Lajme
Gjashtë muaj pa paga, autobusët privat ndërpresin punën
Vonesa prej gjashtë mujash të pagave, borxhe të mëdha, pagesë 72 denarë për kilometër, prej 134 denarë kilometri që duhet të paguhet sipas rregullores, janë këto disa probleme që kanë shtyer autobusët privat që edhe për dy ditë të vazhdojnë të punojnë me linja të reduktuara, dhe më pas t’i ndërpresin krejtësisht derisa t’u zgjidhen të gjitha problemet. Linja e fundit e autobusëve privat do të jetë ditën e premte në orën 10 të mëngjesit. Shoferët thonë se ata kanë borxh diku rreth 110 milionë euro.
Hisen Halili, shoferë autobusi
“Ne kemi dy probleme që janë shumë të mëdha që duhet të zgjidhen urgjentisht. Problemi i parë pagesa jo e rregullt, dmth nuk i marrim paret për punën që e bjëmë rregullisht, ka vonesa prej gjashtë muajve, borxhi u rrit shhumë i madhë dhe kemi arritur në një pikë që nuk mund të vazhdojmë më. Problemi i dytë është çmimi i ulët, dmth me këtë çmim që vozisim ne, vetëm harxhimet që arrijmë t’i mbulojmë kurse për neve nuk ka asgjë, faktiskisht ne jemi duke punuar gratis si shoqatë humanitare”
Muhadin Halili, i cili e mban familjen vetëm nga puna e autobusëve, thotë se tashmë prej një jave punëdhënësi i tij i’a ka ndërprerë punënë pasi që nuk ka mundësi që ta paguajë.
Muhadin Halili, shoferë autobusi
“Quhem Muhadin Halili, pronari im quhet Hasan, dhe ai tash ma ka ndërpre punën se nuk ka mundësi me vozit, deri tash si më ka treguar ai 35 mijë euro i ka dhënë para të vetat, jo nëpër pompa por ka pas para të gatshme. Kemi informata se de deri në 50-70 mijë eru kanë dhënë para të veta”
Ata thonë se nga drejtori i mëparshëm kanë marrë disa herë premtime se do t’i marrin parat që i takojnë, por nuk është realizuar e njëjta. Në mënyrë që këto ditë të funksionojnë, ata thonë se japin dhe marrin mes vete naftë, që të mund të punojnë, por kjo nuk do të zgjasë shumë.
Oliver Petrushevski shoferë autobusi
“Nga Ndërmarrja e Transportit Publik na kanë premtuar se do të ketë para duroni edhe ndonjë ditë, nga drejtroi i mëparshëm kemi pasur disa premtime se do të ketë para, por për fat të keqë premtimi nga ana e tij nuk është mbajtur. Përë këtë dua të ju njoftojë, se borxhi jonë është i madhë , nuk kemi marrë para që nga janari. Shumat e borxhit janë jo zyrtare, diku reth 110 milionë euro plus kemi një muaj që ende nuk është fakturuar”
Nga ana e drejtorit të ri nuk kanë marrë ende ndonjë përgjigje konkrete se a do të zgjdihet problemi i tyre. Ata thonë, kushdo qoftë që është i gatshëm t’ua zgjidhë problemin ata janë të hapur që të diskutojnë, por për tu kthyer në punë duhet ti marrin parat që kanë nevojë.
Lajme
Ambasadorja amerikane në Dibër, shijon Liqenin dhe bukuritë e qytetit!
Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Nicole Varnes, dje pasdite qëndroi në Dibër, ku u takua me kryetarin e komunës, Fisnik Mela.
“Vizita u zhvillua në një atmosferë miqësore, ndërsa Warnes pati mundësinë të njihej nga afër me bukuritë natyrore, potencialin turistik dhe mikpritjen e Dibrës”, njoftuan nga Komuna.
Vizita nisi me kafe pranë Liqenit të Dibrës dhe vazhdoi me një shëtitje me varkë, duke i mundësuar të ftuarës së lartë të shijonte peizazhin dhe bukuritë e veçanta natyrore të liqenit.
Gjatë vizitës u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve të mira, si dhe promovimi i potencialeve turistike dhe natyrore të Komunës së Dibrës.
Ambasadorja u takua gjithashtu me përfaqësues të komunitetit të biznesit dibran në SHBA, të udhëhequr nga Ibrahim Kolyari, i cili ka kompani edhe në Dibër dhe njihet si filantrop.
Lajme
Plani famoz për ndarjen e Maqedonisë, Georgievski zbulon të vërtetën (VIDEO)
Lubço Georgievski, ish-kryeministri i periudhës së konfliktit të vitit 2001 ka ndarë për herë të parë detaje se a kishte plan atëkohë për ndarjen e Maqedonisë, që disa herë është përmendur nga kreu i BDI-së dhe ish-shefi politik i UÇK-së, Ali Ahmeti, përcjell INA.
Georgievski në një intervistë ditëve të fundit për TV24 theksoi se ka pasur plan famoz që i është prezantuar nga krerët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) dhe se ai më pas këtë e ka diskutuar me kreun shtetëror. Sipas tij, ideja apo plani i është bërë me dije edhe Arbën Xhaferit, atëkohë kryetar i PDSH-së dhe pjesë e Qeverisë, i cili më pas ka informuar siç nënkuptohet edhe UÇK-në.
Më poshtë vijon deklarata e plotë e ish-kryeministrit Lupço Georgievski:
“Planin famoz për herë të parë e kam dëgjuar nga akademikët Gjorgji Stradellov, Bllazhe Ristevski, Gjorgji Efremov që ishte kryetar. Megjithatë pavarësisht tyre, jemi ulur më pas ne si kreu shtetëror, unë, Stojan Andov dhe presidenti Boris Trajkovski, që njëlloj erdhëm deri tek njohuri të tilla se nëse nuk duan të jetojnë me ne, atëherë të ndahemi. Kemi folur për këtë ide. Boris Trajkovski i ka informuar ndërkombëtarët, por edhe mediat për idenë e tij. Logjika ishte shumë e thjeshtë se pse të luftojmë, të vritemi, nëse nuk duan të jetojmë bashkë, të ndahemi. Unë kam informuar atëkohë Arbën Xhaferin, dhe ai më tha se do të japësh kohë një javë, 10 ditë, dhe më pas më tha se nuk e përkrahin si propozim, nuk duan. Se kush nuk deshti nuk më ka thënë, a ishte nga ndërkombëtarët, apo nga ata, duke nënkuptuar UÇK-ja. Por, edhe pse ishin kundër planit, sipas komunikatave të tyre, shihej se ata luftonin për territor”. (INA)
Përgjigja e plotë nga minuta 1:51:02
Lajme
Në fund të muajit nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aktivitet të intensifikuar ndërtimor, duke paralajmëruar ndërtimin e gjashtë segmenteve të autostradave në të gjithë vendin në periudhën e ardhshme
Drejt fundit të këtij muaji, ndoshta më 26 gusht, tregoi Mickoski, do të fillojë ndërtimi i segmentit të autostradës Bllacë – Shkup, për të cilin, tha ai, kanë përfunduar të gjitha procedurat formale.
“Më në fund, për këtë projekt dhjetëvjeçar që u paralajmërua, kemi një kontraktor, është një kompani vendase, kemi mbikëqyrje, janë plotësuar të gjitha kushtet për të filluar ndërtimin e kësaj autostrade. Në shtator pres që të fillojë edhe një segment autostrade, pra Bukojçan – Kërçovë, dhe me dinamikë të shtuar të përfundojë autostrada Kërçovë – Ohër. Pres që segmenti nga Izvor deri në Vrbjan të fillojë në gjysmën e dytë të tetorit, ndërsa i gjithë segmenti të jetë në tremujorin e parë të vitit 2027”, tha Mickoski pasi inspektoi aktivitetet ndërtimore të fazës së parë të ndërtimit të sistemit të kanalizimit në Idrizovë në komunën e Gazi Babës.
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
