Connect with us

Lajme

Artan Grubit nesër i përfundon arresti shtëpiak

Ish zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi nesër i mbaron arresti shtëpiak. Vendimi ekzekutohet sipas fuqisë së ligjit pasi kalojnë 60 ditë nga dita e dorëzimit të propozim-akuzës. Megjithatë, Grubi i cili gati 8 muaj ka qëndruar në arrest shtëpie kërkon që t’i kthehet edhe pasaporta. Për këtë ka ofruar prona si garanci në vlerë mbi 335 mijë euro. Nga Gjykata Penale e Shkupit theksojnë shkurt për Alsat se për këtë propozim ende nuk kanë vendosur pasi e presin mendimin nga Prokuroria, e cila pritet që ta japë gjatë kësaj jave.

Ndërkohë vazhdon gjykimi për Grubin lidhur me keqpërdorimet në “Lotarinë Shtetërore”, megjithatë për dallim nga herët e kaluara, Grubi do të paraqitet në Gjykatë pa shoqërim policor.

Grubi gjykohet për “keqpërdorimin e detyrës zyrtare” pasi ka udhëhequr mbledhjen e Qeverisë ku është miratuar pika e rendit të ditës për nisjen e organizimit të pavarur të lojërave elektronike të fatit, ndonëse sipas Prokurorisë kjo nuk ka qenë e ligjshme. Sipas tyre, këtë e ka bërë në bashkëpunim me të akuzuarin e parë, ish drejtorin Përparim Bajrami.

Me këtë, Prokuroria pretendon se Grubi ka hapur rrugën që Lotaria Shtetërore t’i blejë VLT aparatet në vlerë mbi 9,7 milionë euro edhe pse të njëjtat nuk kanë qenë të nevojshme.

Pretendimet e këtilla Grubi i ka hedhur poshtë nën arsyetimin se për vendimin në mbledhje të Qeverisë kanë votuar 20 anëtarë, të gjithë “për”. Nga ana tjetër, teza e mbrojtjes së Grubit, por edhe të akuzuarve të tjerë është se ata kanë mbrojtur interesin shtetëror, me qëllim që përfitimi të shkojë direkt te Lotaria Shtetërore dhe jo të ndahet me partnerë të tjerë.

Lënda u hap në dhjetor të vitit 2024, rreth një javë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e futën në Listë të Zezë për korrupsion së bashku me ish gjyqtarin e Apelit Enver Bexheti. SHBA-ja i akuzoi për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm, duke pretenduar se kishin pranuar ryshfet për të penguar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin e ish shefit të Policisë Sekrete Sasho Mijallkov.

Megjithatë, Artan Grubi u largua nga Maqedonia më 15 dhjetor, duke kaluar pikën kufitare të Bllacës drejt Kosovës. Pas alarmit për arratisje, Grubi njoftoi në Facebook se ka udhëtuar për vizitë private dhe sapo t’i kryejë obligimet do të kthehet në shtëpi.

Megjithatë, obligimet e Grubit zgjatën mbi 14 muaj, për çka shteti shpalli fletëarrest të brendshëm ndërkombëtar. Në mëngjesin e 23 shkurtit, Grubi në Maqedoni hyri nga kishte dalë. Nëpër media dolën filmimet në të cilat shihej Grubi me pranga, pasi ishte vetëdorëzuar. Prej Pikës Kufitare Bllacë, Grubi dërgohet në Burgun e Shutkës, megjithatë vetëm pas disa orësh ai dërgohet në shtëpi pasi organet e sigurisë kishin alarmuar se rrezikohet jeta e Grubit në paraburgim. Për vendimin e këtillë pati reagime të ashpra në opinion.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Shkëndija triumfon në transfertë ndaj Tikveshit, fitore kuqezi në Ditën e Flamurit!

Shkëndija ka shënuar një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Tikveshit, duke triumfuar me rezultat 0-2.

Ky triumf merr një kuptim edhe më të veçantë për klubin tetovar dhe tifozët e tij, pasi vjen pikërisht më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit Kombëtar.

Atmosferës festive i ka dhënë ngjyrë edhe tifozeria “Ballistët”, të cilët gjatë ndeshjes kanë shpalosur flamujt kuqezi në tribuna, duke shënuar këtë datë të rëndësishme për shqiptarët dhe njëkohësisht duke mbështetur skuadrën e tyre.

Shkëndija e kurorëzon kështu festën e 28 Nëntorit me tri pikë të rëndësishme, duke u dhuruar tifozëve kuqezi një arsye më shumë për të festuar në këtë ditë të veçantë.

Continue Reading

Lajme

Festa e flamurit në Tetovë merr jehonë në rajon, mediat i kushtojnë vëmendje të veçantë

Organizimi madhështor i 28 Nëntorit në Tetovë ka marrë jehonë të gjerë në mediat e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe vëmendjen e Unionit të Bashkive, duke e shndërruar qytetin në një nga qendrat kryesore të kremtimit të Ditës së Flamurit, përcjell tetova1

Kremtimet e 28 Nëntorit në këtë qytet madje janë shoqëruar me aktivitete të shumta dhe atmosferë kuqezi, duke dëshmuar se kjo festë tejkalon kufijtë dhe bashkon shqiptarët përreth simboleve, gjuhës dhe identitetit të tyre kombëtar.

Për organizimin dhe atmosferën festive në Tetovë ka reaguar edhe kryetari i komunës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, i cili ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët, duke vënë në pah rëndësinë e gjuhës, historisë dhe krenarisë kombëtare.

“Le të jehojë shqipja kudo ku ka shqiptarë! Sot feston historia, sot flet krenaria, sot valon flamuri ynë. Urime 28 Nëntori, shqiptarë!”, ka shkruar Kasami në një postim në Fejsbuk./tetova1.mk

Continue Reading

Lajme

Për herë të parë, flamuri kuq e zi vendoset në objektin e Komunës së Kumanovës

Për herë të parë, në objektin e Komunës së Kumanovës është vendosur Flamuri kuq e zi, në shenjë nderimi për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.

Ky veprim vjen në një komunë që udhëhiqet nga kryetari Maksim Dimitrievski, nga partia ZNAM, i cili në të kaluarën ka bërë deklarata të kritikuara si nacionaliste.

Vendosja e flamurit në objektin e komunës shënon një zhvillim të veçantë në shënimin e festës kombëtare shqiptare në Kumanovë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme12 hours ago

Shkëndija triumfon në transfertë ndaj Tikveshit, fitore kuqezi në Ditën e Flamurit!

Shkëndija ka shënuar një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Tikveshit, duke triumfuar me rezultat 0-2. Ky triumf merr një...

Lajme12 hours ago

Festa e flamurit në Tetovë merr jehonë në rajon, mediat i kushtojnë vëmendje të veçantë

Organizimi madhështor i 28 Nëntorit në Tetovë ka marrë jehonë të gjerë në mediat e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe...

Lajme16 hours ago

Për herë të parë, flamuri kuq e zi vendoset në objektin e Komunës së Kumanovës

Për herë të parë, në objektin e Komunës së Kumanovës është vendosur Flamuri kuq e zi, në shenjë nderimi për...

Lajme16 hours ago

Në Tetovë mbahet marsh me rastin e festës së 28 Nëntorit

Me rastin e festës së 28 Nëntorit, sot në Tetovë po organizohet marshi “Flamuri na Bashkon”, njofton Portalb.mk. Marshi u...

Lajme16 hours ago

Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Tiranë, për Samitin e Planit të Rritjes. Në vigjilje të...

Lajme16 hours ago

Ahmeti uron 28 Nëntorin nga Zvicra: Gëzuar Ditën e Flamurit, krenaria jonë kombëtare!

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), gjatë qëndrimit në Zvicër, ka vizituar Odën Folklorike Shqiptare, ku është pritur nga...

Lajme1 day ago

Toshkovski: Nga java e ardhshme, shoferët do të mund t’i paguajnë gjobat online

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se pas shtetasve të huaj, edhe qytetarët e Maqedonisë do të mund...

Lajme1 day ago

Perla e Tetovës drejt UNESCO-s, Xhamia e Larme nis rrugëtimin për trashëgimi botërore!

Xhamia e Larme në Tetovë nis rrugën drejt UNESCO-s. Hapi i parë është përfshirja në Listën Tentative, si fazë fillestare...

Lajme1 day ago

Tetova feston 28 Nëntorin me marshin “Flamuri na Bashkon”

Me rastin e 28 Nëntorit, Komuna e Tetovës organizon marshin festiv “Flamuri na Bashkon”, më 28 nëntor, në ora 12:00....

Lajme1 day ago

Bekim Fazliu pyet Mickoskin: Ku shkruan se maqedonishtja duhet të jetë gjuhë e mësimdhënies në arsimin e lartë?

“A mund të na citoni nenin, paragrafin dhe dispozitën konkrete të Kushtetutës?” Bekim Fazliu, përfaqësues i Lëvizjes Arbëria, ka reaguar...

Trending