Connect with us

Lajme

Bit Pazari me pamje të re, buldozerët rrënojnë tezgat e vjetra

Pas vitesh kaos, Bit Pazari në Shkup pritet të marrë një pamje tërësisht të re. Komuna e Çairit ka filluar procedurat për modernizimin e një prej tregjeve më të frekuentuara në qytet, përskaj Bulevardit afër qendrës tregtare “26 Korriku”, në afërsi të Bit Pazarit, me planin që të zëvendësohen tezgat e vjetra, të mbulohet hapësira e pazarit dhe të krijohen kushte më të mira për tregtarët dhe qytetarët.

Këtu ku prej vitesh mbizotëronte kaosi, sot kanë hyrë makineritë e rënda. Tezgat dhe konstruksionet e vjetra po shemben njëra pas tjetrës, ndërsa kamionët po pastrojnë hapësirën ku për vite zhvillohej tregtia. Por kjo nuk është vetëm një pamje e zakonshme pune. Është fillimi i ndryshimit të paralajmëruar prej kohësh për Bit Pazarin.

Sipas paralajmërimeve është paraparë të mbulohet pazari nga të dyja anët me materijale cilësore montuese, të zëvendësohen tezgat e vjetra me të reja, dhe mbi to të ndërtohet parking montues me kapacitet prej 240 vende të parkimit duke u mundësuar kështu edhe kushte sanitaro higjienike më të mira.

Ky plan i ri parashikon modernizimin e tregut, ndërsa aktualisht po zhvillohet edhe prezantimi publik i planit detal urbanistik. Ndërsa tashmë mbetet të shihet se si do të duket Bit Pazari pasi ky proces të përfundojë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë se kufizimi i importit të  mishit nga Brazili mund të ndikojë në çmimet, pasi aktualisht nuk ka një furnizues tjetër që mund të konkurrojë me çmimet e produkteve braziliane.

Sipas Dautit, edhe prodhuesit e mishit në rajon tashmë kanë paralajmeruar rritje te cmimeve te mishit.

Continue Reading

Lajme

Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet

Donald Trump ka deklaruar se çdo qytetar i rritur në Shtetet e Bashkuara mund të përfitojë 5,000 dollarë, nëse republikanët arrijnë të sigurojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.

Sipas Trump, pagesa do të financohej nga të ardhurat e krijuara përmes politikave të tij ekonomike. Ai e ka paraqitur këtë si një përfitim të mundshëm për qytetarët në rast të fitores së republikanëve në zgjedhje.

Në të njëjtën kohë, Trump ka paralajmëruar për pasoja të rënda ekonomike në rast se demokratët marrin shumicën në Kongres. Sipas tij, një skenar i tillë mund ta çojë ekonominë amerikane drejt një krize të krahasueshme me atë të vitit 1929.

Deklaratat e Trump vijnë në kuadër të fushatës së tij për zgjedhjet dhe debatit mbi politikat ekonomike që duhet të ndjekë SHBA-ja.

Continue Reading

Lajme

Dogana e Kosovës zbulon mbi 13 mijë euro në një “Skoda SuperB” me targa të Maqedonisë

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13,353.98 eurosh në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.

Sipas Doganës, rasti është zbuluar dje, kur zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë kanë përzgjedhur për kontroll një automjet të tipit “Shkoda Superb”, me targa të Maqedonisë së Veriut, i drejtuar nga një shtetas i këtij vendi.
Drejtuesi i automjetit, i pyetur nëse kishte diçka për të deklaruar, është përgjigjur se nuk kishte asgjë.

Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 11,980 euro dhe 84,500 denarë maqedonas, të cilat, sipas Doganës, ishin të fshehura dhe nuk ishin deklaruar.

Vlera e përgjithshme e mjeteve monetare të padeklaruara, pas konvertimit në euro, është 13,353.98 euro. Paratë janë konfiskuar

Dogana e Kosovës rikujton se çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart mjete monetare në vlerë prej 10,000 eurosh apo më shumë, ose kundërvlerën në valuta të tjera, duhet t’i deklarojë ato pranë Doganës.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme6 hours ago

Bit Pazari me pamje të re, buldozerët rrënojnë tezgat e vjetra

Pas vitesh kaos, Bit Pazari në Shkup pritet të marrë një pamje tërësisht të re. Komuna e Çairit ka filluar...

Lajme6 hours ago

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë se kufizimi i importit të  mishit nga Brazili mund të ndikojë në...

Lajme6 hours ago

Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet

Donald Trump ka deklaruar se çdo qytetar i rritur në Shtetet e Bashkuara mund të përfitojë 5,000 dollarë, nëse republikanët...

Lajme6 hours ago

Dogana e Kosovës zbulon mbi 13 mijë euro në një “Skoda SuperB” me targa të Maqedonisë

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13,353.98 eurosh në Pikën e Kalimit Kufitar në...

Lajme6 hours ago

E dhimbshme, 60-vjeçari humb jetën derisa po shpërdante qumshtin me biçikletë

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në Korçë, ku ka humbur jetën një 60-vjeçar nga fshati Bulgarec. Viktima po...

Lajme1 day ago

Javën e ardhshme ulen çmimet e derivateve

Javën që vjen pritet ulje e vogël e çmimeve të derivative pasi në bursat botërore, një fuçi naftë është ulur...

Lajme1 day ago

Eli Fara më në fund del me reagimin e saj publik: Do vazhdoj me kokën lartë!

Këngëtarja e njohur Eli Fara ka reaguar këtë të shtunë pas publikimit të videove intime me kompozitorin Adrian Hila në...

Lajme1 day ago

Miliarderi rus financoi dasmën e Trump Jr./ Kush është Umar Kremlev dhe lidhjet e tij me Putinin

Umar Kremlev, 43 vjeç, një figurë e fuqishme e botës së boksit në Rusi dhe president i Shoqatës Ndërkombëtare të...

Lajme1 day ago

Pas më shumë se 100 vitesh, nis restaurimi i xhamisë në Tabanoc

Një gjysmë minare, e shkarravitur brenda dhe e dëmtuar thuajse tërësisht, xhamia Koxha Mehmet Bej, pranë autostradës në Tabanoc, ka...

Lajme1 day ago

Rrëmuja në transportin publik, autobusi që s’vjen kurrë në kohë përcjell

“Sot vendosëm që krah qytetarëve të shohim nga afër se sa janë të rregullta linjat e transportit publik në qytetin...

Trending