Lajme
Policia ndalon katër të mitur në Shkup, janë kapur duke vjedhur
Policia ka ndaluar katër të mitur dje në Shkup.
Ato dyshohen se dje rreth orës 22:00 në rrethinën e qendrës së Shkupit me anë të kërcënimeve me mjet të mprehtë iu kanë para dy të miturve të tjerë.
Me të miturit është kryer bisedë zyrtare, ndërsa parat e gjetura do ju kthehen pronarëve.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngritet kallëzim përkatës.
Lajme
SPB Tetovë: Dyshohet se ujë i ndotur është futur në rrjetin e ujësjellësit të Gostivarit
Policia dhe Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit kanë nisur hetime lidhur me dyshimet për ndotjen e ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Gostivarit.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, dje (16 korrik), rreth orës 18:20, inspektorët e Zyrës së Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar, duke vepruar sipas udhëzimeve të një prokurori publik, kanë ndërmarrë masa urgjente në terren në fshatin Vërtok për të verifikuar dyshimet.
Policia njofton se ekzistojnë baza dyshimi se Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi”, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, ka vendosur tre pompa në shtratin e ujërave të ndotura, përmes të cilave uji është futur drejtpërdrejt në gypin kryesor të furnizimit të qytetit. Sipas dyshimeve, ky veprim është ndërmarrë për të rritur presionin në rrjet, si pasojë e mungesës së ujit të pijshëm, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.
SPB Tetovë bën të ditur se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Ndotja e ujit të pijshëm”, të paraparë dhe të dënueshme sipas nenit 219 të Kodit Penal.
Në hetimin e rastit, krahas policisë dhe prokurorisë, janë përfshirë edhe Instituti i Shëndetit Publik, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, si dhe një ekspert i licencuar, i cili do të kryejë vlerësimin profesional të sistemit të dyshuar se është vendosur në kundërshtim me ligjin.
Lajme
Dogana jep detaje rreth kapjes së shtetasit të Kosovës, që iku nga pika kufitare “Bllacë”
Drejtoria e Doganave ka dhënë informacione shtesë në lidhje me shtetasin e Kosovës, i cili u arrestua në pikën kufitare “Bllacë”, pasi gjatë kontrollit doganor tentoi të kalonte me forcë kufirin me një automjet ku transportonte drogë. Sipas Drejtorisë së Doganave, gjatë arratisjes ai hodhi një qese me 1 kilogram marihuanë, e cila më pas u gjet nga autoritetet. I dyshuari u kap pas një ndjekjeje nga policia kufitare dhe doganierët, ndërsa ndaj tij është ngritur kallëzim penal për trafikim të narkotikëve dhe pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës.
“Më 15 korrik, në orët e mbrëmjes, zyrtarët doganorë në pikën kufitare Bllacë ndaluan R.E. për kontroll. Kontrolli u krye nga dy doganierë, të cilët i kërkuan të hapte bagazhin e automjetit. Në momentin kur i dyshuari vuri re se njëri prej doganierëve kishte dalluar një qese poshtë ulëses së bashkudhëtarit dhe po tentonte ta kontrollonte, ai hyri me forcë në automjet dhe kaloi në mënyrë të paligjshme vijën kufitare, duke tërhequr me vete doganierin që përpiqej ta ndalonte. Menjëherë u njoftua policia kufitare, e cila së bashku me doganierin, pas një ndjekjeje që zgjati rreth dhjetë minuta, i preu rrugën dhe e arrestoi të dyshuarin. Më pas ai iu dorëzua Njësisë së Hetimeve pranë Sektorit për Kontroll dhe Hetime të Drejtorisë Doganore, e cila pas veprimeve hetimore dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit. Gjatë arratisjes, i dyshuari hodhi qesen me drogë, e cila u gjet pranë vendit të arrestimit. Me urdhër të prokurorit publik, lënda u ekspertizua dhe u konstatua se bëhej fjalë për 1 kilogram marihuanë. Tek i dyshuari u gjet gjithashtu edhe një armë e ftohtë. Zyrtari doganor, i cili u tërhoq me forcë gjatë përpjekjes për ta ndaluar të dyshuarin, pësoi lëndime të lehta trupore. Dy doganierët që morën pjesë në ndërhyrjen në pikën kufitare Bllacë u vlerësuan si shembull i guximit të përditshëm që punonjësit e doganës tregojnë në mbrojtje të shtetit”, thonë nga Drejtoria e Doganave.



Lajme
Osmani: Opozita shqiptare ndaloi miratimin e një ligji antishqiptar
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas shtyrjes së Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Kuvend, duke përgëzuar deputetët e partive shqiptare në opozitë për qëndrimin e tyre.
“Një gjë është e qartë: kush e ka Badenterin, e ka legjitimitetin.
I përgëzoj deputetët e partive politike shqiptare në opozitë:
Që dëshmuan se kush e ka legjitimitetin.
Që po e pengojnë miratimin e një prej ligjeve më antishqiptare që ka propozuar ndonjë Qeveri në 25 vitet e fundit, të ashtuquajturit Ligj për përfaqësim të drejtë”, ka shkruar Osmani.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
