Lajme
Kush janë emrat e propozuar për zëvendësministra nga VLEN?
Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat që pritet të marrin pozita të reja në kuadër të riorganizimit të eshalonit të dytë të Qeverisë.
Sipas informacioneve që mëson Zhurnal, Albrim Hoxha do të kalojë nga pozita e zëvendësministrit të Bujqësisë në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Shkodran Alili pritet të marrë pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa Oliver Milanov do të kalojë në Ministrinë e Bujqësisë.
Ndërkohë, në kuadër të këtyre ndryshimeve përmendet edhe emri i Shener Biljalit, këshilltarit të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili sipas informacioneve pritet të marrë pozitën e zëvendësministrit të Kulturës dhe Turizmit.
Ndryshimet përfshijnë disa resore qeveritare dhe janë pjesë e riorganizimit kadrovik që po zhvillohet mes partnerëve të koalicionit qeverisës.
Lajme
Astrit Iseni: One Stop Shop me Shqipërinë, hap i ri drejt lehtësimit të qarkullimit në kufi
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka theksuar se pas funksionalizimit të sistemit One Stop Shop me Republikën e Kosovës, po ndërmerret edhe hapi i radhës për zbatimin e këtij modeli të kontrollit të përbashkët kufitar me Republikën e Shqipërisë.
Sipas Isenit, marrëveshja me Shqipërinë parasheh përfshirjen e pesë vendkalimeve kufitare ndërmjet dy shteteve, me qëllim që qytetarët dhe transportuesit t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli kufitar, duke shmangur procedurat e dyfishta dhe duke shkurtuar kohën e pritjes.
Një ndër risitë e kësaj marrëveshjeje është përfshirja e pikës kufitare të Qafë Thanës në sistemin e kontrollit të përbashkët hyrje-hyrje, ku procedurat kufitare do të realizohen vetëm një herë.
Iseni ka rikujtuar rezultatet e zbatimit të sistemit One Stop Shop me Kosovën, duke theksuar se pritjet në kufi janë shkurtuar ndjeshëm, ndërsa qarkullimi është rritur për 50 për qind krahasuar me vitin e fundit para funksionalizimit të këtij sistemi.
Duke komentuar proceset e bashkëpunimit rajonal, Iseni ka kritikuar qeverisjet e mëparshme, duke deklaruar se për 22 vite kanë pasur mundësinë dhe përgjegjësinë për të realizuar projekte të tilla, por se ato, sipas tij, kanë mbetur vetëm në nivel premtimesh.
Ai ka përmendur edhe projekte të tjera infrastrukturore dhe energjetike, si Korridori 8, aksi Shkup–Bllacë, lidhja Tetovë–Prizren dhe interkonjeksionet energjetike me Kosovën dhe Shqipërinë.
Sipas Isenit, këto projekte janë pjesë e një vizioni për forcimin e lidhjeve rajonale dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë.
“Më pak pritje, më pak barriera, më shumë bashkëpunim”, është mesazhi me të cilin Iseni ka përmbledhur rëndësinë e këtyre proceseve.
Lajme
Maqedonasit bashkohen kundër shqipes në Butel, VLEN dhe AKI përgjigjen me bojkot të seancës
Këshilltarët shqiptarë nga AKI dhe VLEN në Komunën e Butelit kanë braktisur sot seancën e Këshillit Komunal, në shenjë proteste ndaj mosmiratimit të propozimit që tabela informuese e Mega Parkut të përmbajë edhe mbishkrimin në gjuhën shqipe.
Nisma u paraqit nga këshilltarët e AKI-së dhe mori mbështetjen e përfaqësuesve të VLEN-it. Në votim, tetë këshilltarët shqiptarë votuan në favor të propozimit, ndërsa 11 këshilltarët e tjerë abstenuan. Si pasojë, propozimi nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme.
Pas rezultatit të votimit, këshilltarët e AKI-së u larguan nga seanca, ndërsa në shenjë solidariteti me ta, të njëjtin veprim e ndërmorën edhe këshilltarët e VLEN-it.
Çështja shkaktoi debat dhe tensione gjatë mbledhjes, ndërsa reagimet lidhur me këtë rast u pasqyruan edhe në rrjetet sociale.
Këshilltarja e AKI-së në Butel, Senka Nuhiu-Qafleshi, theksoi se kërkesa e përfaqësuesve shqiptarë është e qartë dhe lidhet me respektimin e statusit zyrtar të gjuhës shqipe në këtë komunë.
“Qëndrimi i këshilltarëve shqiptarë në Komunën e Butelit mbetet i qartë: gjuha shqipe të respektohet dhe të përdoret zyrtarisht në Komunën e Butelit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, deklaroi Nuhiu-Qafleshi.
Debati për përdorimin e gjuhës shqipe u rikthye pas vërejtjeve për mungesën e saj në tabelën informuese të Mega Parkut të ri në Butel, hapësirë e promovuar nga Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Butelit.
Ndërkohë, institucionet përkatëse nuk kanë dhënë sqarime konkrete lidhur me arsyet e mungesës së mbishkrimit në shqip. Nga Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime” më herët kishin deklaruar se vendosja e tabelave nuk është në kompetencën e tyre.
Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, në Komunën e Butelit jetojnë 14.095 shqiptarë nga gjithsej 37.968 banorë, që përbëjnë rreth 37 për qind të popullsisë rezidente.
Ligji për Përdorimin e Gjuhëve parasheh që në komunat ku së paku 20 për qind e qytetarëve flasin një gjuhë tjetër nga maqedonishtja, ajo gjuhë dhe alfabeti i saj të jenë në përdorim zyrtar krahas gjuhës maqedonase.
Rasti në Butel rikthen në vëmendje çështjen e zbatimit të të drejtave gjuhësore në institucionet publike. Në raste të mëparshme të ngjashme, institucionet janë arsyetuar se mungesa e shqipes ka ardhur si pasojë e lëshimeve teknike, të cilat kanë premtuar se do të korrigjohen.
Lajme
Tragjedi në ‘HansanBeg’ të Shkupit: Traktori lëviz vetë dhe shtyp për vdekje 67-vjeçarin në një pikë karburanti
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Metodija Andonov Çento” në Shkup, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi është shtypur nga traktori i tij.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është raportuar dje në orën 12:30. Viktima, R.K. nga lagjja Hasanbeg (Singeliq), pasi kishte mbushur me karburant traktorin e tipit IMT, me një makineri pune të bashkëngjitur, e kishte parkuar dhe kishte qëndruar pranë tij.
Në një moment, traktori është vënë vetvetiu në lëvizje dhe e ka shtypur 67-vjeçarin me rrotën e pasme, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në Qendrën Emergjente të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku, pavarësisht përpjekjeve për trajtim, ka ndërruar jetë në orën 20:30.
Vdekja është konstatuar nga mjeku, ndërsa ekipi hetimor i SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
-
Lajme12 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme12 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme4 weeks agoÇmimi i naftës shënon rënie
