Connect with us

Sport

Ronaldo pensionohet nga kombëtarja e Portugalisë

Ylli i futbollit botëror dhe kapiteni legjendar i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka vendosur përfundimisht t’i japë fund rrugëtimit të tij me kombëtaren.

Njoftimi ka ardhur përmes një postimi zyrtar në rrjetet e tij sociale, ku sulmuesi i Al Nassr ka konfirmuar tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar.

“Ishte një vendim i vështirë, por në momentin e duhur”, është shprehur shkurtimisht ylli portugez në mesazhin e tij.
Vendimi i 5-herë fituesit të Topit të Artë prihshëm vjen edhe si rrjedhojë e tensioneve dhe problemeve që pati muajin e kaluar me trajnerin Jorge Jesus, duke përshpejtuar kështu vendimin për t’u larguar nga përfaqësuesja.
Ronaldo e mbyll kështu kapitullin më të lavdishëm në historinë e përfaqësueses portugeze, me të cilën fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2016 dhe Ligën e Kombeve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kampioni Altin Zogaj rikthehet në ring, më 27 nëntor do ta shkung ringun në Gjermani

Pas një pauze prej 10 muajsh, boksieri shqiptar Altin Zogaj ka konfirmuar rikthimin e tij në ring, duke paralajmëruar një tjetër paraqitje të madhe në arenën ndërkombëtare.

Zogaj do të rikthehet më 27 nëntor 2026, në Europa-Park Arena në Rust të Gjermanisë, në një ngjarje të organizuar nga Ringside ZONE, të cilin boksieri e cilëson si promotorin më të madh në Gjermani.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Zogaj ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer edhe më i fortë, më i motivuar dhe i uritur për fitore, duke paralajmëruar se pauza tashmë i përket së kaluarës.

“Pas 10 muajsh pauzë, jam gati të rikthehem në ring!”, ka shkruar Zogaj, duke e shoqëruar njoftimin edhe me mesazhin në gjuhën gjermane.

Rikthimi i 27 nëntorit pritet të jetë një moment i rëndësishëm për karrierën e boksierit shqiptar, i cili synon të dëshmojë se është gati për sfida të reja dhe për të vazhduar rrugëtimin e tij në boksin profesionist.

Continue Reading

Lajme

Tragjedi në Spanjë, u përplas dhunshëm me portierin, ndërron jetë sulmuesi 30-vjeçar

Futbolli spanjoll është nën shok. Jesus de Miguel ndërron jetë vetëm 24 orë pas përplasjes dramatike gjatë ndeshjes Tenerife-Andorra. Ishte vetë klubi i Tenerifes që bëri publik këtë lajm tragjik. Sulmuesi 30-vjeçar u shtrua me urgjencë në spital pas përplasjes që pësoi me portierin e Andorra-s, Jesus Owono. Ndeshja u ndërpre përfundimisht në minutën e 108 për t’i dhënë mundësi ndihmës së shpejtë për të ndërhyrë në kohë.

Sulmuesi spanjoll u transferua me ambulancë drejt spitalit ku iu nënshtrua vizitave më të detajuara, ndërsa fillimisht gjendja e tij nuk ishte shumë e rëndë. Për fat të keq, situata ndryshoi gjatë natës, duke u përkeqësua, ndërsa në orët e para të kësaj të martë klubi spanjoll njoftoi edhe lajmin e rëndë:
“Jemi pa fjalë, të shkatërruar nga kjo dhimbje. Jemi pranë familjes në këtë moment të vështirë”, lexohej ndër të tjera në njoftimin e klubit të Tenerifes.

Continue Reading

Sport

Nga Gjilani drejt majave së botës/ Rinor Ramizi synon titullin botëror në K1-Kickbox me luftëtarin e tij Mirhad Babic

Një karrierë me 70 ndeshje, një përballje e fundit dhe një titull botëror në lojë. Më 31 tetor 2026, në Bronschhofen të Zvicrës, 40-vjeçari Mirhad Babic do të ngjitet për herë të fundit në ring, me synimin për ta përmbyllur karrierën si Kampion Bote në K1. Në këtë mision do ta udhëheqë trajneri shqiptar nga Gjilani i Kosovës, Rinor Ramizi, ndërsa përballë tyre do të jetë tajlandezi Jakkapat Makkhaloed, me një përvojë prej 120 ndeshjesh profesioniste.

Një përballje e fundit kundër një kundërshtari me përvojë

Pas një karriere të gjatë në disiplina të ndryshme të sporteve luftarake, Mirhad Babic, me prejardhje boshnjake dhe çeçene, po përgatitet për sfidën përfundimtare të karrierës së tij.

Përballë tij do të jetë një kundërshtar nga Tajlanda, me përvojë të madhe në ring dhe ambicien për ta fituar titullin botëror. Përballja pritet të jetë një duel ku përvoja, përgatitja fizike dhe zgjuarsia taktike do të luajnë rol vendimtar.

Babic është i vetëdijshëm për peshën e kësaj sfide. Megjithatë, pas muajsh pune intensive, ai është i vendosur që përfundimin e karrierës së tij të mos ia lërë rastësisë.

Mirhad Babic: Jam 40 vjeç, por ndihem përsëri si 20

“Jam 40 vjeç, por ndihem përsëri si 20! Falë përgatitjeve të shkëlqyera me trajnerin tim, Rinor Ramizi, ndihem në formë të jashtëzakonshme, i fortë dhe më i uritur se kurrë për fitore.

E respektoj kundërshtarin tim nga Tajlanda, por ne ballkanasit e kemi luftën në gjak. Më 31 tetor do t’i tregoj se çfarë është ende në gjendje të bëjë një luftëtar 40-vjeçar.

Për mua ekziston vetëm një mundësi: fitorja! Për familjen time, për kombin tim dhe për të gjithë ata që më duan dhe më mbështesin.”

Rinor Ramizi, trajneri nga Gjilani që përgatit Babicin për titullin botëror

Pas përgatitjes së Mirhad Babic qëndron Rinor Ramizi, trajner shqiptar me rrënjë nga Gjilani i Kosovës, themelues dhe kryetrajner i klubit Bloodsport Bodensee në Zvicër.

I njohur për qasjen e tij të disiplinuar dhe vëmendjen ndaj detajeve, Ramizi e ndërton punën e tij mbi analizën e kundërshtarit, strategjinë dhe zhvillimin e vazhdueshëm të luftëtarëve. Nën drejtimin e tij, sportistët e Bloodsport Bodensee kanë arritur suksese dhe kanë fituar tituj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Për sfidën e 31 tetorit, trajneri nga Gjilani ka udhëhequr një proces intensiv përgatitor disamujor, ku çdo fazë e stërvitjes ka pasur një qëllim të qartë: përgatitjen e Babicit në aspektin fizik, mendor, teknik dhe taktik për përballjen më të rëndësishme të karrierës së tij.

Statistikat nuk fitojnë ndeshje

“Ne nuk kemi punuar me muaj të tërë vetëm për të marrë pjesë në një ndeshje për titull botëror. Kemi punuar për ta fituar atë.

Unë kam besim të plotë te Mirhadi, sepse e njoh zemrën e tij prej luftëtari. E di çfarë karakteri ka, çfarë kemi kaluar gjatë këtyre muajve, sa shumë ka sakrifikuar dhe deri ku është i gatshëm të shkojë për të fituar. Po aq besim kam edhe në aftësitë e mia strategjike dhe analitike, si dhe në përgatitjen që kemi ndërtuar së bashku.

120 ndeshjet profesioniste të kundërshtarit nuk na frikësojnë. E respektojmë përvojën e tij, por statistikat nuk fitojnë ndeshje. Në ring vendosin inteligjenca, disiplina, strategjia dhe karakteri.

Unë e kam bërë punën time si trajner. Mirhadi e ka bërë të tijën si luftëtar. Më 31 tetor është koha ta tregojmë rezultatin e asaj pune.

Ne nuk hyjmë në ring për të provuar fatin. Hyjmë me një objektiv të vetëm: titullin e Kampionit të Botës, Rinor Ramizi, kryetrajner i Bloodsport Bodensee.

31 tetori, nata kur gjithçka vendoset në ring

Më 31 tetor, në kuadër të eventit Fightnight Wil, në Bronschhofen të Zvicrës, muajt e sakrificës, disiplinës dhe përgatitjeve intensive do të vihen në provën përfundimtare.

Për Mirhad Babic, kjo natë shënon fundin e një karriere të gjatë në sportet luftarake, me mundësinë për ta mbyllur atë në majën e botës. Për trajnerin Rinor Ramizi, ky është momenti për të kurorëzuar punën, strategjinë dhe besimin e palëkundur te luftëtari i tij.

Dy burra. Një mision. Një titull botëror.

⸻

Detaje të ndeshjes

Fightnight Wil | 31.10.2026 | Bronschhofen, Zvicër

WKU World Title – K1

Mirhad Babic vs. Jakkapat Makkhaloed

Instgram:

@coach.rinor
@bloodsport.bodensee
@mirhadbabic_

Continue Reading

TË FUNDIT

Sport7 hours ago

Kampioni Altin Zogaj rikthehet në ring, më 27 nëntor do ta shkung ringun në Gjermani

Pas një pauze prej 10 muajsh, boksieri shqiptar Altin Zogaj ka konfirmuar rikthimin e tij në ring, duke paralajmëruar një...

Lajme11 hours ago

Arrestohen tre persona për vjedhjen e 129 milionë dollarëve përmes inteligjencës artificiale

Tre persona janë arrestuar në Evropë, pasi dyshohet se për rreth dy vite kanë përdorur inteligjencën artificiale për të mashtruar...

Lajme11 hours ago

Fal kujt është fitorja në Bërvenicë? Flasin Sulejmani dhe Hasani

Driton Sulejmani nga koalicioni VLEN, në emisionin “Debat në Shenja”, lidhur me zhvillimet politike pas zgjedhjeve në Bërvenicë, tha se...

Lajme11 hours ago

Komuna e Tetovës ka paguar 226 milionë denarë për kamata dhe përmbarues nga borxhet e trashëguara

Një vit nga fillimi i mandatit të dytë të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në fokus mbetet edhe...

Lajme11 hours ago

Dy banka në garë për blerjen e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut

Dy banka vendase, nga të cilat njëra është pjesë e treshes udhëheqëse të bankave dhe tjetra pjesë e një grupi...

Lajme1 day ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

Limani me mesazh për spekulimet politike: Veprimet e mia janë publike, mbetem në ASH Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon...

Lajme1 day ago

Bastisje në këmbimore e te noterët në Kumanovë, bie në pranga një emër i njohur

Kontrolle policore në një këmbimore, zyre noteriale dhe në disa lokacione të tjera në Kumanovë: Dyshime për zhvatje, pastrim parash...

Lajme1 day ago

Alta Banka nis pagesat në para të gatshme për klientët pa kartela, kufiri është 20 mijë denarë

Ka nisur pagesa e mjeteve në para të gatshme për klientët e Alta Bankës në Manastir, të cilët nuk posedojnë...

Sport1 day ago

Ronaldo pensionohet nga kombëtarja e Portugalisë

Ylli i futbollit botëror dhe kapiteni legjendar i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka vendosur përfundimisht t’i japë fund rrugëtimit të tij...

Lajme1 day ago

Thaçi: E zgjodha Molla Sulën, ishte shef i hoxhallarëve

Në emisionin “Dialog te Lajmi”, kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, ndër të tjera, është prononcuar edhe lidhur me zhvillimet...

Trending