Connect with us

Lajme

Toshkovski: Nga java e ardhshme, shoferët do të mund t’i paguajnë gjobat online

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se pas shtetasve të huaj, edhe qytetarët e Maqedonisë do të mund të kontrollojnë online nëse kanë kryer kundërvajtje.

Ai paralajmëroi se aplikacioni do të fillojë të funksionojë nga java e ardhshme.

“Është i njëjti aplikacion që tashmë është funksional për të huajt. Nga java e ardhshme, do të njoftojmë saktësisht se në cilën ditë, do ta lëshojmë aplikacionin që do t’u mundësojë qytetarëve maqedonas që shumë më lehtë të shohin nëse kanë kryer kundërvajtje, ku e kanë kryer atë, t’i shohin dëshmitë dhe, nëse kanë ndonjë gjobë, ta shlyejnë atë në mënyrën përkatëse. Të lehtësojmë të gjithë mënyrën e komunikimit, sepse jemi në shekullin XXI, ka aplikacione për gjithçka. Mendoj se është mirë që do të ketë edhe për këtë”, tha ministri Toshkovski.

Shoferët do të kenë detyrim ta instalojnë aplikacionin në telefonat celularë dhe të regjistrohen.

“Secili, fjalë për fjalë secili mund të bëjë kundërvajtje. Edhe unë mund të bëj kundërvajtje në komunikacion”, tha ministri Toshkovski dhe i ftoi shoferët ta përdorin aplikacionin në jetën e përditshme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Perla e Tetovës drejt UNESCO-s, Xhamia e Larme nis rrugëtimin për trashëgimi botërore!

Xhamia e Larme në Tetovë nis rrugën drejt UNESCO-s. Hapi i parë është përfshirja në Listën Tentative, si fazë fillestare për përgatitjen e dosjes së nominimit për trashëgimi botërore.

Xhamia e Larme në Tetovë do të propozohet për përfshirje në Listën Tentative të UNESCO-s, proces që shënon hapin e parë drejt kandidimit të saj për trashëgimi botërore.

Iniciativa është ndërmarrë nga Qendra Kombëtare e Konservimit dhe Bashkësia Fetare Islame – Myftinia e Tetovës, ndërsa ka marrë edhe mendim pozitiv nga Këshilli Nacional për Trashëgimi Kulturore.

Për koordinimin e aktiviteteve fillestare, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka formuar një grup pune që do të përgatisë dokumentacionin dhe do të zhvillojë aktivitetet e nevojshme për procesin e nominimit. Grupin e koordinon historiani i artit dhe konservatori i lartë Zoran Pavlov, ndërsa pjesë e tij janë edhe ekspertë të arkitekturës, konservimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Xhamia e Larme konsiderohet një nga monumentet më përfaqësuese të arkitekturës islame të shekullit XIX në Maqedoni. Ajo shquhet për pikturën unike murale, ornamentet gjeometrike e florale, peizazhet dhe ngjyrat e veçanta, ku ndërthuren ndikimet baroke dhe rokoko të Evropës me traditën arkitekturore osmane.

Kompleksi përfshin edhe një tyrbe të tipit të hapur, pranë xhamisë, e cila daton më së voni nga gjysma e parë e shekullit XVI dhe dëshmon për historinë e gjatë të këtij monumenti.

Përfshirja në Listën Tentative të UNESCO-s nuk nënkupton shpalljen e menjëhershme si trashëgimi botërore, por përbën fazën fillestare të procesit, i cili kërkon përgatitjen dhe dorëzimin e një dosjeje të plotë nominimi.

Continue Reading

Lajme

Tetova feston 28 Nëntorin me marshin “Flamuri na Bashkon”

Me rastin e 28 Nëntorit, Komuna e Tetovës organizon marshin festiv “Flamuri na Bashkon”, më 28 nëntor, në ora 12:00.

Marshi do të nisë nga rrethrrotullimi i UEJL-së dhe do të përfundojë në sheshin “Iliria”, me pjesëmarrjen e rreth 1.500 nxënësve, ndërsa 500 prej tyre do të realizojnë koreografinë dhe programin artistik në shesh.

Continue Reading

Lajme

Bekim Fazliu pyet Mickoskin: Ku shkruan se maqedonishtja duhet të jetë gjuhë e mësimdhënies në arsimin e lartë?

“A mund të na citoni nenin, paragrafin dhe dispozitën konkrete të Kushtetutës?”

Bekim Fazliu, përfaqësues i Lëvizjes Arbëria, ka reaguar ndaj pretendimeve për gjuhën e mësimdhënies në arsimin e lartë, duke i drejtuar një pyetje kryeministrit Hristijan Mickoski: ku përcaktohet në Kushtetutë se mësimi në universitetet duhet të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase?

Në reagimin e tij, Fazliu kërkon që Mickoski të citojë nenin, paragrafin dhe dispozitën konkrete kushtetuese që e përcakton këtë.

“Hiqni dorë nga mendësia e vjetër dhe mos e gënjeni veten se jeni pronarë të shtetit! Sa më shpejt ta kuptoni se barazia është e vetmja zgjidhje, aq më mirë për ju dhe për këtë sajesë të quajtur shtet!”, shkruan Fazliu.

Ai thekson se Kushtetuta nuk përcakton shprehimisht se mësimdhënia në arsimin e lartë duhet të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa kritikon edhe formulimin kushtetues për gjuhën e përdorur nga mbi 20 për qind e qytetarëve, duke e cilësuar atë si përçmues dhe stigmatizues.

Në fund të reagimit, Fazliu e vë në pikëpyetje edhe vetë formulimin kushtetues, duke e cilësuar Kushtetutën si të mbushur me labirinte dhe paqartësi.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme7 hours ago

Toshkovski: Nga java e ardhshme, shoferët do të mund t’i paguajnë gjobat online

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se pas shtetasve të huaj, edhe qytetarët e Maqedonisë do të mund...

Lajme7 hours ago

Perla e Tetovës drejt UNESCO-s, Xhamia e Larme nis rrugëtimin për trashëgimi botërore!

Xhamia e Larme në Tetovë nis rrugën drejt UNESCO-s. Hapi i parë është përfshirja në Listën Tentative, si fazë fillestare...

Lajme7 hours ago

Tetova feston 28 Nëntorin me marshin “Flamuri na Bashkon”

Me rastin e 28 Nëntorit, Komuna e Tetovës organizon marshin festiv “Flamuri na Bashkon”, më 28 nëntor, në ora 12:00....

Lajme7 hours ago

Bekim Fazliu pyet Mickoskin: Ku shkruan se maqedonishtja duhet të jetë gjuhë e mësimdhënies në arsimin e lartë?

“A mund të na citoni nenin, paragrafin dhe dispozitën konkrete të Kushtetutës?” Bekim Fazliu, përfaqësues i Lëvizjes Arbëria, ka reaguar...

Lajme7 hours ago

“Ballistët” e Tetovës kremtojnë 34-vjetorin e themelimit!

Tifogrupi i Shkëndijës, “Ballistët”, shënon 34 vite nga themelimi, një rrugëtim që nisi në fund të nëntorit të vitit 1992,...

Lajme7 hours ago

Grabitje spektakolare në Kumanovë, katër persona të maskuar plaçkitin argjendarinë në mes të ditës

Katër persona të maskuar dhe në mes të ditës janë futur në një argjendari në Kumanovë dhe kanë grabitur një...

Lifestyle7 hours ago

“UÇK – Liria jonë”, Azem Lukaj vjen fuqishëm me projektin e ri kushtuar sakrificës për liri

Këngëtari Azem Lukaj vjen me një projekt të ri muzikor me titull “UÇK – Liria jonë”, një realizim që përmes...

Lajme1 day ago

“ Çmimet e banesave në Shkup janë të palogjikshme, metri katror ka kaluar 2 mijë euro”

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, vlerëson se çmimet e banesave në kryeqytetin e Maqedonisë janë tepër të larta dhe se...

Lajme1 day ago

Rama: Mickoski nuk më ka dhënë ndjesinë se ka rezerva ndaj gjuhës shqipe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se në komunikimin me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk ka...

Lajme1 day ago

Adnan Azizi: Nga 100% maqedonisht në 100% shqip, avancojmë përdorimin e gjuhës shqipe

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar lidhur me zhvillimet në përdorimin e gjuhës shqipe në provimet dhe licencat profesionale....

Trending