Connect with us

Lajme

“Loja ende s’ka filluar” – Deklarata e Ahmetit ndez skenën politike!

Teksa bëri publike marrëveshjen e nënshkruar nga drejtuesit e partive shqiptare se nuk do të bëhen pjesë e Qeverisë me parti që kontestojnë ndryshimet kushtetuese, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, përfaqësuesit e Frontit Evropian i quajti bartës të legjitimitetit dhe të legalitetit, por paralajmëroi se “loja ende nuk ka filluar”

“Dalshim faqebardhë në të gjitha përballjet që i kemi përpara. Loja s`ka filluar akoma”, tha Ahmri.

“Loja ende s`ka filluar” do të bëhet virale nëpër rrjetet sociale. Aty ku kohëve të fundit zhvillohet “beteja” kryesore ndërpolitike.

“Loja sapo ka filluar! Si e ka thënë ai që e lan këta…Nuk mundesh, ose edhe mundesh, por pastaj nuk mundesh” – ka shkruar në Facebook Ministri Kreshnik Bekteshi.

Artan Grubi nuk ka shkruar asgjë, por e ka postuar në formë Reels-i në Facebook, pikërisht këtë thënie të liderit të integristëve.

Por, padyshim se kjo deklaratë e Ali Ahmetit, nuk mbeti pa u vërejtur nga përfaqësues të koalicionit VLEN.

“Ndërkohë që ka ca që ky vend ju duket lojë… Ne Kemi Filluar Punën!” – shkruan në Facebook, Arben Taravari, duke shpërndarë edhe fotografi nga takimi I djeshëm VLEN – VMRO.

Nga koalicioni VLEN, këtë deklaratë të Ahmetit e kanë vlerësuar si përpjekje të re të integristëve për të ndikura në proceset që tashmë kanë filluar.

Paraprakisht eksponentë të lartë të këtij koalicioni e kanë komentuar në mënyra të ndryshme. Arben Taravari ka theksuar se ekziston një marrëveshje xhentëlmenësh, kurse të tjerë janë shprehur se një dokument i tillë nuk ekziston./tvklan.mk/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kush është Feridja nga Shkupi? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila ka përfituar ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur sërish opinionin publik pasi avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli në emisionin “Pretres me Landov”.

Sipas tij, në këtë lëndë janë të akuzuar disa persona për organizim të lojërave të fatit pa licencë dhe pastrim parash, por ai pretendon se prokuroria duhet të vërtetojë se mjetet janë fituar në mënyrë të paligjshme.

Avokati thekson se Demirova ka arsimim të kufizuar dhe nuk do të mund të organizonte e vetme aktivitete të tilla.

Ai ngriti edhe akuza serioze për presion të pretenduar nga ana e prokurores Milica Gavrillova, e cila, sipas pohimeve, i kishte premtuar masë më të butë nëse pranon fajësinë. Procesverbali i dëgjimit, siç u cek, nuk ishte regjistruar me audio dhe nuk ishte nënshkruar nga të akuzuarit.
Gjatë hetimit, Demirovës i janë konfiskuar automjete të tipit “Mercedes” dhe “Porsche”, bizhuteri ari dhe tri banesa.

Sipas pretendimeve, ajo ka marrë pjesë në lojëra online të fatit, duke komunikuar me klientë nga Turqia, ndërsa një pjesë të të ardhurave i ka pranuar përmes një firme të regjistruar në Qipro.

Avokati vuri në dukje se Demirova nuk ishte e punësuar formalisht dhe në të njëjtën kohë shfrytëzonte ndihmë sociale, ndërsa një pjesë të mjeteve i kishte konvertuar në kriptovaluta. Gjatë procedurës, ajo u mbrojt në heshtje dhe nuk dha shpjegime për prejardhjen e parave.(INA)

Continue Reading

Lajme

Bilall Kasami shpërblen nxënësit e dalluar në CodingOlympiad 2026

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vlerësuar lart suksesin e nxënësve të dalluar që përfaqësuan qytetin në garën ndërkombëtare të programimit CodingOlympiad 2026, duke theksuar se investimi në arsim dhe teknologji mbetet prioritet i komunës.

Kasami theksoi se Komuna e Tetovës do të vazhdojë të inkurajojë dhe mbështesë nxënësit e talentuar në zhvillimin e tyre në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, duke i konsideruar këto fusha si thelbësore për të ardhmen e gjeneratave të reja.

Njoftimi i plotë:

Sot me certifikata dhe çmime kemi shpërblyer nxënësit e dalluar të cilët kanë marrë pjesë në një garë ndërkombëtare në fushën e programimit CodingOlympiad 2026 të cilët kanë treguar rezultate të shkëlqyeshme duke përfaqësuar Tetovën me dinjitet. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë nxënës nga 8 shkolla fillore, të cilët u shpërblyen me çmime Gold, Silver, Bronze, si dhe Honorable Mention dhe Participation Certificates. Ne si komunë inkurajojmë dhe me përkushtim mbështesim këta nxënës që të vazhdojnë të punojnë dhe të aftësohen në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Mbështetja e talenteve të reja dhe nxitja e eksplorimit të pavarur në arsim, teknologji dhe shkencë është një ndër themelet bazë të arsimimit të gjeneratave të reja që ne po përpiqemi ta zgjerojmë dhe ta përfshijmë edhe në shkollat komunale . Shprehim falënderim të veçantë për drejtuesit e STEMlab të cilët kanë bërë të mundur pjesëmarrjen e nxënësve në këtë garë ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajme

A PO KTHEHET “NIPI” TE “DAJA”?! Ahmeti dhe Limani përsëri bashkë në Tiranë

Rishfaqjet e njëpasnjëshme të ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, përkrah liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, po lexohen gjithnjë e më shumë si sinjale politike dhe jo thjesht si pjesëmarrje protokollare në aktivitete publike. Në një moment kur raportet brenda koalicionit “VLEN” janë të tensionuara dhe pozicioni i Limanit në Qeveri shihet si i lëkundur, çdo dalje e përbashkët me Ahmetin ushqen dilema për një ripozicionim të mundshëm politik. Në këtë kontekst, paraqitja e tyre në Tiranë, nën organizimin e kryeministrit Edi Rama, merr peshë përtej simbolikës së një samiti, duke ngritur pyetje nëse kemi të bëjmë me një afrimitet të ri politik apo me një strategji presioni brenda kampit qeverisës.

Brenda një periudhe të shkurtër, kjo është paraqitja e dytë e përbashkët e Limanit dhe Ahmetit në Tiranë, pasi ata u shfaqën së bashku edhe gjatë një iftari më 12 mars. Edhe atëherë, prania e tyre në të njëjtin ambient u interpretua si më shumë sesa një rastësi, duke nxitur spekulime për një afrim të mundshëm mes dy figurave, sidomos në rrethanat aktuale politike.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse gjatë qëndrimit të tyre të fundit në Tiranë ka pasur edhe një takim të drejtpërdrejtë mes tyre. Ajo që dihet është se të dy kanë qenë pjesë e të njëjtit manifestim, ku Limani ishte i përfshirë në një panel që trajtonte rolin e diasporës shqiptare në zhvillimin e komuniteteve lokale dhe promovimin e turizmit, ndërsa Ahmeti në një tjetër diskutim që prekte bashkëpunimin mes shtetit dhe diasporës. Në profilin e tij në rrjetet sociale, Ahmeti publikoi fotografi nga aktiviteti, në të cilat shihet edhe Limani pranë tij, duke e shoqëruar postimin me mesazhe për unitetin dhe bashkëpunimin e shqiptarëve.

“Ky samit shërben si një urë uniteti për shqiptarët kudo që janë, duke forcuar bashkëpunimin dhe përkushtimin për zhvillimin dhe perspektivën evropiane”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, mungesa e reagimeve zyrtare nga koalicioni VLEN për këtë paraqitje të re nuk ka kaluar pa u vërejtur. Heshtja vjen pas reagimeve të mëhershme, kur pas iftarit të marsit, figura nga ky koalicion sugjeruan publikisht se Limani po afrohej me Ahmetin. Vetë Limani atëherë kishte tentuar ta relativizonte situatën, duke theksuar se pjesëmarrja e tij ishte në cilësinë e ministrit dhe në respekt të traditës. Por paralelisht, ai kishte sinjalizuar për tensione të brendshme në “VLEN”, duke folur për një përpjekje për ta përjashtuar nga skena politike.

“Nuk është sekret se brenda VLEN po zhvillohet një betejë për të zëvendësuar protagonistët kryesorë me figura të tjera. Në këto rrethana, askush nuk mund të presë që unë të rri duarkryq”, kishte deklaruar Limani, duke lënë të hapur mundësinë e një reagimi politik. Këto zhvillime kanë shtuar paqartësitë rreth së ardhmes së tij në Qeveri. Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se gjatë muajve maj ose qershor pritet një rikonstruim i Qeverisë, proces që do të shoqërohet me konsultime mes partnerëve të koalicionit.

Ai ka theksuar se të gjitha çështjet do të diskutohen në kuadër të marrëveshjes mes partnerëve qeverisës – koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, “VLEN” dhe ZNAM – pa përjashtuar edhe pozicionet individuale të ministrave. Megjithatë, në një deklaratë të mëhershme, Mickoski kishte shprehur vlerësim për punën e Limanit, duke e cilësuar atë si një “vlerë të shtuar” në Qeveri, çka e bën edhe më të paqartë nëse zhvillimet e fundit do të reflektohen në vendime konkrete. Në këtë klimë pasigurie dhe tensioni politik, paraqitjet e përbashkëta të Limanit me Ahmetin nuk mbeten më vetëm fotografi nga aktivitete publike, por po interpretohen si pjesë e një loje më të gjerë politike, ku çdo lëvizje mund të jetë paralajmërim për zhvillime të reja në skenën politike shqiptare në vend. (koha.mk)

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme37 seconds ago

Kush është Feridja nga Shkupi? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila ka përfituar ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur sërish opinionin publik pasi...

Lajme21 hours ago

Bilall Kasami shpërblen nxënësit e dalluar në CodingOlympiad 2026

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vlerësuar lart suksesin e nxënësve të dalluar që përfaqësuan qytetin në garën...

Lajme21 hours ago

A PO KTHEHET “NIPI” TE “DAJA”?! Ahmeti dhe Limani përsëri bashkë në Tiranë

Rishfaqjet e njëpasnjëshme të ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, përkrah liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, po lexohen...

Lajme1 day ago

Mickoski: LSDM duhet t’i bëjë thirrje Kovaçevskit të kthehet dhe të përballet me drejtësinë

Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot në aktivitetin për promovimin e 100 automjeteve të reja për SHA Posta se situata mbetet...

Lajme1 day ago

Amir Idrizi zgjidhet kryetar i ri i Këshillit të Komunës së Sarajit

Në vazhdim të mbledhjes së 8-të të Këshillit Komunal të Komunës së Sarajit, pas shkarkimit të Iljaz Veselit, është zgjedhur...

Lajme1 day ago

Në këtë ditë u fundos Titanic-u: një tragjedi si mit dhe frymëzim!

Këtë të mërkurë, 15 prill, shënohet 114-vjetori i tragjedisë detare që tani ka fituar statusin e “legjendares”. Në orën 23:40...

Lajme1 day ago

Italia pezullon marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin

Italia nuk do ta rinovojë marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin, deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni. Ajo tha se qeveria ka vendosur të...

Lajme1 day ago

Posta e Maqedonisë bëhet me 100 automjete të reja, kanë kushtuar mbi 1,6 milionë €

Posta e Maqedonisë sot në parkingun përpara Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” pranoi 100 automjete të reja, të siguruara nga Ministria...

Lajme1 day ago

Shkarkohet kryetari i Këshillit të Komunës së Sarajit, Iljaz Veseli

Në mbledhjen e 8-të të Këshillit Komunal të Komunës së Sarajit është shkarkuar nga detyra kryetari i këshillit, Iljaz Veseli,...

Lajme1 day ago

BDI-Çair: Nga “masterplan” për Çarshinë, në tender-skema me asfalt

Dje pamë se si një “masterplan”, i promovuar me bujë para zgjedhjeve, u degradua në zëvendim të disa kalldrëmeve e...

Trending