Lajme
“Ballistët” e Tetovës kremtojnë 34-vjetorin e themelimit!
Tifogrupi i Shkëndijës, “Ballistët”, shënon 34 vite nga themelimi, një rrugëtim që nisi në fund të nëntorit të vitit 1992, në Tetovë, i frymëzuar edhe nga atmosfera e festës së Flamurit.
Gjatë këtyre tri dekadave e gjysmë, “Ballistët” janë shndërruar në një simbol të identitetit, krenarisë dhe përkushtimit ndaj Shkëndijës, duke qenë zëri dhe mbështetja e pandashme e kuqezinjve në çdo sfidë.
Me rastin e përvjetorit, grupi dhe klubi kanë përcjellë urimet për 34-vjetorin e themelimit.
Lajme
Toshkovski: Nga java e ardhshme, shoferët do të mund t’i paguajnë gjobat online
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se pas shtetasve të huaj, edhe qytetarët e Maqedonisë do të mund të kontrollojnë online nëse kanë kryer kundërvajtje.
Ai paralajmëroi se aplikacioni do të fillojë të funksionojë nga java e ardhshme.
“Është i njëjti aplikacion që tashmë është funksional për të huajt. Nga java e ardhshme, do të njoftojmë saktësisht se në cilën ditë, do ta lëshojmë aplikacionin që do t’u mundësojë qytetarëve maqedonas që shumë më lehtë të shohin nëse kanë kryer kundërvajtje, ku e kanë kryer atë, t’i shohin dëshmitë dhe, nëse kanë ndonjë gjobë, ta shlyejnë atë në mënyrën përkatëse. Të lehtësojmë të gjithë mënyrën e komunikimit, sepse jemi në shekullin XXI, ka aplikacione për gjithçka. Mendoj se është mirë që do të ketë edhe për këtë”, tha ministri Toshkovski.
Shoferët do të kenë detyrim ta instalojnë aplikacionin në telefonat celularë dhe të regjistrohen.
“Secili, fjalë për fjalë secili mund të bëjë kundërvajtje. Edhe unë mund të bëj kundërvajtje në komunikacion”, tha ministri Toshkovski dhe i ftoi shoferët ta përdorin aplikacionin në jetën e përditshme.
Lajme
Perla e Tetovës drejt UNESCO-s, Xhamia e Larme nis rrugëtimin për trashëgimi botërore!
Xhamia e Larme në Tetovë nis rrugën drejt UNESCO-s. Hapi i parë është përfshirja në Listën Tentative, si fazë fillestare për përgatitjen e dosjes së nominimit për trashëgimi botërore.
Xhamia e Larme në Tetovë do të propozohet për përfshirje në Listën Tentative të UNESCO-s, proces që shënon hapin e parë drejt kandidimit të saj për trashëgimi botërore.
Iniciativa është ndërmarrë nga Qendra Kombëtare e Konservimit dhe Bashkësia Fetare Islame – Myftinia e Tetovës, ndërsa ka marrë edhe mendim pozitiv nga Këshilli Nacional për Trashëgimi Kulturore.
Për koordinimin e aktiviteteve fillestare, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka formuar një grup pune që do të përgatisë dokumentacionin dhe do të zhvillojë aktivitetet e nevojshme për procesin e nominimit. Grupin e koordinon historiani i artit dhe konservatori i lartë Zoran Pavlov, ndërsa pjesë e tij janë edhe ekspertë të arkitekturës, konservimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
Xhamia e Larme konsiderohet një nga monumentet më përfaqësuese të arkitekturës islame të shekullit XIX në Maqedoni. Ajo shquhet për pikturën unike murale, ornamentet gjeometrike e florale, peizazhet dhe ngjyrat e veçanta, ku ndërthuren ndikimet baroke dhe rokoko të Evropës me traditën arkitekturore osmane.
Kompleksi përfshin edhe një tyrbe të tipit të hapur, pranë xhamisë, e cila daton më së voni nga gjysma e parë e shekullit XVI dhe dëshmon për historinë e gjatë të këtij monumenti.
Përfshirja në Listën Tentative të UNESCO-s nuk nënkupton shpalljen e menjëhershme si trashëgimi botërore, por përbën fazën fillestare të procesit, i cili kërkon përgatitjen dhe dorëzimin e një dosjeje të plotë nominimi.
Lajme
Tetova feston 28 Nëntorin me marshin “Flamuri na Bashkon”
Me rastin e 28 Nëntorit, Komuna e Tetovës organizon marshin festiv “Flamuri na Bashkon”, më 28 nëntor, në ora 12:00.
Marshi do të nisë nga rrethrrotullimi i UEJL-së dhe do të përfundojë në sheshin “Iliria”, me pjesëmarrjen e rreth 1.500 nxënësve, ndërsa 500 prej tyre do të realizojnë koreografinë dhe programin artistik në shesh.
-
Lajme1 year agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle3 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme3 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme12 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 month agoÇmimi i naftës shënon rënie
