Connect with us

Lajme

Mexhiti: BDI i hapi rrugë “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut, tani po dalin të vërtetat

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar lidhur me çështjen e Alta Bankës dhe debatet politike për ndikimin serb në Maqedoninë e Veriut. Ai ka akuzuar BDI-në se gjatë kohës së qeverisjes me LSDM-në kishte mundësuar, sipas tij, shtrirjen e ndikimit serb në tri fusha: politikë, nëntokë dhe sektorin financiar.

“Shumëkush mund të ketë pasur dilema kur në vitet 2021, 2022, 2023 paralajmëroja që bota serbe po depërtonte në çdo pore të shoqërisë sonë, ndërsa BDI, fatkeqësisht, po jepte aminin politik.

Sot, kur opinioni kishte rastin ta shohë edhe publikisht dokumentin zyrtar me të cilin qeveria LSDM-BDI i shtroi udhën ligjore dhe institucionale ardhjes së Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut, më ngelet vetëm të konstatoj se koncepti ‘bota serbe’ i paska shtruar rrënjët shumë thellë në shtetin tonë. E kisha ditur se puna ka shkuar keq, por se kaq keq e kaq larg do të shkonte aleanca me Serbinë, kjo nuk do t’i kishte shkuar në mend askujt, as mua!

Bota serbe pra, gjatë qeverisjes së BDI-së, gjeti zbatim aktiv përmes shtrirjes në tre segmente kyçe:
1. Shtrirja politike përmes projektit ‘Open Balkan’.
2. Shtrirja e nëntokës përmes mafisë së bixhozit.
3. Shtrirja financiare përmes sektorit bankar.
Bashkëjetesa e këtyre tre hallkave është kanceri i një shoqërie. Ndërlidhja e krimit me shtetin është kapja e shtetit vetë! E kapjen e Maqedonisë së Veriut nga bota serbe, fatkeqësisht, e miratoi pikërisht BDI-ja, partia që sot bën zhurmuesin kryesor nacionalist në vend dhe rajon.

Por, sa më shumë bërtasin, aq më të madh e kanë hallin se po u del boja, po u shkrihet fasada, po u bien maskat. Sa më shumë trumpetojnë, aq më të tmerruar janë nga fakti se e vërteta vonon, por nuk harron! Sa më shumë tentojnë të na godasin, e zbulojnë të vërtetën për dëmin e thellë që na e kanë shkaktuar si shoqëri dhe neve si shqiptarë në veçanti.

Trinomi ‘Bota serbe – nëntoka serbe – banka serbe’ ngadalë po demontohet. Shoqëria do të lirohet nga pasojat e këtij trinomi kancerogjen.

E për ata që na e shkaktuan këtë epidemi filoserbe, pasoja do të ketë, për këtë ju siguroj”, ka shkruar Izet Mexhiti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Nuk mjafton shtrejtimi i naftës, edhe çmimi i rrymës pritet të rritet deri në 5%

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë mund të rritet deri në 5 për qind, ndërsa Qeveria po përgatit masa për të kufizuar shtrenjtimin.

Plani parasheh sigurimin e qymyrit nga Kosova për nevojat e REK Manastirit, shfrytëzimin e prodhimit vendor dhe furnizimin shtesë me energji nga Greqia. Gjithashtu, është planifikuar rikthimi në funksion i bllokut të tretë të termocentralit në Manastir.

Sipas Mickoskit, çmimet e energjisë elektrike në tregjet evropiane janë rritur deri në trefish. Ai paralajmëroi se në muajt e ardhshëm çmimi mund të arrijë në 350–400 euro për megavat-orë.

Për furnizimin me qymyr nga Kosova po përgatitet një sistem transporti prej mbi 6.000 tonësh në ditë, me angazhimin e më shumë se 200 kamionëve.

Kryeministri tha se Qeveria po ndërmerr masa për të ruajtur stabilitetin energjetik dhe për të kufizuar ndikimin e krizës në çmimet për qytetarët.(INA)

Continue Reading

Lajme

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do ta falimentonin shtetin”

Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë, pasi ato do ta çonin vendin drejt falimentimit, ndërsa kundër mbajtjes së tyre është edhe bashkësia ndërkombëtare. Edhe nëse partneri qeveritar ZNAM, i udhëhequr nga Maksim Dimitrievski, largohet nga Qeveria, nuk do të ketë zgjedhje, pasi shumica parlamentare mund të vazhdojë punën edhe pa deputetët e kësaj partie.

Kështu mund të kuptohet qëndrimi i kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili foli para gazetarëve pas përplasjes së ashpër mes VLEN-it dhe ZNAM-it lidhur me gjuhën në të cilën duhet të jepet Provimi i Jurisprudencës.

Dimitrievski ka paralajmëruar mundësinë e largimit nga Qeveria nëse provimi do të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe. Mickoski bëri të ditur se për këtë çështje ka biseduar tashmë me Dimitrievskin, por nuk tregoi nëse lideri i ZNAM-it ka mbetur në qëndrimin për largimin nga Qeveria.

Mickoski vlerësoi se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në këtë periudhë do të ishte e papërgjegjshme, për shkak të obligimeve të mëdha financiare me të cilat përballet shteti.

“Për momentin është e papërgjegjshme. Nëse e shohim nga aspekti politik, neve na përshtatet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, por nëse e shohim thelbin, duhet të jemi të vetëdijshëm se në dy vitet e ardhshme duhet të sigurojmë pesë miliardë euro. Vitin e ardhshëm duhet të sigurojmë 2.3 miliardë euro. Gjashtë muaj me qeveri teknike do ta çonin shtetin drejtpërdrejt në falimentim. Ajo qeveri teknike do të funksiononte në kulmin e dimrit më të ashpër, në janar dhe pjesërisht në shkurt”, deklaroi Mickoski.

Ai shtoi se bëhet fjalë për borxhe të marra gjatë pandemisë së COVID-19, të cilat duhet të kthehen, për të rifinancuar një pjesë të borxheve, për të paguar interesat dhe për të mbuluar deficitin buxhetor.

Sipas tij, viti 2028 do të jetë më i lehtë për menaxhimin e obligimeve financiare, edhe pse atëherë shteti do të duhet të sigurojë rreth 2.7 miliardë euro.

“Edhe pse bëhet fjalë për më shumë para, rreth 2.7 miliardë euro, do të mund t’i bartim detyrimet në vitin 2029, pasi viti 2029 është i vetmi vit për të cilin nuk kanë arritur të plotësojnë nevojat financiare. Një pjesë të obligimeve të vitit 2028 mund t’i bartim në vitin 2029 dhe kështu të dalim nga këto dy vite, gjatë të cilave duhet të sigurojmë likuiditet prej pesë miliardë eurosh”, tha Mickoski.

Ai përsëriti se zgjedhjet e parakohshme në vitin 2027, të shoqëruara me gjashtë muaj qeveri teknike, do të ishin veprim i papërgjegjshëm ndaj shtetit.

Continue Reading

Lajme

Qeveria e RMV-së planifikon hapjen e një vendkalimi të ri kufitar me Kosovën

Qeveria planifikon të hapë një pikë tjetër kufitare me Kosovën, përmes së cilës do të kalojnë kamionë me qymyr të importuar nga Kosova. Këtë e njoftoi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme me gazetarët, i cili tha se ky është pikëkalimi që më parë përdorej nga KFOR-i.

Ai tha se për të rritur prodhimin e energjisë elektrike të EMV-së, ata planifikojnë të vënë në funksion si TEC-in e Negotinës ashtu edhe atë të Osllomesë.

“Planifikojmë të hapim një pikëkalim të veçantë kufitar me Kosovën, i cili më parë përdorej nga KFOR-i për të sjellë qymyr më shpejt. Vetëm kamionë me qymyr do të kalojnë nëpër këtë pikëkalim kufitar, dhe është planifikuar që atje të kalojnë 200 kamionë me qymyr, si dhe 60 kamionë në pikëkalimin kufitar të Bllacës”, tha Mickoski.

Ai tha se për funksionimin e tre blloqeve të TEC Manastir nevojiten mbi 6.000 ton qymyr.

Kryeministri njoftoi se një rritje e çmimit të energjisë elektrike është e mundur, por jo më shumë se 5%.

Ai tha se tenderi për nxjerrjen e qymyrit në Kosovë duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji dhe se pret që gjithçka të jetë në rregull.

“Kriza energjetike që nga fundi i shkurtit është ende duke vazhduar dhe në Evropë, rezervat e gazit janë në 50%, dhe niveli i ujit të lumenjve është i ulët dhe investimet e forta në qendrat e të dhënave kanë rritur konsumin e energjisë elektrike. Në BE, çmimi i energjisë elektrike dhe gazit është rritur me 3 deri në 3.5 herë, dhe në vendin tonë, për të mos rritur çmimin, po i bëjmë të gjitha këto gjëra”, tha Mickoski.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme17 hours ago

Nuk mjafton shtrejtimi i naftës, edhe çmimi i rrymës pritet të rritet deri në 5%

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë mund të rritet deri në 5 për qind, ndërsa...

Lajme17 hours ago

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do ta falimentonin shtetin”

Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë, pasi ato do ta çonin vendin drejt falimentimit, ndërsa kundër mbajtjes së...

Lajme18 hours ago

Qeveria e RMV-së planifikon hapjen e një vendkalimi të ri kufitar me Kosovën

Qeveria planifikon të hapë një pikë tjetër kufitare me Kosovën, përmes së cilës do të kalojnë kamionë me qymyr të...

Lajme18 hours ago

Përplasja për Alta Bankën, Taravari: VLEN po kërkon fajtorë gjithandej, vetëm jo te vetja

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar lidhur me debatet politike për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoninë...

Lajme18 hours ago

Mexhiti: BDI i hapi rrugë “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut, tani po dalin të vërtetat

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar lidhur me çështjen e Alta Bankës dhe debatet politike për ndikimin serb në...

Lajme1 day ago

Mrekulli: Foshnja gjendet e gjallë pasi kaloi 24 orë e varrosur

Një foshnjë 11-muajshe është gjetur e gjallë në një varr të cekët në një zonë pyjore në shtetin amerikan të...

Lajme1 day ago

25-vjeçari nga Tetova rrah gruan nga Kosova që kujdesej për nënën e tij të sëmurë

Një 25-vjeçar nga fshati Urviç i Tetovës do të përballet me kallëzim penalpasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 50-vjeçare...

Lajme1 day ago

Këto janë top tre kompanitë më të mira nga TOP 100 për 2025-tën

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), në kuadër të ngjarjes tradicionale “TOP 100” për vitin 2025, ka shpallur kompanitë më...

Lajme2 days ago

Bastisje në Shkup, sekuestrohet drogë dhe para, arrestohet 19-vjeçari

Një 19-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë gjatë kontrollit ndaj tij, ndërsa...

Lajme2 days ago

Mexhiti dhe Kasami: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca tashmë edhe në gjuhën shqipe

Bashkëkryetarët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë publikuar të njëjtin mesazh në rrjetet sociale, duke e cilësuar...

Trending