Connect with us

Lajme

Profesori universitar Festim Halili në Tiranë, ligjëron në Western Balkans University për teknologjinë që po ndryshon botën

Profesori i Universitetit të Tetovës, Festim Halili, ka qenë i ftuar në Western Balkans University në Tiranë, ku ka mbajtur një ligjëratë kushtuar Inteligjencës Artificiale Gjenerative, duke ndarë me studentët njohuritë dhe perspektivat e tij mbi zhvillimet e kësaj teknologjie.

Ligjërata u karakterizua nga pjesëmarrja aktive e studentëve nga vende të ndryshme, të cilët përmes pyetjeve, diskutimeve dhe ndërveprimit me ligjëruesin kontribuuan në pasurimin e debatit akademik.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Doc. Dr. Avni Rustemi, i cili prezantoi njohuritë dhe përvojën e tij në fushën e teknologjive Blockchain.

Përmes këtij aktiviteti, Festim Halili dhe kolegu i tij kontribuuan në shkëmbimin e përvojave akademike dhe promovimin e inovacionit, teknologjisë dhe bashkëpunimit ndëruniversitar mes institucioneve akademike të rajonit.

Postim i plotë:

Me kënaqësi iu përgjigjëm ftesës së Western Balkans University në Tiranë, ku patëm mundësinë të ndajmë njohuri dhe perspektiva mbi Inteligjencën Artificiale Gjenerative.

Veçanërisht inspiruese ishte pjesëmarrja aktive e studentëve nga vende të ndryshme, të cilët përmes pyetjeve, tezave dhe diskutimeve interaktive i dhanë vlerë të shtuar ligjëratës.

Me këtë rast, edhe kolegu Doc. Dr. Avni Rustemi ndau njohuritë e tij mbi teknologjitë Blockchain.

Mirënjohje për mikpritjen dhe përkushtimin ndaj dijes, inovacionit dhe bashkëpunimit akademik!

https://www.facebook.com/share/p/1FTPra6VEX/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Astrit Iseni: One Stop Shop me Shqipërinë, hap i ri drejt lehtësimit të qarkullimit në kufi

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka theksuar se pas funksionalizimit të sistemit One Stop Shop me Republikën e Kosovës, po ndërmerret edhe hapi i radhës për zbatimin e këtij modeli të kontrollit të përbashkët kufitar me Republikën e Shqipërisë.

Sipas Isenit, marrëveshja me Shqipërinë parasheh përfshirjen e pesë vendkalimeve kufitare ndërmjet dy shteteve, me qëllim që qytetarët dhe transportuesit t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli kufitar, duke shmangur procedurat e dyfishta dhe duke shkurtuar kohën e pritjes.

Një ndër risitë e kësaj marrëveshjeje është përfshirja e pikës kufitare të Qafë Thanës në sistemin e kontrollit të përbashkët hyrje-hyrje, ku procedurat kufitare do të realizohen vetëm një herë.

Iseni ka rikujtuar rezultatet e zbatimit të sistemit One Stop Shop me Kosovën, duke theksuar se pritjet në kufi janë shkurtuar ndjeshëm, ndërsa qarkullimi është rritur për 50 për qind krahasuar me vitin e fundit para funksionalizimit të këtij sistemi.

” “

Duke komentuar proceset e bashkëpunimit rajonal, Iseni ka kritikuar qeverisjet e mëparshme, duke deklaruar se për 22 vite kanë pasur mundësinë dhe përgjegjësinë për të realizuar projekte të tilla, por se ato, sipas tij, kanë mbetur vetëm në nivel premtimesh.

Ai ka përmendur edhe projekte të tjera infrastrukturore dhe energjetike, si Korridori 8, aksi Shkup–Bllacë, lidhja Tetovë–Prizren dhe interkonjeksionet energjetike me Kosovën dhe Shqipërinë.

Sipas Isenit, këto projekte janë pjesë e një vizioni për forcimin e lidhjeve rajonale dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë.

“Më pak pritje, më pak barriera, më shumë bashkëpunim”, është mesazhi me të cilin Iseni ka përmbledhur rëndësinë e këtyre proceseve.

Continue Reading

Lajme

Maqedonasit bashkohen kundër shqipes në Butel, VLEN dhe AKI përgjigjen me bojkot të seancës

Këshilltarët shqiptarë nga AKI dhe VLEN në Komunën e Butelit kanë braktisur sot seancën e Këshillit Komunal, në shenjë proteste ndaj mosmiratimit të propozimit që tabela informuese e Mega Parkut të përmbajë edhe mbishkrimin në gjuhën shqipe.

Nisma u paraqit nga këshilltarët e AKI-së dhe mori mbështetjen e përfaqësuesve të VLEN-it. Në votim, tetë këshilltarët shqiptarë votuan në favor të propozimit, ndërsa 11 këshilltarët e tjerë abstenuan. Si pasojë, propozimi nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme.

Pas rezultatit të votimit, këshilltarët e AKI-së u larguan nga seanca, ndërsa në shenjë solidariteti me ta, të njëjtin veprim e ndërmorën edhe këshilltarët e VLEN-it.

Çështja shkaktoi debat dhe tensione gjatë mbledhjes, ndërsa reagimet lidhur me këtë rast u pasqyruan edhe në rrjetet sociale.

Këshilltarja e AKI-së në Butel, Senka Nuhiu-Qafleshi, theksoi se kërkesa e përfaqësuesve shqiptarë është e qartë dhe lidhet me respektimin e statusit zyrtar të gjuhës shqipe në këtë komunë.

“Qëndrimi i këshilltarëve shqiptarë në Komunën e Butelit mbetet i qartë: gjuha shqipe të respektohet dhe të përdoret zyrtarisht në Komunën e Butelit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, deklaroi Nuhiu-Qafleshi.

Debati për përdorimin e gjuhës shqipe u rikthye pas vërejtjeve për mungesën e saj në tabelën informuese të Mega Parkut të ri në Butel, hapësirë e promovuar nga Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Butelit.

Ndërkohë, institucionet përkatëse nuk kanë dhënë sqarime konkrete lidhur me arsyet e mungesës së mbishkrimit në shqip. Nga Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime” më herët kishin deklaruar se vendosja e tabelave nuk është në kompetencën e tyre.

Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, në Komunën e Butelit jetojnë 14.095 shqiptarë nga gjithsej 37.968 banorë, që përbëjnë rreth 37 për qind të popullsisë rezidente.

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve parasheh që në komunat ku së paku 20 për qind e qytetarëve flasin një gjuhë tjetër nga maqedonishtja, ajo gjuhë dhe alfabeti i saj të jenë në përdorim zyrtar krahas gjuhës maqedonase.

Rasti në Butel rikthen në vëmendje çështjen e zbatimit të të drejtave gjuhësore në institucionet publike. Në raste të mëparshme të ngjashme, institucionet janë arsyetuar se mungesa e shqipes ka ardhur si pasojë e lëshimeve teknike, të cilat kanë premtuar se do të korrigjohen.

Continue Reading

Lajme

Tragjedi në ‘HansanBeg’ të Shkupit: Traktori lëviz vetë dhe shtyp për vdekje 67-vjeçarin në një pikë karburanti

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Metodija Andonov Çento” në Shkup, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi është shtypur nga traktori i tij.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është raportuar dje në orën 12:30. Viktima, R.K. nga lagjja Hasanbeg (Singeliq), pasi kishte mbushur me karburant traktorin e tipit IMT, me një makineri pune të bashkëngjitur, e kishte parkuar dhe kishte qëndruar pranë tij.

Në një moment, traktori është vënë vetvetiu në lëvizje dhe e ka shtypur 67-vjeçarin me rrotën e pasme, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Qendrën Emergjente të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku, pavarësisht përpjekjeve për trajtim, ka ndërruar jetë në orën 20:30.

Vdekja është konstatuar nga mjeku, ndërsa ekipi hetimor i SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Continue Reading

TË FUNDIT

Sport5 hours ago

Mexhit Hysenaj shkëlqen në Europianin WAKO 2026, siguron finalen dhe medaljen për Shqipërinë

Kickboksieri shqiptar Mexhit Hysenaj ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e tij sportive, duke siguruar një vend...

Lajme9 hours ago

Profesori universitar Festim Halili në Tiranë, ligjëron në Western Balkans University për teknologjinë që po ndryshon botën

Profesori i Universitetit të Tetovës, Festim Halili, ka qenë i ftuar në Western Balkans University në Tiranë, ku ka mbajtur...

Lajme1 day ago

Astrit Iseni: One Stop Shop me Shqipërinë, hap i ri drejt lehtësimit të qarkullimit në kufi

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka theksuar se pas funksionalizimit të sistemit One Stop Shop me Republikën e...

Lajme1 day ago

Maqedonasit bashkohen kundër shqipes në Butel, VLEN dhe AKI përgjigjen me bojkot të seancës

Këshilltarët shqiptarë nga AKI dhe VLEN në Komunën e Butelit kanë braktisur sot seancën e Këshillit Komunal, në shenjë proteste...

Lajme1 day ago

Tragjedi në ‘HansanBeg’ të Shkupit: Traktori lëviz vetë dhe shtyp për vdekje 67-vjeçarin në një pikë karburanti

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Metodija Andonov Çento” në Shkup, ku një 67-vjeçar ka...

Lajme1 day ago

Sulmohet brutalisht një i mitur para shkollës në Rashçe, 5 bashkëmoshatarë e rrahin me grushte, shqelma dhe sende të forta

Një i mitur është sulmuar fizikisht nga pesë bashkëmoshatarë para hyrjes së një shkolle fillore në fshatin Rashçe të Shkupit,...

Lajme1 day ago

Kush janë emrat e propozuar për zëvendësministra nga VLEN?

Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat...

Lajme2 days ago

Kasami: Kemi komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, debatet brenda VLEN-it janë për përfaqësim dinjitoz

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka deklaruar se raportet me Izet Mexhitin dhe komunikimi brenda strukturave drejtuese të VLEN-it janë...

Lajme2 days ago

Dauti: BDI-ja dhe Musa Xhaferi bllokoi miratimin e marrëveshjes për “One Stop Shop” me Shqipërinë

Zëvendësdrejtori i Doganës, Mustafa Dauti, ka pranuar se në këtë institucion punësohen edhe familjarë të funksionarëve, por ka mohuar se...

Sport2 days ago

Dita “kuqezi”, sonte Shqipëria luan ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndaj Finlandës ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League. Nga ora 20:45 në stadiumin “Air...

Trending