Connect with us

Lajme

Gjykata e Beogradit lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin

Gjykata e Lartë në Beograd ka lëshuar urdhërarrest dhe ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë për ish-nënkryetarin e Listës Serbe dhe organizatorin e sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq.

Në një përgjigje për “N1”, gjykata ka konfirmuar se urdhërarresti dhe vendimi për paraburgim janë lëshuar pasi Radoiçiqi nuk është paraqitur në stacionin policor më 15 nëntor.

Radoiçiqi ishte urdhëruar nga gjykata në Beograd që të paraqitej në polici dy herë në muaj, më datën 1 dhe 15. Ai ishte paraqitur më 1 nëntor, por nuk ishte paraqitur në datën 15. Radoiçiqit më herët i ishte konfiskuar edhe pasaporta.

Mediat në Serbi kanë raportuar se Radoiçiqi është larguar drejt Rusisë pas rezultateve të zgjedhjeve, në të cilat partia e Aleksandar Vuçiqit pësoi humbje përballë Listës së Studentëve. Radoiçiqi u pa për herë të fundit në publik para zgjedhjeve të 25 tetorit, kur mori pjesë në tubimin parazgjedhor të partisë së Vuçiqit.

Radoiçiqi është në kërkim edhe nga INTERPOL-i, me kërkesë të Kosovës përmes UNMIK-ut.

Në sulmin e vitit 2023 në Banjskë u vra togeri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Çmenduria për “GTA 6”, mijëra punëtorë kërkojnë pushim për të luajtur

Për shkak të publikimit të videolojës shumë të pritur “GTA 6“, në Belgjikë është regjistruar një rritje prej plot 66 për qind e kërkesave për pushim nga puna në sektorin privat për datën 19 nëntor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kështu bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga kompania “Acerta”.

“Është e mundur që mijëra punonjës të marrin një ditë pushim në mënyrë që të mund ta luajnë lojën e re. Sipas informacioneve tona, personat që kanë paraqitur kërkesa janë më të rinj se 30 vjeç”, raportoi televizioni belg VRT.

Sipas vlerësimeve të kompanisë, nga 10.000 deri në 15.000 punonjës në sektorin privat mund të marrin ditë pushimi të enjten.

Rritje e kërkesave për pushim është regjistruar edhe në Holandë, ku janë shënuar 21 për qind më shumë mungesa të planifikuara për atë ditë. Ndërkohë, në SHBA, vendin ku është krijuar videoloja, pothuajse çdo i pesti punonjës dëshiron të marrë një ditë pushim për të shijuar vazhdimin e ri të lojës së njohur.

Kompania amerikane “BambooHR”, e cila ofron shërbime në fushën e burimeve njerëzore, pas analizimit të të dhënave të më shumë se 3.4 milionë punonjësve, ka konstatuar se kërkesat për pushim nga puna për atë ditë janë rritur me gati 13 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave, gjenerata Z, përkatësisht personat e lindur nga viti 1997 deri në vitin 2012, ka paraqitur më së shumti kërkesa për pushim. Rreth 32 për qind e tyre kanë kërkuar të mos punojnë atë ditë.

Për krahasim, “GTA 5” u publikua në shtator të vitit 2013 dhe deri më sot ka shitur mbi 230 milionë kopje në mbarë botën.

Continue Reading

Lajme

Maqedonia ndër të fundit në rajon për përdorimin e rripit të sigurisë

Maqedonia e Veriut renditet ndër vendet me përdorimin më të ulët të rripit të sigurisë në rajon, me vetëm 40.1 për qind të pasagjerëve që e përdorin atë. Për krahasim, në Shqipëri kjo përqindje është 75.8%, në Kosovë 53.8%, në Mal të Zi 59.6%, në Bosnjë dhe Hercegovinë 64.8%, ndërsa në Serbi arrin në 90.7%. Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të Transportit Talis Linkaits deklaroi se fushata e studimit për Ballkanin Perëndimor shqyrton përdorimin e rripave të sigurisë dhe të ulëseve për fëmijë në të gjashtë vendet partnere të Ballkanit Perëndimor. Të dhënat për Maqedoninë e Veriut tregojnë se përdorimi i rripit të sigurisë nuk është bërë ende rutinë, veçanërisht te pasagjerët dhe personat që ulen në ulëset e pasme të automjetit.

“Bashkëpunimi ynë me Maqedoninë e Veriut përfshin sistemet teknologjike të avancuara për sigurinë rrugore, legjislacionin për sigurinë në komunikacion dhe bashkëpunimin rajonal për përmirësimin e të dhënave dhe reagimin në raste emergjente. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë udhëzime dhe ekspertizë për zbatimin më të shpejtë të prioriteteve në fushën e sigurisë rrugore”, tha Talis Linkaits .

Zëvendësministrja , Kaltrina Zekolli, vlerësoi se siguria në komunikacion nuk është vetëm çështje e rregulloreve dhe infrastrukturës, por para së gjithash mbrojtje e jetës së njerëzve.

“Kjo është gjithashtu arsyeja pse iniciativat rajonale, siç është “Moment for Life”, janë kaq të rëndësishme. Sfidat në sigurinë rrugore nuk ndalen në kufijtë kombëtarë. Përmes bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe përafrimit të politikave me standardet evropiane, mund të ndërtojmë një rajon më të sigurt dhe më të ndërlidhur. Le të kujtojmë se çdo vendim që marrim, çdo masë që zbatojmë dhe çdo veprim në rrugë mund të bëjë ndryshimin”, tha , Kaltrina Zekolli.

Ndërsa zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni, për sistemin “ Safe City” thotë se po funksionon dhe jep rezultate të mira. Ai teknologjinë e konsideron aleat të fortë për shpëtimin e jetës së njerëzve.

“Miratimi i Strategjisë Kombëtare për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor paraqet një bazë të rëndësishme për një qasje sistematike në uljen e viktimave dhe lëndimeve të rënda, në përputhje me objektivat evropiane dhe parimet e “Vision Zero””, tha Astrit Iseni .

Në Maqedoninë e Veriut, të dhënat tregojnë se përdorimi i rripit të sigurisë ndryshon sipas llojit të automjetit. Në automjetet private, rripin e përdorin 77.8 për qind e fëmijëve në ulëset e pasme dhe 64.9 për qind e shoferëve. Ndërsa në automjetet komerciale, rripin e përdorin 64.9 për qind e shoferëve dhe 55.7 për qind e pasagjerëve.

Continue Reading

Lajme

Kërkojnë parkingje, por nuk duan të paguajnë!

Derisa në rrugët e qytetit gjetja e një vendparkimi shpesh kthehet në problem, arka e Ndërmarrjes Publike “Parkingje dhe Gjelbërimi” vazhdon të regjistrojë të hyra minimale nga ky shërbim. Sipas informacione, vetëm 130 kontrata mujore janë aktive në këtë qytet, ku ka qindra biznese dhe numër jashtëzakonisht të lartë automjetesh. Drejtori Bejtullah Nuhiu ka ngritur shqetësimin se pavarësisht tarifave të ulëta të parkimit, qytetarët dhe bizneset sërish hezitojnë për të paguar. Madje sipas tij, të hyrat e përgjithshme nga parkingjet dhe “merimanga” brenda një dite sillen vetëm rreth 20.000 denarë.

“Parkingjet dhe merimangat dikund afër 20.000 denarë arkëtojnë për momentin, që është një shumë e vogël që grumbullohen. Gostivari është qyteti më i lirë në rajon në aspektin e parkimit. Prapë nuk ka vullnet që njerëzit të paguajnë. Është qesharake të ketë këtu 130 kontrata. Kjo është shumë e vogël, 130 kontrata ka të lidhura mujore. Paramendoni sa biznese ka”, tha Bejtullah Nuhiu, drejtor i NP “Parkingje dhe Gjelbërimi”.

Pavarësisht të hyrave të ulëta nga shërbimi i parkingjeve dhe merimangës, drejtori i ndërmarrjes Bejtullah Nuhiu thotë se gjendja financiare e institucionit ka shënuar përmirësim. Sipas tij, që nga marrja e detyrës është arritur të shlyhet një pjesë e konsiderueshme e borxheve të trashëguara, ndërsa ndërmarrja tashmë po funksionon me bilanc pozitiv. Nuhiu bën të ditur se janë realizuar pagesa prej afro 2 milionë denarësh ndaj furnitorëve, mbi 1 milion denarë për TVSH dhe rreth 260.000 denarë për koncesionin. Ai thekson se pavarësisht detyrimeve të vazhdueshme dhe shpenzimeve të reja, ndërmarrja aktualisht rezulton me fitim prej 1.368.000 denarësh.

“Tani kanë ngelur disa pagesa, shumë pak borxhe në krahasim me atë që e kam gjetur, që të realizohen dhe jemi në rrugë të mirë për ta mbyllur një vit financiar pozitiv. Prej momentit kur kam ardhur unë si ushtrues detyre, pagesa ndaj furnitorëve kemi kryer afër 2 milionë, ose më saktësisht 1.966.791 denarë. Për periudhën që gjendemi tash, ndërmarrja del me një fitim prej 1.368.000 denarësh. Jemi në rrugë të mbarë, në rrugë të mirë të stabilizimit financiar të ndërmarrjes”, deklaroi Nuhiu.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse ky përmirësim financiar do të shoqërohet edhe me rritje të pagesave për shërbimin e parkimit, pasi numri i ulët i kontratave mujore dhe të hyrat modeste tregojnë se ky sektor ende nuk po shfrytëzon potencialin e tij të plotë. Për ndërmarrjen sfidë mbetet jo vetëm ruajtja e bilancit pozitiv dhe shlyerja e detyrimeve, por edhe rritja e disiplinës së pagesës për qytetarët dhe bizneset e Gostivarit. Kujtojmë se ditë më parë drejtori paralajmëroi zero tolerancë si ndaj keq parkimit, ashtu edhe ndaj atyre që shfrytëzojnë parkingun dhe u ikin pagesave. (koha.mk)

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

Çmenduria për “GTA 6”, mijëra punëtorë kërkojnë pushim për të luajtur

Për shkak të publikimit të videolojës shumë të pritur “GTA 6“, në Belgjikë është regjistruar një rritje prej plot 66 për...

Lajme3 hours ago

Maqedonia ndër të fundit në rajon për përdorimin e rripit të sigurisë

Maqedonia e Veriut renditet ndër vendet me përdorimin më të ulët të rripit të sigurisë në rajon, me vetëm 40.1...

Lajme3 hours ago

Gjykata e Beogradit lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin

Gjykata e Lartë në Beograd ka lëshuar urdhërarrest dhe ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë për ish-nënkryetarin e...

Lajme3 hours ago

Kërkojnë parkingje, por nuk duan të paguajnë!

Derisa në rrugët e qytetit gjetja e një vendparkimi shpesh kthehet në problem, arka e Ndërmarrjes Publike “Parkingje dhe Gjelbërimi”...

Lajme3 hours ago

Kaltrina Zekolli-Shaqiri reagon ndaj kritikave për pasurinë: Është fituar përmes procedurave të trashëgimisë, nuk ka lidhje me politikën

Kaltrina Zekolli Shaqiri ka reaguar ndaj kritikave dhe sulmeve lidhur me pasurinë e saj, duke theksuar se ajo nuk është...

Lajme3 hours ago

Qytetarët të kontrollojnë llogaritë bankare: Deri më 30 nëntor pritet kthimi i TVSH-së!

Qytetarët që kanë skanuar kuponët fiskalë përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime” (MojDDV) gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator pritet t’i marrin...

Lajme3 hours ago

Teuta Arifi: Besoj në integritetin e drejtësisë, jam plotësisht e pafajshme

Ka vazhduar sot procesi gjyqësor ndaj ish-kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila ngarkohet me akuzën për keqpërdorim...

Lajme3 hours ago

Mexhiti takohet me Halil Kastratin, synojnë ndërtimin e shkollës për 200 fëmijë me nevoja të veçanta në Çair

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe njëherësh kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë një vizite në Kosovë ka takuar humanistin...

Lajme7 hours ago

“Qëllime të fshehta biznesore”, Lushtaku ngre dyshime për vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë...

Lajme22 hours ago

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë shembull pozitiv duke dhuruar tokën e tij 3.200 katrorë, që e...

Trending