Connect with us

Lajme

“Brez Tik Tok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë”, Rama sulmon protestuesit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, po zhvillojnë një takim me Policinë e Shtetit, ku Rama ka komentuar protestat dhe episodet e dhunës. Kreu i qeverisë deklaroi se bëhet fjalë për një valë dhune që, sipas tij, nuk lidhet me arsyet demokratike të pakënaqësisë ndaj qeverisë, duke theksuar se “me këtë nuk negociohet”.

“Valë dhune që nuk ka të bëjë me asnjë nga arsyet e një vendi demokratik për të kërkuar më shumë nga qeveria e për të pasur pakënaqësi. Erdha sërish me këtë me vete, sepse duhet ta mbash në dorë, ta peshosh, ta llogarisësh sa i shtohet pesha kur vjen në drejtimin e njerëzve nën uniformë dhe se çfarë mund të bëjë mbi këdo. Me këtë nuk negociohet. Me këdo që vë përpara këtë nuk negociohet sepse në momentin kur shteti negocion me këtë, ka rënë. Kur fiton ky atëherë logjika e këtij bëhet vetë shteti. E ka parë Shqipëria këtë film më shumë se një herë dhe pasojat e tij janë plagë që duan vite të shërohen. Të rinjtë e kësaj nuk duan paqe por përmbysje, janë të rinj të idealizuar nën frymëzimin e asaj force të errët e të re që është shfaqur në Europë, që Trump e ka shpallur organizatë terroriste. Kjo nuk do të thotë që të rinjtë që mendojnë se jeta është TikTok, dhe me Tik Tok dhe pa lidhur dot 7 fjalë bashkë do të bëjnë Shqipërinë. Janë pengje të një fryme dhe ideologjie të re që ka vetëm një mision: Shkatërro, rrëno gjithçka, bëje rrafsh sepse do ta nisim nga e para”, u shpreh Rama.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

BDI pas rezultatit në Bërvenicë: Vota shqiptare nuk mund të injorohet!

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përshëndetur kalimin e kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arkin Jahiji, në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Në një komunikatë, BDI vlerëson se rezultati dëshmon mbështetjen e qytetarëve për përfaqësim të drejtë dhe zhvillim të barabartë të komunës.

“Bërvenica meriton një komunë ku zëri i çdo qytetari dëgjohet, ku investimet dhe shërbimet shpërndahen në mënyrë të barabartë”, thuhet në reagim.

Partia falënderoi votuesit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen ndaj Jahijit, duke theksuar se do të vazhdojë angazhimin për institucione gjithëpërfshirëse, bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë.

Continue Reading

Lajme

Fatmir Limani reagon pas rezultatit në Bërvenicë: “Eh, tetori, tetori…, fillimi i fundit”

Fatmir Limani ka reaguar me një mesazh ironik pas rezultateve zgjedhore në Komunën e Bërvenicës, ku AKI-ja doli fituese në raundin e parë, ndërsa VLEN-i, pavarësisht sigurisë së shprehur për fitore, nuk arriti të sigurojë fitoren dhe do të përballet me garën në raundin e dytë.

“Eh, tetori, tetori…, fillimi i fundit, për ‘sojin’ që ndjente vet’mjaftueshmëri rradhësh. Ndryshojnë hesapet kur vet’pëlqehesh..

 

 

Dysh në njësh.. ”, ka shkruar Limani në reagimin e tij, njofton TS.

Reagimi i tij duket si një thumbim ndaj sigurisë së shprehur nga VLEN-i para zgjedhjeve, duke lënë të kuptohet se rezultatet zgjedhore mund të sjellin befasi dhe se vetëbesimi i tepruar nuk garanton fitore.

Gara për kreun e Komunës së Bërvenicës tashmë pritet të vazhdojë në raundin e dytë, ku do të vendoset se kush do ta drejtojë komunën, Arkin Jahiji nga AKI-ja apo Stojançe Radiçevski nga VMRO-DPMNE-ja/TS/TS

Continue Reading

Lajme

Kush fitoi dhe kush humbi vota në Bërvenicë (ANALIZË)

Një vit pas zgjedhjeve lokale të vitit 2025, rezultatet e zgjedhjeve të zhvilluara në Komunën e Bërvenicës tregojnë ndryshime të dukshme në mbështetjen e partive politike. Sipas numrave zyrtar që ka anlizuar ZYRTARE.net, del në përfundim se AKI ka shënuar rritjen më të madhe të votave, ndërsa VLEN dhe VMRO-DPMNE kanë humbur një pjesë të mbështetjes elektorale.

Në zgjedhjet e vitit 2025, VMRO-DPMNE kishte fituar 3.388 vota me kandidatin Jovica Ilievski, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2026 kandidati Stojanço Radiçevski mori 2.943 vota. Kjo paraqet një rënie prej 445 votash, përcjell zyrtare.net

Rënie ka shënuar edhe VLEN-i. Nga 2.021 vota që kishte marrë Haqim Ramadani në vitin 2025, në zgjedhjet e vitit 2026 Jakup Huseini mori 1.528 vota, apo 493 vota më pak, thotë analiza që ka bërë zyrtare.net

Në anën tjetër, AKI është fituesi më i madh në aspektin e rritjes së votave. Nga 1.147 vota që kishte marrë Enver Pajaziti në vitin 2025, kandidati Arkin Jahiji arriti në 2.152 vota në vitin 2026. Kjo është një rritje prej 1.005 votash, pothuajse dyfishim i rezultatit të mëparshëm.

LSDM-ja gjithashtu ka shënuar rritje, nga 481 vota në vitin 2025 me Svetlana Mitreska-Ançelkovskën, në 706 vota në vitin 2026 me Jovica Radeskin, pra 225 vota më shumë.

Sa i përket votuesve, në vitin 2025 kishin votuar 7.288 qytetarë, ndërsa në vitin 2026 numri u rrit në 7.565, ose 277 votues më shumë. Megjithatë, numri i fletëvotimeve të pavlefshme ra nga 251 në 160.

Tabela: Kush u rrit dhe kush u zvoglua nga partitë

Krahasimi tregon se AKI ka fituar dukshëm më shumë mbështetje, ndërsa VLEN ka pësuar rënien më të madhe në numër absolut të votave, pasuar nga VMRO-DPMNE.

Duhet pasur parasysh se bëhet fjalë për krahasimin e rezultateve të dy proceseve zgjedhore, me kandidatë të ndryshëm. Prandaj, ndryshimi i votave nuk mund t’i atribuohet automatikisht vetëm performancës së partive. Për më tepër, zgjedhjet e vitit 2026 në Bërvenicë janë të parakohshme dhe gara për kryetar komune vazhdon në raundin e dytë mes Stojanço Radiçevskit dhe Arkin Jahijit. /ZYRTARE.NET/ 

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

“Brez Tik Tok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë”, Rama sulmon protestuesit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, po zhvillojnë një takim me Policinë e...

Lajme2 hours ago

BDI pas rezultatit në Bërvenicë: Vota shqiptare nuk mund të injorohet!

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përshëndetur kalimin e kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arkin Jahiji, në raundin...

Lajme2 hours ago

Fatmir Limani reagon pas rezultatit në Bërvenicë: “Eh, tetori, tetori…, fillimi i fundit”

Fatmir Limani ka reaguar me një mesazh ironik pas rezultateve zgjedhore në Komunën e Bërvenicës, ku AKI-ja doli fituese në...

Lajme2 hours ago

Kush fitoi dhe kush humbi vota në Bërvenicë (ANALIZË)

Një vit pas zgjedhjeve lokale të vitit 2025, rezultatet e zgjedhjeve të zhvilluara në Komunën e Bërvenicës tregojnë ndryshime të...

Lajme2 hours ago

Mes protestave të dhunshme, Rama shpall shpërblimin: 2.500 euro për çdo polic në front!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar një shpërblim shtesë prej 2.500 eurosh për çdo efektiv të angazhuar në përballimin...

Lajme18 hours ago

Bërvenicë: AKI Fiton ndaj VLEN-it me 630 vota, shkon në balotazh me VMRO DPMNE

AKI kryeson ndaj koalicionit qeverisës VLEN në Komunën e Bërvenicës me një diferencë prej 630 votash, sipas rezultateve të deritanishme,...

Lajme20 hours ago

Ali Ahmeti për protestat në Tiranë: Shqipëria që digjet është Shqipëria e të gjithëve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar për zhvillimet e fundit dhe përshkallëzimin e protestave në Tiranë, duke u bërë...

Lajme23 hours ago

47 bastisje në gjithë vendin, 16 persona në pranga: Policia sekuestron drogë, armë dhe para

Një aksion i përforcuar policor në mbarë Maqedoninë e Veriut ka përfunduar me 16 persona të privuar nga liria, pas...

Lajme23 hours ago

Tri tentativa për vjedhje në tri xhami të Tetovës, arrestohet 38-vjeçari

Më 17.10.2026, në SPB Tetovë janë denoncuar tri tentativa për vjedhje të rëndë dhe një vjedhje e kryer më 16.10.2026...

Lajme1 day ago

“Nuk më mundni dot me zgjedhje”, Rama: Nga vezët dhe uji kaluat te gurët, shteti nuk dorëzohet para kësaj

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar sërish thirrjet për dorëheqjen e tij, duke argumentuar se largimi i qeverisë në këtë moment...

Trending