Connect with us

Lajme

“Gjenocid pa ndëshkim”/ Studiuesi që dokumentoi rrëfime dhe intervista nga krimet greke ndaj çamëve, Hyqmet Zane: Janë përdhunuar gra, fëmijë të masakruar

Në qershor të këtij viti shënohet 80-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Kuvendi i Shqipërisë ka caktuar me ligj 27 qershorin si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”. Masakrat ndaj shqiptarëve të Çamërisë filluan që pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe do të kulmonin në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës, që rezultoi me vdekjen masive të mijëra civilëve, por edhe me dëbimin, shkatërrimin, grabitjen dhe konfiskimin e pronave të tyre.

Në vlerësimet e historianëve, por edhe të përfaqësuesve të shqiptarëve të Çamërisë, janë rreth 5 mijë shqiptarë të Çamërisë, civilë të pafajshëm, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë që humbën jetën nga masakrat dhe nga vuajtjet, që shënon një periudhë tragjike të fatit të popullsisë çame.

Si pasojë e masakrave u spastrua etnikisht një popullsi prej 35.000 banorësh, shqiptarë muslimanë të Çamërisë që u vendosën kryesisht në Shqipëri si refugjatë.

Gjenocidi është dokumentuar edhe nga studiues dhe njohës të çështjes çame, ku mes tyre është edhe Hyqmet Zane, i cili ka arritur të dokumentojë rrëfime dhe intervista të shumë shqiptarëve të Çamërisë dhe Kosovës që kanë përjetuar gjenocidin, duke i përmbledhur në libra.

Për Agora News, Zane rrëfen mbi gjenocidin dhe masakrat, qëndrimin e shtetit shqiptar dhe angazhimin e vetë shqiptarëve të Çamërisë për këtë çështje.

Ai tregon se është një nga trashëgimtarët e atyre që erdhën nga Çamëria. “Babai dhe nëna ime, gjyshi dhe gjithë fisi im jemi nga Filati i Çamërisë. Ne u shpërngulëm më 14 korrik 1944. Unë jam krenar për origjinën time, që i përkas Çamërisë. Emri çam për mua është i nderuar. Ne jemi shqiptarë të Çamërisë dhe nga kjo pikëpamje jemi krenar”, tregon Zane.

Zane thekson se pas vitit 1991 u njoh me shumë burra çamë që kanë përjetuar dhe parë gjenocidin dhe masakrat.

“E kishin parë me sytë e tyre (gjenocidin), kishin përjetuar masakra dhe i intervistova dhe gjitha këto intervista bashkë me ato të Kosovës, i mblodha bashkë në një libër dhe e titullova ‘Kosova dhe Çamëria, dëshmi rrëqethëse’. Por me kalimin e kohës mora dhe dëshmi të tjera, po aq rrëqethëse dhe i ribotova në një libër që e quajta ‘Çamëria dhe Kosova: Gjenocid pa ndëshkim’, sepse vërtet gjenocidi dhe në Kosovë edhe në Çamëri nuk është ndëshkuar, veçanërisht në Çamëri”, thekson Zane.

Ndër anët më të tmerrshme të tragjedisë çame mbetet edhe përdhunimi i grave dhe masakrimi i fëmijëve, madje dhe foshnjat në barkun e nënës.

Zane flet edhe për masakrat, vrasjet dhe përdhunimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë. “U vranë, u dogjën të gjallë, u nxorën fëmijët nga barku, i futën fëmijët në furrën e pjekjes, vranë pleq dhe burra, i masakruan, gratë i mblodhën dhe dogjën shtëpitë”, tregon ai.

Zane shprehet se ato që kanë parë gjenocidin me sy i rrëfenin me lot në sy masakrat dhe sipas tij të tmerrshme ishin masakrat në Paramithi.

Ai thekson se çështja çame është çështje dinjiteti, e rikthimit të të drejtave njerëzore dhe se masakrat nuk mund të mohohen.

“Shteti shqiptar duhet të kishte çuar një rezolutë Parlamentit Evropian, sepse çështja çamë është madhore, është një kauzë”, thekson ndër të tjera Zane.

Në fund ai thekson se do të dëshironte që data 27 të ishte një datë proteste, që të kuptohet që ekzistojnë çamët dhe çështja çame./BalkanWeb

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ambasadorja amerikane në Dibër, shijon Liqenin dhe bukuritë e qytetit!

Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Nicole Varnes, dje pasdite qëndroi në Dibër, ku u takua me kryetarin e komunës, Fisnik Mela.

“Vizita u zhvillua në një atmosferë miqësore, ndërsa Warnes pati mundësinë të njihej nga afër me bukuritë natyrore, potencialin turistik dhe mikpritjen e Dibrës”, njoftuan nga Komuna.

Vizita nisi me kafe pranë Liqenit të Dibrës dhe vazhdoi me një shëtitje me varkë, duke i mundësuar të ftuarës së lartë të shijonte peizazhin dhe bukuritë e veçanta natyrore të liqenit.

Gjatë vizitës u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve të mira, si dhe promovimi i potencialeve turistike dhe natyrore të Komunës së Dibrës.

Ambasadorja u takua gjithashtu me përfaqësues të komunitetit të biznesit dibran në SHBA, të udhëhequr nga Ibrahim Kolyari, i cili ka kompani edhe në Dibër dhe njihet si filantrop.

Continue Reading

Lajme

Plani famoz për ndarjen e Maqedonisë, Georgievski zbulon të vërtetën (VIDEO)

Lubço Georgievski, ish-kryeministri i periudhës së konfliktit të vitit 2001 ka ndarë për herë të parë detaje se a kishte plan atëkohë për ndarjen e Maqedonisë, që disa herë është përmendur nga kreu i BDI-së dhe ish-shefi politik i UÇK-së, Ali Ahmeti, përcjell INA.

Georgievski në një intervistë ditëve të fundit për TV24 theksoi se ka pasur plan famoz që i është prezantuar nga krerët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) dhe se ai më pas këtë e ka diskutuar me kreun shtetëror. Sipas tij, ideja apo plani i është bërë me dije edhe Arbën Xhaferit, atëkohë kryetar i PDSH-së dhe pjesë e Qeverisë, i cili më pas ka informuar siç nënkuptohet edhe UÇK-në.

Më poshtë vijon deklarata e plotë e ish-kryeministrit Lupço Georgievski:

“Planin famoz për herë të parë e kam dëgjuar nga akademikët Gjorgji Stradellov, Bllazhe Ristevski, Gjorgji Efremov që ishte kryetar. Megjithatë pavarësisht tyre, jemi ulur më pas ne si kreu shtetëror, unë, Stojan Andov dhe presidenti Boris Trajkovski, që njëlloj erdhëm deri tek njohuri të tilla se nëse nuk duan të jetojnë me ne, atëherë të ndahemi. Kemi folur për këtë ide. Boris Trajkovski i ka informuar ndërkombëtarët, por edhe mediat për idenë e tij. Logjika ishte shumë e thjeshtë se pse të luftojmë, të vritemi, nëse nuk duan të jetojmë bashkë, të ndahemi. Unë kam informuar atëkohë Arbën Xhaferin, dhe ai më tha se do të japësh kohë një javë, 10 ditë, dhe më pas më tha se nuk e përkrahin si propozim, nuk duan. Se kush nuk deshti nuk më ka thënë, a ishte nga ndërkombëtarët, apo nga ata, duke nënkuptuar UÇK-ja. Por, edhe pse ishin kundër planit, sipas komunikatave të tyre, shihej se ata luftonin për territor”. (INA)

Përgjigja e plotë nga minuta 1:51:02

Continue Reading

Lajme

Në fund të muajit nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aktivitet të intensifikuar ndërtimor, duke paralajmëruar ndërtimin e gjashtë segmenteve të autostradave në të gjithë vendin në periudhën e ardhshme

Drejt fundit të këtij muaji, ndoshta më 26 gusht, tregoi Mickoski, do të fillojë ndërtimi i segmentit të autostradës Bllacë – Shkup, për të cilin, tha ai, kanë përfunduar të gjitha procedurat formale.

“Më në fund, për këtë projekt dhjetëvjeçar që u paralajmërua, kemi një kontraktor, është një kompani vendase, kemi mbikëqyrje, janë plotësuar të gjitha kushtet për të filluar ndërtimin e kësaj autostrade. Në shtator pres që të fillojë edhe një segment autostrade, pra Bukojçan – Kërçovë, dhe me dinamikë të shtuar të përfundojë autostrada Kërçovë – Ohër. Pres që segmenti nga Izvor deri në Vrbjan të fillojë në gjysmën e dytë të tetorit, ndërsa i gjithë segmenti të jetë në tremujorin e parë të vitit 2027”, tha Mickoski pasi inspektoi aktivitetet ndërtimore të fazës së parë të ndërtimit të sistemit të kanalizimit në Idrizovë në komunën e Gazi Babës.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme19 hours ago

Ambasadorja amerikane në Dibër, shijon Liqenin dhe bukuritë e qytetit!

Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Nicole Varnes, dje pasdite qëndroi në Dibër,...

Lajme19 hours ago

Plani famoz për ndarjen e Maqedonisë, Georgievski zbulon të vërtetën (VIDEO)

Lubço Georgievski, ish-kryeministri i periudhës së konfliktit të vitit 2001 ka ndarë për herë të parë detaje se a kishte...

Lajme2 days ago

Në fund të muajit nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aktivitet të intensifikuar ndërtimor, duke paralajmëruar ndërtimin e gjashtë segmenteve të autostradave në të gjithë vendin...

Lajme2 days ago

Hidhet bombë drejt një shtëpie në ‘fshatin e milionerave’ në Shkup

Një mjet shpërthyes është hedhur drejt një shtëpie në fshatin Bardovcë të Shkupit dhe ka shkaktuar dëme material. Siç njoftoi...

Lajme2 days ago

Nxënësit shqiptarë të Idrizovës pa mësim në shqip nga klasa e gjashtë

Në shkollën fillore “Njegosh” në Idrizovë të Komunës Gazi Babë, nxënësit shqiptarë edhe këtë vit mund të mësojnë në gjuhën...

Lajme2 days ago

Dramë në një restorant në Kodër të Diellit – Menaxheri i thotë klientit se nuk ka vend të lirë, ai e grushton në mes të restorantit

Një incident i dhunshëm është raportuar në një objekt hotelerik në Kodër të Diellit, ku dy persona nga Shkupi dyshohet...

Lajme3 days ago

Kapet duke vozitur me 203 km/h në Maqedoni, arrestohet shtetasi i Gjermanisë

Policia ka arrestuar sot një shtetas të Gjermanisë, i cili po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 203 kilometra në orë...

Lajme3 days ago

“Jetimat e Ballkanit” hapin kuzhinë humanitare në Shkup

Në Shkup është hapur Kuzhina Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, e cila do të ofrojë ushqim falas për familjet dhe personat...

Lajme3 days ago

Privohet nga liria 35 vjeçari, kapet me 14,440 euro pa dëshmi prejardhjeje

Një 35-vjeçar nga fshati Buçim i Radovishit është ndaluar nga policia pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur...

Lajme3 days ago

Kasami del në terren: Punimet në rrugën Tetovë–Prizren po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në trasenë e rrugës Tetovë–Prizren,...

Trending