Connect with us

Lajme

Nga 15 nëntori gjoba 45 euro për shoferët pa pajisje dimërore!

Nga 15 nëntori 2026, në Maqedoninë e Veriut hyn në fuqi detyrimi për pajisje dimërore në automjete. Shoferët që nuk respektojnë rregullat rrezikojnë gjobë prej 45 eurosh ose 25 pikë negative, sipas dispozitave ligjore.
Për automjetet deri në 3.500 kilogramë kërkohen goma dimërore në të gjitha rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 mm. Si alternativë lejohen goma verore me profil të paktën 4 mm, por me zinxhirë bore për rrotat tërheqëse.
Për automjetet 4×4 dhe ato mbi 3.500 kilogramë, gomat dimërore duhet të kenë profil të paktën 6 mm, ndërsa përdorimi i gomave verore kërkon zinxhirë sipas kategorisë së automjetit.
Autobusët dhe kamionët që nuk mund të vendosin zinxhirë duhet të kenë goma dimërore në rrotat tërheqëse dhe pajisje ndihmëse.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Shpulla” rikthehet si mjet edukimi në bankat shkollore në Danimarkë

Qeveria e Danimarkës ka paraqitur një projektligj që do t’u lejojë mësimdhënësve të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve në situata të caktuara, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë në shkolla.

Sipas Ministrisë së Arsimit, ndërhyrja do të lejohet në rastet kur nxënësit pengojnë rëndë mësimin, rrezikojnë veten ose të tjerët, ushtrojnë dhunë fizike apo dëmtojnë pronën.

Forca fizike do të përdoret vetëm si masë e fundit, pasi të jenë provuar mënyra të tjera të ndërhyrjes. Ajo duhet të jetë proporcionale, sa më e butë dhe të zgjasë sa më pak.

Projektligji u paraqit në parlamentin danez më 8 tetor. Nëse miratohet, rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi në gusht të vitit 2027.
Propozimi ende nuk është miratuar.

Continue Reading

Lajme

Digjet vetura zyrtare e zëvendësdrejtorit të Lotarisë Shtetërore

Një veturë zyrtare e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, e përdorur nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm Ahmet Miftari, është djegur gjatë natës, pas mesnate, në Shkup.

Informacioni është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), e cila për median „Fokus“ bëri të ditur se bëhet fjalë për një automjet zyrtar të Lotarisë Shtetërore.

„Më 13.10.2026, në orën 02:12, në SPB Shkup, M.A. (42) nga Shkupi ka raportuar se në rrugën ‘Krste Asenov’ në Shkup ishte djegur një automjet i tipit ‘Beijing Beich’, me targa të Shkupit, në pronësi të Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, të cilin ai e kishte drejtuar më parë“, njoftojnë nga MPB.

Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Lajme

Artan Grubi lirohet nga arresti shtëpiak

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili është i akuzuari i dytë në rastin “Lotaria Shtetërore”, sot lirohet nga arresti shtëpiak, pasi skadon afati maksimal ligjor i paraparë për këtë masë.

Ndërkohë, mbrojtja e tij i ka dorëzuar gjykatës kërkesë për heqjen edhe të masave shtesë të kujdesit, ndërsa si garanci se ai do të jetë në dispozicion të organeve të ndjekjes gjatë procedurës penale është ofruar pasuri e paluajtshme në vlerë prej 335.707 euro.

Artan Grubit, përveç arrestit shtëpiak, i është caktuar edhe masa e sekuestrimit të përkohshëm të dokumentit të udhëtimit, si dhe ndalimi i lëshimit të dokumentit të udhëtimit ose dokumenteve të tjera për kalimin e kufirit shtetëror.

“Propozim-aktakuza, mbi bazën e të cilit është regjistruar lënda penale, është dorëzuar më 13 gusht të vitit 2026. Në përputhje me nenin 470 të Ligjit për procedurën penale, paraburgimi mund të zgjasë më së shumti 60 ditë nga dita e dorëzimit të  propozim-aktakuzës. Për këtë arsye, siç është theksuar edhe më herët, dhe siç e ka theksuar edhe gjyqtari që e trajton lëndën, me fuqinë e ligjit masa e arrestit shtëpiak për këtë të akuzuar skadon më 13 tetor 2026. Krahas masës së arrestit shtëpiak, ndaj të akuzuarit është caktuar edhe masë shtesë e kujdesit, gjegjësisht sekuestrimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit dhe ndalimi i lëshimit të dokumentit të udhëtimit ose dokumentit tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, e cila do të vazhdojë të vlejë edhe pas skadimit të afatit ligjor prej 60 ditësh. Sa i përket kësaj mase të kujdesit, mbrojtja i ka dorëzuar gjykatës propozim, me të cilin, në përputhje me nenin 150 të Ligjit për procedurën penale, kërkon heqjen e saj duke caktuar garanci. Konkretisht, mbrojtja ka ofruar pasuri të paluajtshme në vlerë prej 335.707 euro si garanci se i akuzuari do të jetë në dispozicion të organeve të ndjekjes gjatë procedurës penale. Pas ofrimit të garancisë, është formuar lënda, e cila i është dërguar për mendim prokurorisë publike kompetente. Pas marrjes së mendimit, Këshilli Penal do të shqyrtojë propozimin dhe do ta informojë publikun”, informojnë nga Gjykata Themelore Penale, Shkup.

Edhe kryetarja e Gjykatës Penale, Daniela Dimovska, mbrëmë konfirmoi se ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nga 13 tetor do të mbrohet në liri si i akuzuar në rastin “Lotaria Shtetërore”.

“E vetmja gjë që mund ta them me siguri është se, pavarësisht nga vendimi (i gjykatës), ai do ta presë atë në liri. Arrestit i Grubit i skadon afati më 13 tetor. Personi do ta ndjekë më tej procesin dhe do të mbrohet në liri”, tha Dimovska në një intervistë në një podkast.

Artan Grubi është i akuzuar në lëndën “Lotaria Shtetërore” për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve. Aktakuza kundër tij dhe shtatë personave të tjerë është ngritur më 13 gusht të vitit 2026. Grubi, në gjykimin është deklaruar i pafajshëm.

Ish-zëvendëskryeministri, pas më shumë se 14 muajsh i paarritshëm për organet e ndjekjes penale, u kthye në vend në shkurt të këtij viti dhe u arrestua në vendkalimin kufitar Bllacë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme1 minute ago

“Shpulla” rikthehet si mjet edukimi në bankat shkollore në Danimarkë

Qeveria e Danimarkës ka paraqitur një projektligj që do t’u lejojë mësimdhënësve të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve në situata...

Lajme3 minutes ago

Digjet vetura zyrtare e zëvendësdrejtorit të Lotarisë Shtetërore

Një veturë zyrtare e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, e përdorur nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm Ahmet Miftari, është djegur gjatë natës,...

Lajme6 minutes ago

Artan Grubi lirohet nga arresti shtëpiak

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili është i akuzuari i dytë në rastin “Lotaria Shtetërore”, sot lirohet nga arresti shtëpiak, pasi...

Lajme4 hours ago

Nga 15 nëntori gjoba 45 euro për shoferët pa pajisje dimërore!

Nga 15 nëntori 2026, në Maqedoninë e Veriut hyn në fuqi detyrimi për pajisje dimërore në automjete. Shoferët që nuk...

Lajme4 hours ago

Çmime të reja nga mesnata: Ja sa kushtojnë aktualisht derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor, duhet të publikojë vendimin e ri për çmimet me pakicë të...

Lajme19 hours ago

Artan Grubit nesër i përfundon arresti shtëpiak

Ish zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi nesër i mbaron arresti shtëpiak. Vendimi ekzekutohet sipas fuqisë së ligjit pasi kalojnë 60...

Lajme21 hours ago

Astrit Iseni pas suspendimit të gjashtë policëve: Askush nuk është mbi ligjin

Gjashtë policë janë suspenduar pas dhunës brutale të ushtruar ndaj dy të rinjëve nga Saraji, Institucionet reaguan në kohë rekord,...

Lajme21 hours ago

40 kamera të reja në funksion, “Safe City” shtrihet në pesë komuna!

Sistemi i kamerave “Safe City” ka nisur funksionimin edhe në rajonin e Ohrit, me rreth 40 kamera të vendosura në...

Lajme21 hours ago

Mbrëmja e “Duelit Sportiv” përfundon me incident në mes të Liridon Lecit dhe Edonisa Aliut

Televizioni Dukagjini ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit me panelistin Liridon Leci, pas një incidenti që ka ndodhur të...

Lajme2 days ago

Ali Ahmeti në mbështetje të Arkin Jahijit: Bërvenica meriton më shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me përfaqësues të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), ka zhvilluar një takim me...

Trending