Connect with us

Lajme

Mrekulli: Foshnja gjendet e gjallë pasi kaloi 24 orë e varrosur

Një foshnjë 11-muajshe është gjetur e gjallë në një varr të cekët në një zonë pyjore në shtetin amerikan të Karolinës së Jugut, pasi, sipas vlerësimeve të policisë, kishte qëndruar rreth 24 orë e varrosur brenda një kafazi për qen, e mbështjellë me një peshqir.

Rasti është konfirmuar nga Zyra e Sherifit të Qarkut Lexington.

Foshnja, e identifikuar si Koa Sharp, ishte zhdukur të hënën, pasi ishte lënë nën kujdesin e babait të saj, 25-vjeçarit Michael Comer, në shtëpinë e nënës së fëmijës, njoftoi Zyra e Sherifit.

Pas raportimit të zhdukjes së foshnjës, autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi, në të cilin kanë marrë pjesë rreth 100 persona.

Sipas gazetës britanike „The Guardian“, kërkimet përfunduan me gjetjen e foshnjës të gjallë, pas rreth 24 orësh nga koha kur dyshohet se ishte varrosur. Gazeta Flaka

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

25-vjeçari nga Tetova rrah gruan nga Kosova që kujdesej për nënën e tij të sëmurë

Një 25-vjeçar nga fshati Urviç i Tetovës do të përballet me kallëzim penalpasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 50-vjeçare nga Kosova, e cilakujdesej për nënën e tij të sëmurë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme(MPB).

“SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër G.J. (25) nga fshati Urviç,Tetovë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë’.

Më 14.06.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari ka sulmuar fizikisht njëgrua 50-vjeçare nga Kosova, e cila ishte kujdestare e nënës së tij tësëmurë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Lajme

Këto janë top tre kompanitë më të mira nga TOP 100 për 2025-tën

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), në kuadër të ngjarjes tradicionale “TOP 100” për vitin 2025, ka shpallur kompanitë më të suksesshme në vend.

Në mesin e kompanive të vlerësuara, vendin e parë e zuri Neptun, e cila u shpall kompania më e suksesshme e këtij edicioni.

Në vendin e dytë u rendit Pofix, ndërsa vendin e tretë e zuri Alma M.

Renditja u prezantua në edicionin e 17-të të ngjarjes TOP 100, përmes së cilës OEMVP vlerëson kompanitë që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Continue Reading

Lajme

Bastisje në Shkup, sekuestrohet drogë dhe para, arrestohet 19-vjeçari

Një 19-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë gjatë kontrollit ndaj tij, ndërsa më pas ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e tij.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor 2026, rreth orës 18:40, në një shteg këmbësorësh pranë lumit Vardar, në zonën e Gjorçe Petrovit.Nëpunësit policorë të Njësitit kundër Tregtisë së Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria F.S. (19), pasi gjatë kontrollit personal kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Me urdhër gjykate dhe në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminalistike pranë MPB-së, policia më pas ka realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera të të dyshuarit.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe një substancë pluhurore e bardhë, si dhe para.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 19-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim përkatës, njoftojnë nga MPB-ja.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

Mrekulli: Foshnja gjendet e gjallë pasi kaloi 24 orë e varrosur

Një foshnjë 11-muajshe është gjetur e gjallë në një varr të cekët në një zonë pyjore në shtetin amerikan të...

Lajme3 hours ago

25-vjeçari nga Tetova rrah gruan nga Kosova që kujdesej për nënën e tij të sëmurë

Një 25-vjeçar nga fshati Urviç i Tetovës do të përballet me kallëzim penalpasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 50-vjeçare...

Lajme3 hours ago

Këto janë top tre kompanitë më të mira nga TOP 100 për 2025-tën

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), në kuadër të ngjarjes tradicionale “TOP 100” për vitin 2025, ka shpallur kompanitë më...

Lajme21 hours ago

Bastisje në Shkup, sekuestrohet drogë dhe para, arrestohet 19-vjeçari

Një 19-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë gjatë kontrollit ndaj tij, ndërsa...

Lajme23 hours ago

Mexhiti dhe Kasami: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca tashmë edhe në gjuhën shqipe

Bashkëkryetarët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë publikuar të njëjtin mesazh në rrjetet sociale, duke e cilësuar...

Lajme23 hours ago

10 milionë euro nga gjobat! “Safe City” fitimprurës për shtetin

Rreth 10 milionë euro në vit pritet të derdhen në buxhetin e shtetit nga gjobat përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”....

Lajme23 hours ago

Toshkovski: Edhe zyrtarët po gjobiten nga kamerat e “Safe City”

Ministra, drejtorë, zyrtarë dhe përfaqësues të kishës janë mes personave që kanë marrë gjoba nga sistemi i kamerave “Safe City”....

Lajme23 hours ago

Zbutet Dimitrievski, vendos flamurin shqiptar në Komunën e Kumanovës

Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe,...

Lajme2 days ago

Premtimet e VLEN-it, Bytyqi: Banka shqiptare dhe premtimi për 10 mijë euro nuk janë pjesë e programit qeveritar

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, kdeklaroi se premtimi i VLEN-it për themelimin e një banke shqiptare nuk është përfshirë në...

Lajme2 days ago

Mexhiti: Studentët shqiptarë e jepnin provimin e jurisprudencës në maqedonisht, me VLEN-in për herë të parë do ta japin në shqip

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se marrëveshja për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe përbën një...

Trending