

Ai kritikoi edhe kushtëzimin e qytetarëve për vota, duke thënë se shpesh politika premton asfaltimin e një mahalle në këmbim të votës: “Nëse kjo mahalla na jep votën, e shtrojmë me asfalt”.

‘’Unë jam idhtar i idesë për depolitizim të qytetarëve. Unë mendoj se çdo qytetar e ka për borxh të jetë aktiv në jetën publike sepse në fund të fundit jemi qenie njerërore dhe jemi krijuuat të bashkëveprojmë me njerëzit’’, theksoi Gashi

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme9 hours ago

Stuhia në Shkup detyron avionin nga Cyrihu të devijojë drejt Prishtinës

Avioni i kompanisë ajrore Edelweiss, i cili u nis nga Cyrihu në orën 18:00, për shkak të motit të keq...

Lajme9 hours ago

Gashi: Rroga nuk duhet të jetë motiv për t’u bërë deputet

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në Click Plus në TV21, tha se paga nuk duhet të jetë motivi kryesor për...

Lajme9 hours ago

Gashi: Politikanët duhet t’i lënë rahat: mjekët, arsimtarët, hoxhallarët e gazetarët

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në emisionin “Click Plus” tha se politikanët duhet t’i lënë të qetë mjekët, arsimtarët, hoxhallarët...

Lajme20 hours ago

Zgjidhja që nuk e zgjidhi paralelen shqipe në Butel!

Edhe pse nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës u njoftua se është gjetur zgjidhje për problemin me paralelen në gjuhën...

Lajme20 hours ago

Valë e re e të nxehtit nga 6 shtatori, ja çfarë moti na pret

Në periudhën nga e martja (1 shtator) deri të hënën tjetër (7 shtator), në Maqedoninë e Veriut por edhe në...

Lajme20 hours ago

Toshkovski: Informacionet për “Mazutin” do ta tronditin opinionin publik

Pas vendimit për rihapjen e lëndës për Mazutin, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, thotë se informacionet që posedon...

Lajme20 hours ago

Shtrenjtohen biletat e autobusëve! Tetovë–Shkup 250 denarë për një drejtim, Kumanovë–Shkup 200 denarë

Çmimet e biletave të autobusëve për transportin ndërurban në vend janë rritur, pas shtrenjtimit të derivateve të naftës, raportoi Portalb.mk....

Lajme20 hours ago

BE-ja nuk ndryshon rregullat për shoferët nga Ballkani

Brukseli nuk bën përjashtim për shoferët e Ballkanit – kështu që, të paktën për momentin, pritjet se Bashkimi Evropian do...

Lajme2 days ago

13-vjeçari lufton për jetën pas plagosjes me thikë në Çair

Një 13-vjeçar ndodhet në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, pasi është plagosur me thikë gjatë një përleshjeje në rrugën “Brigada...

Lajme2 days ago

Adnan Azizi: Gëzim Ostreni e konfirmoi, Ali Ahmeti bëri kompromise me Marrëveshjen e Ohrit

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka rikthyer në debat çështjen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke vlerësuar se marrëveshja e...

Trending