Lajme
VLEN: Në Qeverinë e ardhshme ne jemi garanca për ndryshimet kushtetuese
Nga koalicioni opozitës shqiptare VLEN sot për mediat kanë deklaruar se ata janë garancë për Ndryshimet Kushtetuese në vend pas Qeverisjes së re.
Ja fjalimi i plotë i Afrim Gashit nga ky koalicion.
“Të nderuar qytetarë, të dashur mbështetës të Koalicionit Shqiptar VLEN, jam sot këtu për t’ju qetësuar se gjithçka po shkon sipas planit të shtabeve tona dhe se fitoren tashmë po e shohim në horizont.
Ne e dimë saktë se çfarë jemi duke bërë dhe çfarë duhet të bëjmë deri më 8 maj. Kështu, siç dëshmuam më 24 prill, se shqiptarët janë PËR koalicionin VLEN, kjo më 8 maj do të shndërrohet në një referendum që koalicionit VLEN do t’ia japë një fitore plebishitare shqiptare.
Duke qenë garuesit e vetëm në kampin politik shqiptar dhe, natyrisht, fitues të këtij blloku, ne jemi edhe përfaqësuesit e vetëm dhe legjitimë të shqiptarëve në këto zgjedhje. Rrjedhimisht, kjo na obligon që t’i përfaqësojmë shqiptarët edhe në qeverinë e ardhshme, ku – pos tjerash – do të drejtojmë institucione të rëndësishme të Punëve të Brendshme, që janë përgjegjëse për sanksionimin e krimit dhe korrupsionit, për ta luftuar kështu fuqishëm dhe drejtpërdrejt krimin dhe korrupsionin shumështresor dhe shumëvjeçar.
Kur jemi këtu, më duhet t’ju bëj thirrje të jeni të qetë se është vetëm propagandë ajo se dikush do t’i bllokojë ndryshimet kushtetuese dhe rrugën eurointegruese. Koalicioni Shqiptar VLEN është garancë në qeverinë e ardhshme se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin dhe për këtë do të kemi kornizë të veçantë për masat dhe afatet e zbatimit të këtij detyrimi. Gjithsesi, insistimi ynë është që ato të ndodhim sa më shpejt dhe që bisedimet për aderim në BE të fillojnë një ditë e më parë.
Përveç kësaj, ne jemi konsistentë në qëndrimin tonë se duhet të hapet debat i gjerë që, gjatë ndryshimeve të ardhshme kushtetuese, të vendoset dispozita sipas së cilës presidenti i shtetit do të zgjidhet në kuvendin republikan, gjithsesi duke synuar konsensus sa më të gjerë politik, por edhe kohezion më të lartë etnik përmes shumicës së dyfishtë.
Thirrja ime e fundit është që të punoni me shumë zell, përkushtim e kujdes, që fitoren e 8 majit ta bëjmë sa më madhështore. Të bindur se ia VLEN” – thuhet në pressin për media nga VLEN. /tvklan.mk/
Lajme
Grabitje e armatosur në Shkup, dy persona kërcënojnë me armë një çift bashkëshortësh
Grabitje e armatosur në Shkup, dy persona kërcënojnë me armë një çift bashkëshortësh.
Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kuçevishtë të Shkupit, ku dy persona kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë grabitur një shumë parash.
Sipas njoftimit të policisë, më 25 tetor 2026, në orën 23:20, një 35-vjeçar nga fshati Kuçevishtë ka denoncuar rastin në SPB Shkup.
Ai ka deklaruar se rreth orës 23:00, dy persona të gjinisë mashkullore kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë kërcënuar me armë zjarri atë dhe bashkëshorten e tij.
Më pas, autorët kanë marrë paratë e qarkullimit ditor të një kompanie të postës së shpejtë, ku ishte e punësuar bashkëshortja e denoncuesit.
Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.
Lajme
Haraçina nis ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve!
Në Haraçinë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve, një projekt që synon t’i japë qendrës së komunës një pamje të re, moderne dhe dinjitoze.
Sheshi do të krijojë një hapësirë të re për qytetarët, duke shërbyer njëkohësisht si vend përkujtimi dhe nderimi për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë.
Projekti ishte paralajmëruar dhe diskutuar me qytetarët, ndërsa sot nis zbatimi i tij konkret.
Sheshi i Dëshmorëve po bëhet realitet!
Premtimet marrin kuptim kur shndërrohen në projekte konkrete që i shërbejnë komunitetit dhe ruajnë kujtesën historike.
Lajme
VLEN: Nacionalizmi serbomadh i Gjurgjeviqit dhe Stoilkoviqit nuk ka vend në Maqedoninë e Veriut
VLEN nëpërmjet një komumikate i kanë reaguar ministres për Punë Sociale të Serbisë, Milica Gjurgjeviq Stamenovski për deklaratat e saj për betejën e Kumanovës të cilën ajo e paraqiti si përmbushje e “betimit të Kosovës”.
“Deklaratat e ministres serbe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski në Zebërnjak, ku beteja e Kumanovës paraqitet si përmbushje e “betimit të Kosovës”, janë provokim i rëndë politik dhe përpjekje për promovimin e miteve dhe narrativave nacionaliste serbe në vendin tonë. Politika zyrtare e Beogradit duhet njëherë e mirë të heqë dorë nga mendësia hegjemoniste. Kjo është e njëjta mendësi që ka shkaktuar katër luftëra dhe qindra mijëra viktima në Ballkan dhe destabilitet të vazhdueshëm në rajon. Edhe më skandaloze është pjesëmarrja e ministrit Ivan Stoilkoviq, i cili në vend që të mbrojë interesat dhe dinjitetin e shtetit ku ushtron detyrën, bëhet pjesë e manifestimeve që shërbejnë për afirmimin e agjendave nacionaliste të një shteti tjetër. Maqedonia e Veriut nuk do të jetë kurrë platformë për pretendime historike e politike të Serbisë! VLEN kundërshton fuqishëm çdo përpjekje për ta shndërruar historinë në instrument të nacionalizmit. Nuk do të heshtim përballë provokimeve të tilla dhe nuk do të lejojmë që shteti ynë të shndërrohet në skenë për projekte nacionaliste që i përkasin të kaluarës”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.(INA)
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 weeks agoÇmimi i naftës shënon rënie
