Sport
Euro 2024, Sylvinho vendos për listën e Shqipërisë
Shqipëria synon që të lërë gjurmë në Premierën e Europianit, teksa është në një grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka publikuar pak më parë listën provizore të ftuarve, ku janë grumbulluar 27 lojtarë.
Siç dihet, për listën përfundimtare do të hiqet vetëm një lojtar, pasi në Gjermani do shkohet me rregullin e ri, pra me 26 futbollistë. Numri një i pankinës së Kombëtares ka thirrur lojtarët më në formë të mundshëm, duke patur parasysh synon që ata lanë mbrapa. Edhe pse përballë do jenë kundërshtarë tejet të fortë, grupi përfaqësues do të tentojë të bëjë maksimumin, me besimin se gjërat do të shkojnë mirë. Europiani fillon me 14 qershor dhe përfundon me 14 korrik.
Portierë: Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Simon Simoni, Thomas Strakosha
Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj
Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi
Lajme
“As në vitet e 80-ta s’ka pasur transmetime të tilla”, Mustafa Ademi kritikon ashpër Arena Sport M
Gazetari sportiv i RTVM-së, Mustafa Ademi, ka reaguar ashpër ndaj televizionit Arena Sport M mënyrës së transmetimit televiziv të ndeshjes së xhiros së parë të Ligës së Parë të futbollit ndërmjet Strugës dhe Shkëndijës së Haraçinës, transmeton Zyrtare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi e cilësoi transmetimin në Arena Sport M si “të tmerrshëm”, duke theksuar se ai nuk ishte në nivelin e një kampionati elitar.
Sipas tij, transmetimi u zhvillua pa timer në ekran, ndërsa pamjet nga kamerat ishin të një cilësie shumë të dobët, të cilat ai i krahasoi me një transmetim të thjeshtë në internet.
“Bile edhe transmetimet e viteve të 80-ta të shekullit të kaluar kanë qenë më të mira”, shkroi Ademi, duke shprehur pakënaqësinë e tij për standardin e transmetimit në ndeshjen që shënoi debutimin historik të Shkëndijës së Haraçinës në elitën e futbollit vendor.
Arena Sport M ishte në qendër të kritikave edhe gjatë transmetimit të finales së kupës së botës për cilësinë e dobët në transmetimin e ndeshjes finale. /Zyrtare.net/
Sport
Spektakël boksi në Gostivar, Benjamin Imeri kryeson mbrëmjen me duelin ndaj kolumbianit Mosquera
Qyteti i Gostivarit do të jetë sot (e enjte) amfiteatri i një spektakli të vërtetë boksi profesional, ku do të ngjiten në ring boksierë nga i gjithë Ballkani dhe bota. Në përballjen kryesore të mbrëmjes, vëmendja do të jetë te boksieri Benjamin Imeri, i cili do të matë forcat me rivalin nga Kolumbia, Edwin Mosquera.
Për të qenë në formën më të mirë të mundshme për këtë sfidë, Imeri ka zhvilluar një fazë përgatitore mjaft intensive dy-mujore, duke premtuar një përballje të fortë dhe me rivalitet të lartë.
Përveç duelit kryesor, organizatorët kanë parashikuar edhe një seri ndeshjesh të tjera mjaft interesante, ku do të përballen emra të njohur të boksit nga rajoni dhe më gjerë.
Një nga organizatorët e këtij eventi, ish-boksieri i njohur Nelson Hysa, shprehet i bindur se e nesërmja do t’u dhurojë adhuruesve të boksit një mbrëmje të jashtëzakonshme sportive.
“Benjamin Imeri është një boksier mjaft i mirë dhe me cilësi të larta. Presim që ndeshjen e nesërme ta përfundojë me një rezultat pozitiv për të,” tha Hysa gjatë prononcimit të tij.
Gostivari mirëpret kështu një event të përmasave ndërkombëtare, ku pritet prani e madhe e tifozëve për të mbështetur boksierët dhe për të shijuar emocionet e ringut.
Sponsor kryesor i kësaj mbrëmjeje të madhe të boksit është kompania Global Immobilien.
Sport
Nën drejtimin e trajnerit Naim Samiu, Muhammed Dauti fiton ndeshjen e parë në Kickboxing & MMA
Sportisti i ri nga Tetova, Muhammed Dauti, ka nisur me fitore rrugëtimin e tij në Kickboxing & MMA, duke triumfuar në ndeshjen e tij të parë kundër garuesit nga Kumanova, Lorik Alia. Në një përballje mjaft interesante dhe me ritëm të lartë, ai arriti të mposhtë garuesin nga Kumanova, Lorik Alia, duke dëshmuar talent, përgatitje fizike dhe disiplinë taktike.Që nga fillimi i ndeshjes, Dauti u paraqit me vetëbesim dhe vendosmëri, duke kontrolluar zhvillimet në ring dhe duke zbatuar me përpikëri udhëzimet e trajnerit të tij.
Falë teknikës së mirë, forcës fizike dhe përgatitjes intensive, ai arriti të sigurojë një fitore të merituar, duke lënë përshtypje shumë të mira te të pranishmit dhe dashamirët e sporteve luftarake.Ky triumf shënon një fillim shumë premtues për Muhammed Dautin, i cili synon të vazhdojë rrugëtimin e tij me suksese të reja në garat vendore dhe ndërkombëtare. Fitorja ndaj një kundërshtari të fortë si Lorik Alia është dëshmi e punës së vazhdueshme dhe përkushtimit që ai ka treguar gjatë stërvitjeve.Pas përfundimit të ndeshjes, Muhammed Dauti ia dedikoi këtë fitore trajnerit të tij dhe klubit ku stërvitet, duke shprehur mirënjohje të veçantë për trajnerin Naim Samiu, drejtues i klubit Wolf Kickboxing & MMA.\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Kjo fitore nuk është vetëm e imja. Dua ta falënderoj nga zemra trajnerin tim, Naim Samiu, për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Çdo stërvitje, çdo këshillë dhe çdo motivim i tij kanë qenë vendimtare për të arritur këtë rezultat. Gjithashtu falënderoj klubin Wolf Kickboxing & MMA, familjen dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur. Kjo fitore më motivon të punoj edhe më shumë për sfidat që më presin,\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\” deklaroi Dauti.Nga ana tjetër, trajneri Naim Samiu u shpreh krenar për paraqitjen e sportistit të tij, duke theksuar se kjo fitore është rezultat i punës së vazhdueshme, disiplinës dhe përkushtimit që Muhammedi ka treguar gjatë përgatitjeve.
Klubi Wolf Kickboxing & MMA vazhdon të nxjerrë sportistë të talentuar dhe të promovojë vlerat e sportit, disiplinës dhe punës së palodhur, ndërsa fitorja e Muhammed Dautit përbën një tjetër sukses që i shtohet rezultateve pozitive të klubit.Ky është vetëm hapi i parë në rrugëtimin sportiv të Muhammed Dautit, i cili me përkushtimin dhe punën që po tregon pritet të jetë një emër me perspektivë në arenën e Kickboxing & MMA. Urime për fitoren dhe suksese të reja në garat e ardhshme.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
