Connect with us

Lajme

“ Çmimet e banesave në Shkup janë të palogjikshme, metri katror ka kaluar 2 mijë euro”

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, vlerëson se çmimet e banesave në kryeqytetin e Maqedonisë janë tepër të larta dhe se shtrenjtimi i pronave të paluajtshme nuk është plotësisht i arsyeshëm.

Në një intervistë në emisionin “Klik Plus” në TV21, Gjorgjievski tha se edhe vetë e ka ndjerë rritjen e madhe të çmimeve në tregun e patundshmërive.

Ai përmendi si shembull banesën që kishte blerë në Kisella Vodë, ku në atë kohë një metër katror kushtonte afër 1.000 euro, ndërsa sot çmimi ka kaluar 2.000 euro.

“Çmimet, të jem i sinqertë, personalisht më duken të palogjikshme në qytetin e Shkupit. Kur bleva banesë në Kisella Vodë, metri katror ishte afër 1.000 euro, ndërsa tani është mbi 2.000 euro”, deklaroi Gjorgjievski.

Ai tha se i kupton arsyet që kanë ndikuar në rritjen e kostove në sektorin e ndërtimtarisë, përfshirë çmimet e materialeve ndërtimore, karburantit dhe fuqisë punëtore, megjithatë vlerëson se çmimet aktuale të banesave janë tepër të larta.

Sipas tij, një shtrenjtim i mëtejmë do të ishte vështirë i pranueshëm, veçanërisht në kohën kur shteti po përpiqet t’i mbështesë çiftet e reja që synojnë të sigurojnë një kulm mbi kokë dhe të krijojnë familje.

Kryetari i Shkupit shprehu pritjen që kompanitë ndërtimore të mos ndërmarrin hapa që do ta neutralizonin efektin e masave shtetërore për mbështetjen e çifteve të reja.

Ai theksoi se përveç mbështetjes së institucioneve, nevojitet edhe përgjegjësi nga sektori i ndërtimtarisë.

“Duhet që shteti të ofrojë ndihmë, por edhe kompanitë ndërtimore. Çdo fillim është i vështirë”, u shpreh Gjorgjievski.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Rama: Mickoski nuk më ka dhënë ndjesinë se ka rezerva ndaj gjuhës shqipe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se në komunikimin me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk ka vërejtur qëndrime rezervuese ndaj gjuhës shqipe apo ndonjë qasje që favorizon gjuhën maqedonase në raport me shqipen.

Në një intervistë për emisionin „Kohacast“ të gazetës Koha, Rama theksoi se, pavarësisht kësaj, çështja e gjuhës shqipe kërkon vigjilencë dhe vëmendje, duke nënvizuar se nuk mund të tolerohet në heshtje ndonjë prapakthim në këtë drejtim, përcjell Zyrtare.

„Hiri i së vërtetës e do që unë të them që kryeministri Mickoski nuk më ka lënë në asnjë moment ndjesinë e dikujt që ka një rezervë në raport me gjuhën shqipe apo që ka një qasje superioriteti të gjuhës maqedonase ndaj shqipes“, deklaroi Rama.

Ai tha se është i informuar edhe për përpjekjet e përfaqësuesve shqiptarë për ta çuar më tej agjendën e gjuhës shqipe, përfshirë çështjen e licencave, si dhe diskutimet që lidhen me përdorimin e shqipes në gjyqësor.

Sipas Ramës, për momentin nuk ekziston një fakt konkret që do të kërkonte një reagim të përbashkët dhe të menjëhershëm, megjithëse ekzistojnë diskutime për vështirësi në zbatimin e të drejtave gjuhësore.

Kryeministri shqiptar vlerësoi gjithashtu rolin e partive politike shqiptare, si atyre në pushtet, ashtu edhe atyre në opozitë, në ruajtjen e ekuilibrit dhe avancimin e çështjes së gjuhës shqipe.

„Kush është në opozitë është jo vetëm në të drejtën, por edhe në detyrën e vet që të vërë alarmin kur sheh një rrezik. Kush është në qeveri është në detyrën e vet që të garantojë se rreziku nuk do të materializohet“, u shpreh Rama.

Në përfundim, ai tha se situata aktuale është pozitive, duke pasur parasysh përfaqësimin dhe përparimin e arritur deri më tani, por theksoi se sfida mbetet avancimi i mëtejshëm i këtyre të drejtave.

Continue Reading

Lajme

Adnan Azizi: Nga 100% maqedonisht në 100% shqip, avancojmë përdorimin e gjuhës shqipe

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar lidhur me zhvillimet në përdorimin e gjuhës shqipe në provimet dhe licencat profesionale. Ai ka krahasuar periudhën e qeverisjes së BDI-së me atë të VLEN-it, duke pretenduar se provimet dhe licencat që më parë zhvilloheshin vetëm në maqedonisht, tashmë realizohen tërësisht në shqip.

“Kështu dukeshin provimet dhe licencat profesionale në kohën e BDI-së dhe kështu duken në kohën e VLEN-it. Nga 100% maqedonisht në 100% shqip.

Shumë është lehtë kur shqiptarinë e ke mënyrë jetese, e jo këmishë propagandistike për fushata e debate.

Avancojmë përdorimin e gjuhës shqipe aty ku kishte barriera 30-vjeçare. Kjo është e vërteta e cila nuk mbulohet me mashtrime!”, ka shkruar Adnan Azizi.

Continue Reading

Lajme

A pati keqpërdorime me naftën në NTP? Gjorgjievski: Institucionet duhet ta vërtetojnë

Konsum më i ulët i karburantit, më shumë autobusë në qarkullim dhe ulje e ndjeshme e borxheve të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik (NTP) Shkup. Këto janë disa nga rezultatet që prezantoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, gjatë paraqitjes në emisionin „Klik Plus“ në TV21, duke folur për punën e ndërmarrjes publike të transportit.

Gjorgjievski theksoi se, krahasuar me vitin e kaluar, NTP-ja disponon të paktën 50 autobusë më shumë në qarkullim, ndërsa njëkohësisht është realizuar kursim prej rreth gjysmë milioni euro për karburant.

Ai nënvizoi se këto të dhëna nuk janë të rastësishme, por bazohen në gjendjen faktike në ndërmarrje dhe në informacionet e marra nga udhëheqësia dhe ekipi menaxhues i NTP-së.

Kryetari i Shkupit foli edhe për gjendjen financiare të ndërmarrjes, duke theksuar se borxhi, i cili më parë arrinte në rreth katër miliardë denarë, tani është zvogëluar në afërsisht 750 milionë denarë.

Gjatë bisedës u hap edhe çështja e keqpërdorimeve të mundshme dhe menaxhimit joekonomik të karburantit në NQP, veçanërisht pas problemeve të mëparshme me furnizimin me naftë, kur ndërmarrja kishte nevojë për ndihmën e Qytetit dhe Qeverisë.

I pyetur nëse ekzistojnë dyshime për keqpërdorime apo menaxhim të papërshtatshëm të konsumit të karburantit, Gjorgjievski u përgjigj se mund të bëhet fjalë për një kombinim të të dyjave, por theksoi se ai nuk është organ hetimor dhe se parregullsitë eventuale duhet t’i konstatojnë institucionet kompetente.

„Unë nuk jam organ hetimor, por jam në dispozicion të institucioneve që ato ta vërtetojnë këtë. Ato tashmë janë të përfshira dhe mendoj se do të fillojnë të merren edhe me këtë çështje“, deklaroi Gjorgjievski.

Ai theksoi gjithashtu se Qyteti i Shkupit ka arritur ta zvogëlojë ndjeshëm borxhin e akumuluar, i cili më parë arrinte në afro 300 milionë euro, duke përfshirë detyrimet nga kreditë, procedurat gjyqësore dhe borxhet e ndërmarrjeve publike.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme1 hour ago

“ Çmimet e banesave në Shkup janë të palogjikshme, metri katror ka kaluar 2 mijë euro”

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, vlerëson se çmimet e banesave në kryeqytetin e Maqedonisë janë tepër të larta dhe se...

Lajme1 hour ago

Rama: Mickoski nuk më ka dhënë ndjesinë se ka rezerva ndaj gjuhës shqipe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se në komunikimin me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk ka...

Lajme1 hour ago

Adnan Azizi: Nga 100% maqedonisht në 100% shqip, avancojmë përdorimin e gjuhës shqipe

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar lidhur me zhvillimet në përdorimin e gjuhës shqipe në provimet dhe licencat profesionale....

Lajme3 hours ago

A pati keqpërdorime me naftën në NTP? Gjorgjievski: Institucionet duhet ta vërtetojnë

Konsum më i ulët i karburantit, më shumë autobusë në qarkullim dhe ulje e ndjeshme e borxheve të Ndërmarrjes së...

Lajme9 hours ago

Meidani: “Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh”, prekë me fjalimin e fundit: Shqiperinë e gjeta mes jush

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka mbajtur fjalimin e tij të fundit në Shkup në këtë...

Lajme9 hours ago

Kodra e Diellit gati për sezonin turistik

Autoritetet e Kodrës së Diellit në Tetovë po bëjnë përgatitjet e fundit para fillimit të sezonit turistik. Së fundmi, nga...

Lajme9 hours ago

“Nëse keni paguar doganë 7000€, për të njëjtën veturë do të paguani rreth 2700€”, në Kuvend dorëzohet propozimi për heqjen e një pjese të taksave

Propozim për ndryshimin e Ligjit për tatimin e automjeteve motorike është dorëzuar në Kuvend nga deputeti i pavarur Mile Cekov, me...

Lajme9 hours ago

Paralajmërohet shtrenjtimi i rrymës dhe ngrohjes

Çmimi i furnizimit me energji elektrike mund të rritet. SHA EMV ka ofruar të njëjtin çmim prej 65 eurosh për...

Lajme9 hours ago

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

Në seancën e sotme në Kuvend për pyetje të deputetëve, Ziadin Sela është përplasur me Afrim Gashin. Sela tha se...

Lajme9 hours ago

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka paralajmëruar kontrolle të intensifikuara ndaj shoqërive financiare që ofrojnë kredi të shpejta,...

Trending