Lajme
Osmani: Hipokrizia e VLEN-it: Me Palestinën për vota, kundër palestinezëve në pushtet!
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kritikuar VLEN-in lidhur me votën e Maqedonisë së Veriut kundër rezolutës së OKB-së për mbështetjen e refugjatëve palestinezë. Ai ka akuzuar përfaqësuesit e VLEN-it për hipokrizi politike, duke kujtuar se, sipas tij, për vite me radhë kanë përdorur çështjen palestineze dhe fenë për të marrë vota.
“Dje, Maqedonia e Veriut ishte njëra nga vetëm 9 shtetet që votuan kundër rezolutës së OKB-së për mbështetjen e refugjatëve palestinezë. Edhe vitin e kaluar votuan kundër!
Nuk po flas për diplomaci, por për hipokrizi!
Ata që për vite të tëra e keqpërdorën fenë, Zotin dhe vuajtjet e palestinezëve për të marrë vota, sot heshtin kur Qeveria e tyre voton kundër mbështetjes për këta refugjatë.
Me Zotin në gojë kur kërkojnë vota, me kokën ulur kur duhet të mbrojnë parimet!
Kjo është hipokrizi politike.
As me komb e as me fe!”, ka shkruar Bujar Osmani.
Lajme
“Sky News”: Islami mund të bëhet feja më e madhe në botë deri në vitin 2035
Islami mund ta tejkalojë krishterimin dhe të bëhet feja më e madhe në botë deri në vitin 2035, sipas projeksioneve të reja demografike të publikuara nga televizioni britanik “Sky News“, përcjell TV21. Parashikimet bazohet në hulumtimet e Qendrës Kërkimore “Pew”, e cila prej 25 vitesh analizon trendet demografike që lidhen me përkatësinë fetare.
Sipas studimit, deri në vitin 2035 në botë pritet të ketë 2.57 miliardë myslimanë dhe 2.52 miliardë të krishterë. Rritja më e shpejtë e popullsisë myslimane lidhet kryesisht me numrin më të madh të fëmijëve për grua, krahasuar me komunitetet e tjera të mëdha fetare.
“Gjithçka ka të bëjë me foshnjat”, deklaroi demografi Konrad Hackett, duke theksuar se lindshmëria ka ndikim shumë më të madh sesa konvertimi nga një fe në tjetrën.
Gjatë periudhës 2020–2025, gratë myslimane kanë pasur mesatarisht 3.1 fëmijë, ndërsa gratë e krishtera 2.5 fëmijë. Për ruajtjen e numrit të popullsisë nga një gjeneratë në tjetrën nevojiten mesatarisht 2.1 fëmijë për grua.
Projeksionet tregojnë se deri në vitin 2070 numri i myslimanëve mund të kalojë 3.6 miliardë, ndërsa numri i të krishterëve të mbetet nën 3 miliardë.
Në periudhën 2020–2070, popullsia botërore pritet të rritet për 29 për qind. Numri i myslimanëve parashikohet të rritet për 80 për qind, ndërsa ai i të krishterëve për 30 për qind.Ndërkohë, studimi parashikon se deri në vitin 2070, personat pa përkatësi fetare mund të përbëjnë një shumicë të ngushtë të popullsisë në Britaninë e Madhe.
Lajme
SKANDAL: Disa fakultete mbetën pa rrymë shkaku i borxheve
Borxhet për energji elektrike të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” do të shlyhen me ribalancimin e buxhetit, njoftoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, një ditë pasi një pjesë e fakulteteve dhe Rektorati mbetën pa energji elektrike për shkak të faturave të papaguara.
Janevska konfirmoi se borxhet ekzistojnë, por siguron se fakultetet nuk duhet të kenë frikë nga një shkyçje e re. Ajo theksoi se ribalancimi është publikuar në “Gazetën Zyrtare” dhe se detyrimet po shërbehen.
“Ne i shërbejmë rregullisht këto borxhe dhe jam thellësisht e bindur se nuk do të kemi një problem të tillë”, tha ministrja.
Të mërkurën pa rrymë mbetën Rektorati, Fakulteti i Makinerisë, Fakulteti i Elektroteknikës, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Matematikës dhe Fakulteti i Bujqësisë. Sipas informacioneve të Telma, borxhi ndaj furnizuesit është rreth gjysmë milioni euro.
Furnizimi u rivendos pas disa orësh. Sipas informacioneve mediatike, afati për shlyerjen e borxhit është deri të premten, më 20 nëntor.
Ministrja foli pas vizitës në Institutin e Historisë të Fakultetit Filozofik, ku shënohet 80-vjetori i themelimit të tij.
Lajme
Bekim Fazliu: Nëse Buteli nuk e respekton shqipen, as komunat shqiptare të mos përdorin maqedonishten!
Bekim Fazliu, përfaqësues i lartë i Lëvizjes Arbëria, ka reaguar përmes një statusi në Facebook ndaj mosrespektimit të gjuhës shqipe, duke e lidhur çështjen me respektimin e ndërsjellë të gjuhëve zyrtare.
Ai thekson se nëse dikush vendos të dalë mbi ligjin dhe të mos e respektojë gjuhën shqipe, atëherë edhe komunat shqiptare mund të mos e përdorin gjuhën maqedonase.
„Kaq e thjeshtë është kjo çështja e ‘fraerllëkut’“, përfundon Fazliu.
*Status në Facebook i Bekim Fazliut.
-
Lajme12 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle3 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme12 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 month agoÇmimi i naftës shënon rënie
