Lajme
25-vjeçari nga Tetova rrah gruan nga Kosova që kujdesej për nënën e tij të sëmurë
Një 25-vjeçar nga fshati Urviç i Tetovës do të përballet me kallëzim penalpasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 50-vjeçare nga Kosova, e cilakujdesej për nënën e tij të sëmurë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme(MPB).
“SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër G.J. (25) nga fshati Urviç,Tetovë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë’.
Më 14.06.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari ka sulmuar fizikisht njëgrua 50-vjeçare nga Kosova, e cila ishte kujdestare e nënës së tij tësëmurë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lajme
Mrekulli: Foshnja gjendet e gjallë pasi kaloi 24 orë e varrosur
Një foshnjë 11-muajshe është gjetur e gjallë në një varr të cekët në një zonë pyjore në shtetin amerikan të Karolinës së Jugut, pasi, sipas vlerësimeve të policisë, kishte qëndruar rreth 24 orë e varrosur brenda një kafazi për qen, e mbështjellë me një peshqir.
Rasti është konfirmuar nga Zyra e Sherifit të Qarkut Lexington.
Foshnja, e identifikuar si Koa Sharp, ishte zhdukur të hënën, pasi ishte lënë nën kujdesin e babait të saj, 25-vjeçarit Michael Comer, në shtëpinë e nënës së fëmijës, njoftoi Zyra e Sherifit.
Pas raportimit të zhdukjes së foshnjës, autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi, në të cilin kanë marrë pjesë rreth 100 persona.
Sipas gazetës britanike „The Guardian“, kërkimet përfunduan me gjetjen e foshnjës të gjallë, pas rreth 24 orësh nga koha kur dyshohet se ishte varrosur. Gazeta Flaka
Lajme
Këto janë top tre kompanitë më të mira nga TOP 100 për 2025-tën
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), në kuadër të ngjarjes tradicionale “TOP 100” për vitin 2025, ka shpallur kompanitë më të suksesshme në vend.
Në mesin e kompanive të vlerësuara, vendin e parë e zuri Neptun, e cila u shpall kompania më e suksesshme e këtij edicioni.
Në vendin e dytë u rendit Pofix, ndërsa vendin e tretë e zuri Alma M.
Renditja u prezantua në edicionin e 17-të të ngjarjes TOP 100, përmes së cilës OEMVP vlerëson kompanitë që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.
Lajme
Bastisje në Shkup, sekuestrohet drogë dhe para, arrestohet 19-vjeçari
Një 19-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë gjatë kontrollit ndaj tij, ndërsa më pas ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e tij.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor 2026, rreth orës 18:40, në një shteg këmbësorësh pranë lumit Vardar, në zonën e Gjorçe Petrovit.Nëpunësit policorë të Njësitit kundër Tregtisë së Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria F.S. (19), pasi gjatë kontrollit personal kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Me urdhër gjykate dhe në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminalistike pranë MPB-së, policia më pas ka realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera të të dyshuarit.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe një substancë pluhurore e bardhë, si dhe para.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 19-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim përkatës, njoftojnë nga MPB-ja.
-
Lajme12 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme4 weeks agoÇmimi i naftës shënon rënie
