Lajme
Eksodi i të rinjve po e zbraz Maqedoninë e Veriut: Mbi 22 mijë banorë më pak çdo vit
Maqedonia e Veriut po përballet me ‘eksod’ të vazhdueshëm të largimit të rinisë, i cili nxitet kryesisht nga pagat e ulëta, mundësitë e kufizuara për punësim dhe mungesa e perspektivës. Largimi i tyre po kthehet në sfidë serioze demografike dhe po prek edhe planifikimin e politikave shtetërore. Sipas Strategjisë së re të rishikuar për Zhvillim Rajonal e RMV-së për periudhën 2021–2031, çdo vit, vendi mund të humbasë deri në 22.000 banorë. Anëtarësimi i afërt në Bashkimin Evropian do të mund të ndihmonte në ngadalësimin e rënies së popullsisë, si dhe do të përmirësonte pozicionin e vendit në procesin e integrimit evropian, shkruan Portalb.mk.
Rrezarta Iseni thotë se kushtet ekonomike dhe vështirësitë për të gjetur punë e bëjnë të mendojë për largimin. Megjithatë, ajo beson se edhe në Maqedoninë e Veriut ka mundësi për të ndërtuar një të ardhme.
“Mundësia për të hapur një biznes dhe nëse një i ri do mundet të arrijë edhe këtu. Rrjetet sociale si Tiktok dhe Instagram, po ndikojnë që të rinjtë të ndjekin luksin dhe vendosin të largohen nga shteti”, tha ajo.
Rrezarta thotë se të ardhmen e saj e sheh më shumë në vendin e saj dhe u bën thirrje të rinjve të jenë më këmbëngulës.
“Çdo kush e ka zgjedhjen e tij se ku dëshiron të jetojë dhe punojë, por sigurisht që më mirë kishte qenë këtu. Pasi të suksesshëm mund të jemi edhe këtu, vetëm kërkon angazhim. Të rinjve u kisha kërkuar të jenë këmbëngulës në kërkim të fatit të tyre”, u shpreh ajo.
Nga ana tjetër, sipas studentes Amra Osmani shkaqet që dërgojnë deri te emigrimi i të rinjve janë mungesa e cilësisë së arsimimit, mungesa e vendeve të punës, humbja e shpresës dhe mos dëgjimi i zërit të tyre.
Ajo për Portalb.mk, tha se shumë të rinj e shohin vetën e tyre të aftë dhe të talentuar për të zhvilluar idetë e tyre në vendin e tyre, por nuk kanë mbështetje të duhur nga institucionet e vendit dhe atyre ju humb shpresa. Amra foli edhe për ndikimin e rrjeteve sociale dhe paraqitja e luksit në rrjete socilae është një faktor tjetër i cili ndikon në emigrimin e të rinjve.
“Rrjetet sociale gjithashtu kanë një rol të rëndësishme në emigrimin e të rinjve, shpesh ne shohim video në rrjetet sociale, nga udhëtime luksoze dhe makina të shtrenjta dhe udhëtime të ndryshme. Kjo i dërgon të rinjtë të beosjnë se kjo e ardhmja i pret nëse edhe ata largohen jashtë vendit. Në rrjetet sociale na shfaqet vetëm një pjesë e vogël e realitetit. Të rinjtë nuk shohin perspektiv në vendin e tyre dhe kur humbin shpresën i nxitë të largohen nga vendi i tyre”, deklaroi ajo.
A e shohin të ardhmen e tyre këtu dhe çfarë do t’i bindte të qëndronin?
Por, Delvina Sejdiu e sheh ndryshe këtë fenomen, ajo thotë se për shumë të rinj pyetja nuk është më nëse do të largohen, por kur.
Sipas saj, mungesa e mundësive dhe perspektivës ua humb të rinjve shpresën dhe krijon ndjesinë se puna e tyre nuk vlerësohet.
“Këta faktorë, thekson ajo, ua humbin të rinjve shpresën dhe krijojnë ndjesinë se nuk vlerësohen dhe nuk shpërblehen për atë që janë dhe për atë që bëjnë”, u shpreh Delvina.
Çfarë po bën shteti?
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë thotë se emigrimi i të rinjve është përfshirë në politikat dhe dokumentet strategjike të Qeverisë. Megjithatë, nuk ka përcaktuar objektiv konkret se për sa përqind synohet të ulet emigrimi dhe deri në cilin vit.
Përmes Planit të Veprimit 2026–2027 për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Rininë 2023–2027, ministria parashikon masa për punësim, lidhje më të mirë mes arsimit dhe tregut të punës, sipërmarrje, stabilitet financiar dhe pjesëmarrje më të madhe të të rinjve.
Një prej masave është “Garancia për të rinjtë”, përmes së cilës të rinjtë deri në 29 vjeç që nuk punojnë, nuk arsimohen dhe nuk trajnohen duhet të marrin brenda katër muajve ofertë për punë, arsimim, trajnim ose përfshirje në një masë aktive.
Ministria përmend edhe vetëpunësimin, trajnimet dhe praktikat profesionale.
“Në kuadër të këtyre politikave përfshihen edhe masa si vetëpunësimi, trajnimet, praktikat profesionale dhe forma të tjera të mbështetjes për hyrjen ose riintegrimin e të rinjve në tregun e punës”, thonë në nga Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve.
Megjithatë, ministria nuk disponon të dhëna të pavarura për numrin e të rinjve që janë larguar nga vendi dhe për këto të dhëna i referohet Entit Shtetëror të Statistikave.
Në fund, ministria thotë se po punon edhe për mekanizma sistematikë për mbështetjen e personave që kthehen nga diaspora, me fokus te të rinjtë.
Emigrimi i pakthyeshëm i popullsisë së re dhe në moshë pune do ta ndryshojë tërësisht “hartën” demografike të shtetit, i cili po përballet gjithnjë e më shumë me kërcënimin e “plakjes” së popullsisë.
Problemin e thellë demografik me të cilin përballet shteti e konfirmoi edhe Enti i Statistikës, të dhënat e përmbledhura për vitin 2025 treguan se në madje 66 komuna ka shtim natyror negativ, përkatësisht më shumë të vdekur sesa të lindur të gjallë, që është kryesisht pasojë e emigrimit të popullsisë së re, në moshë riprodhuese, jashtë vendit. Numri i fëmijëve të lindur të gjallë është ulur për 4,1% në nivel vjetor.
“Projeksionet demografike për vendin tonë janë negative, përkatësisht pjesëmarrja e personave mbi 65 vjeç do të rritet në mbi 34% deri në vitin 2055, numri i personave mbi 80 vjeç do të rritet më shumë se gjashtëfish krahasuar me gjendjen në vitin 2024, ndërsa popullsia në moshë pune do të zvogëlohet me gati gjysmë milioni persona, gjë që do t’i shtojë edhe më tej presionet mbi financat publike”, kanë theksuar edhe revizorët në analizën “Plakja e popullsisë”.
Ndryshe, sipas raportit të vitit 2025 të OECD, në vitin 2024 rreth 535 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut jetonin jashtë vendit, krahasuar me rreth 437 mijë në vitin 2015. Norma e emigrimit ka arritur në 24.2%. OECD paralajmëroi edhe për humbje të kapitalit njerëzor dhe “brain drain”, ndërsa 58% e bizneseve të anketuara e shohin largimin e fuqisë së kualifikuar si pengesë të moderuar ose të madhe.
Lajme
Gjeografia sërish me gabime, nxënësit e klasës së shtatë në RMV mësojnë të pavërteta për Kosovën
Nëse nuk e lexon, je i painformuar, por nëse e lexon, del se je keq i informuar. Kështu ndodh me librin e Gjeografisë për klasat e shtata, të autorit maqedonas, profesor Bllagoja Markovski, botim i vitit 2025, ku nxënësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, detyrohen të mësojnë gjëra që nuk janë të vërteta ose janë të pasakta.
Bëhet fjalë për mungesë njohurish dhe profesionalizmi, apo është bërë me qëllim, një gjë e tillë ende nuk dihet.
Më saktësishtë, në faqen 43 të librit në fjalë, në tekst “Rafshi i Dukagjinit” në Kosovë, shkruhet “Metohija”.
LIBRI I GJEOGRAFISË (fq 43)
“Relievi përbëhet nga luginat e Fushë Kosovës, në pjesën qendrore dhe lindore dhe METOHIA në pjesën perëndimore“.
E disa faqe më parë, pra në faqen 41 të librit të Gjeogrfisë, përderisa teksti është për shtetin e Serbisë, autori ka përmendur se cilat nacionalitete jetojnë atje, ka përmendur serbët, malazezët, maqedonasit, bullgarët, hungarezët dhe romunët, por si duket ka “haruar” ti përmend edhe shqiptarët, ku vetëm në Preshev, Bujanoc dhe Medvegjë, jetojnë afro 60 mijë shqiptarë.
LIBRI I GJEOGRAFISË (fq 41)
“Në Sërbi jetojnë 6.736.216 banorë. Përveç serbëve, këtu jetojnë edhe malazezët, maqedonasit, bullgarët, hungarezët dhe rumunët në Vojvodinë”.
Por shqetësimet për përmbajtjen e teksteve shkollore nuk ndalen vetëm te libri i Gjeografisë. Të njëjtat pikëpyetje ngrihen edhe për librin e Historisë për klasën e tetë, ku sipas kritikave të fundit, përmbajtjet që lidhen me historinë e shqiptarëve janë reduktuar ndjeshëm, ndërsa më shumë hapësirë u është kushtuar përmbajtjeve që lidhen me historinë e Serbisë. Nga gjashtë deri në tetë njësi mësimore që më herët trajtonin tema nga historia e shqiptarëve, në tekstin e ri kanë mbetur vetëm tri.
Kjo nuk është hera e parë që tekstet shkollore përballen me reagime të tilla. Madje, për këtë çështje reagime ka pasur edhe më herët. Në dhjetor të vitit 2025, zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu, kishte kërkuar korrigjimin e gabimeve të evidentuara në librin e Gjeografisë për klasën e shtatë. Megjithatë, sot, një vit më vonë, të njëjtat përmbajtje vazhdojnë të ngrenë shqetësime.
Kujtojmë se për vite me radhë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është drejtuar nga ministra dhe zëvendësministra shqiptarë, të cilët kanë premtuar se tekstet shkollore me përmbajtje të pasakta ose të diskutueshme do të rishikohen dhe korrigjohen. Megjithatë, edhe pas këtyre premtimeve, të njëjtat probleme vazhdojnë të përsëriten, duke ngritur pikëpyetje se sa janë zbatuar në praktikë premtimet për përmirësimin e teksteve shkollore.
Lajme
Arrestohen 5 persona, në tendën e tyre kishte lloje të ndryshme drogash
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se të premten në mbrëmje, në periudhën nga ora 19:20 deri në 20:45, në Galiçnik, në vendin e quajtur “Stopançe”, në kuadër të një aksioni operativ, ka privuar nga liria pesë persona. MPB ka theksuar se gjatë kontrollit të tendave ku qëndronin të dyshuarit kanë gjetur she konfiskuar disa pako marihuanë, kokainë, tableta dhe substanca të tjera narkotike dhe psikoaktive. MPB informoi se janë arrestar A.J. (32), M.M. (38), K.S. (45) dhe V.V. (44), të gjithë nga Shkupi, si dhe R.T. (38) nga Kumanova.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Gjatë kontrollit në tendat ku qëndronin personat, janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë, një substancë e bardhë në formë pluhuri dhe kokrrizash, kërpudha halucinogjene, si dhe tableta”.
MPB sqaroi se pesë personat e arrestuar janë mbajtur në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Lajme
Aksident i rëndë në rrugën drejt Bllacës, raportohet për të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën drejt pikës kufitare Bllacë, ku raportohet se ka edhe persona të lënduar.
Në aksident janë përfshirë disa automjete, mes tyre dy “Golf”, një automjet BYD dhe një kamion.
Nga pamjet e publikuara nga vendi i aksidentit, shihet se disa prej automjeteve kanë pësuar dëme të mëdha, ndërsa pjesë të tyre janë shpërndarë në rrugë.
Aksidenti ka shkaktuar kolona të gjata dhe vështirësi në qarkullim. Aktualisht, në drejtim të Kosovës trafiku zhvillohet vetëm në një korsi, ndërsa automjetet që vijnë nga Kosova drejt Shkupit po devijohen nëpër një rrugë fshati.
Drejtuesit që udhëtojnë drejt pikës kufitare Bllacë këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të llogarisin vonesa gjatë udhëtimit.
Për momentin nuk ka informacione zyrtare për numrin dhe gjendjen e të lënduarve, ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk dihen.
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
