Sport
Kombëtarja shqiptare vendoset në bazën e saj të “EURO 2024”
Mbërritja e kuqezinjve në Gjermani ka qenë speciale. Atyre iu rezervua një pritje e ngrohtë nga autoritetet lokale të Kamenit.
Autoritetet lokale të Kamenit organizuan një pritje speciale për kuqezinjtë, sapo ata mbërritën në në ‘SportCentrum Kaiserau’.
Të pranishëm ishin shumë fëmijë dhe familjarë të komunitetit shqiptar, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë.
Presidenti i FSHF-së Armand Duka, i falënderoi për pritjen dhe i ftoi që të gjithë së bashku ta shijojmë Kampionatin Europian.
“Dua t’ju falënderoj të gjithëve. Të gjithë fëmijët dhe të tjerët për pritjen fantastike dhe të ngrohtë që kanë organizuar për ne, që nga aeroporti i Dusseldorfit e deri këtu. Pavarësisht se ne fizikisht nuk kemi qenë këtu, e kemi ndjerë ngrohtësinë tuaj në çdo moment dhe detaj që ekipi jonë këtu të ndihet si në shtëpi. Të gjithë ne shqiptarët jemi vërtetë shumë të lumtur dhe krenarë që jemi pjesë e këtij kompeticioni, më i rëndësishmi sportiv për mua në botë. I ftoj futbollistët tanë dhe të gjithë shqiptarët që do të ndjekin ekipin Kombëtar që ta shijojnë vërtetë këtë Europian. Ne jemi skuadra e parë mike që vijmë në Gjermani për Kampionatin Europian. Kështu që duke qenë të parë unë uroj që të kemi këmbën e mbarë për të gjithë Kampionatin Europian dhe të kemi një Europian sa më të mirë e të bukur që ta shijojnë të gjithë që do jenë pjesë, në Gjermani, në stadiume dhe në televizionet e të gjithë botës. Ta shijojmë të gjithë bashkë dhe pse jo Shqipëria të fitojë”, tha Duka.
Vëmendja e kuqezinjve tashmë është e gjitha për kampionatin europian. Ekipi do të punojë për t’u përgatitur për ndeshjen e parë të këtij eventi, kundër italise më 15 qershor.
Përballjet e kuqezinjve, si edhe takimet e tjera të “Gjemrani 2024” do të transmetohen ën televizionin Klan./tvklan.mk/
Sport
Norvegjia dhe Anglia zbulojnë 11-shet titullare për duelin çerekfinal të Botërorit
Norvegjia dhe Anglia përballen sonte, të shtunën, duke nisur nga ora 23:00, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kampionatit Botëror 2026.
Para nisjes së këtij takimi, trajnerët Stale Solbakken dhe Thomas Tuchel kanë bërë publike formacionet zyrtare të skuadrave të tyre.
Te përfaqësuesja norvegjeze, lëvizja e vetme më e dukshme krahasuar me ndeshjen e fituar ndaj Brazilit është në krahun e majtë të sulmit, ku Andreas Schjelderup e nis nga fillimi në vend të Antonio Nusës.
Në repartin ofensiv të Norvegjisë, Erling Haaland mbetet figura kryesore, ndërsa në mbështetje të tij do të jenë edhe Martin Odegaard dhe Alexander Sorloth.
Nga ana tjetër, Anglia e ka vendosur Ezri Konsan në krahun e djathtë të mbrojtjes për shkak të mungesës së alternativave, ndërsa John Stones do ta nisë ndeshjen në qendër të mbrojtjes.
Po ashtu, nga minuta e parë për anglezët do të aktivizohen edhe Anthony Gordon dhe Noni Madueke, së bashku me emrat e zakonshëm si Jude Bellingham dhe Harry Kane.
Formacionet zyrtare:
https://x.com/eurofootcom/status/2076028357599252767
Norvegjia: Nyland; Ryerson, Ajer, Heggem, Ëolfe; Odegaard, Berge, Berg; Sorloth, Haaland, Schjelderup.
Anglia: Pickford; O’Reilly, Guehi, Stones, Konsa; Rice, Anderson; Gordon, Bellingham, Madueke; Kane.
Sport
Sonte Gjoni Palokaj ndeshet me çeçenin Machaev
Ka probleme për çeçenin, shkaku i peshës.
Mago Machaev nuk ka arritur ta bëjë peshën. Në momentin zyrtar të matjes, ai ishte 1.2 kg mbi limit. Ndërsa, Gjoni Palokaj e ka bërë peshën sipas rregullave.
Pas matjes, Machaevit iu dhanë edhe 2 orë kohë shtesë për t’i hequr 1.2 kg, por nuk ia doli. Ai arriti të humbte vetëm 100 gramë, kështu që mbeti 1.1 kg mbi peshën e lejuar.
Ndërkohë, organizata e pyeti Gjonin dhe trajnerin e tij, David Palokaj, nëse dëshironin që ndeshja të zhvillohej. Trajneri David Palokaj pranoi dhe tha: “Po.”
Për shkak se nuk e bëri peshën sipas rregullave, Oktagon ia hoqi Machaevit rripin e kampionit.
Kjo do të thotë se, edhe nëse Machaev fiton ndeshjen, ai nuk mund ta rikthejë rripin e kampionit. Ndërsa, nëse Gjoni fiton, ai do të shpallet kampion dhe do ta marrë rripin.
Sport
Botërori 2026: Norvegjia dhe Anglia përballen për një biletë në gjysmëfinale
Botërori 2026 hyn në fazën vendimtare, teksa sonte në mbrëmje në stadiumin “Hard Rock” në Miami do të zhvillohet një nga përballjet më të shumëpritura të çerekfinaleve. Norvegjia dhe Anglia do të luftojnë për një biletë në gjysmëfinale, në një sfidë ku vëmendja do të jetë e përqendruar te dy sulmuesit më në formë të momentit, Erling Haaland dhe Harry Kane.
Fituesi i këtij takimi do të përballet në gjysmëfinale me skuadrën që do të dalë triumfuese nga çifti Argjentinë–Zvicër.
Norvegjia vjen me moral të lartë pas suksesit historik ndaj Brazilit në fazën e 1/8-ave. Trajneri Ståle Solbakken pritet t’i besojë të njëjtit formacion që eliminoi pesë herë kampionët e botës.
Nyland do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Pedersen, Ajer, Heggem dhe Wolfe. Në mesfushë do të luajnë Berge, Berg dhe kapiteni Martin Ødegaard, i cili do të ketë detyrën të organizojë lojën. Në repartin ofensiv, Haaland do të udhëheqë sulmin, i mbështetur nga Sørloth dhe talenti Antonio Nusa.
Edhe Anglia synon të vazhdojë rrugëtimin drejt titullit botëror. Trajneri Thomas Tuchel pritet të bëjë vetëm dy ndryshime në formacion, njëri prej tyre i detyruar pas pezullimit të Quansah.
Jordan Pickford do të mbrojë portën, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Spence, Guehi, Konsa dhe O’Reilly. Në mesfushë do të luajnë Declan Rice dhe Elliot Anderson, me Jude Bellingham në rolin e organizatorit pas sulmuesit Harry Kane. Në krahët e sulmit pritet të aktivizohen Madueke dhe Gordon.
Përballja pritet të jetë një nga më të fortat e këtij Botërori, me dy skuadra që synojnë gjysmëfinalen dhe me një duel të veçantë mes Haaland dhe Kane, dy prej golashënuesve më të spikatur të futbollit botëror.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
